Connect with us

Sport

Fjalimi emocionues i Majlinda Kelmendit: Faleminderit populli im, ju dua pa fund (Video)

Published

on

Për nder të xhudistes më të suksesshme kosovare, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka organizuar një ceremoni shtetërore. Kjo ceremoni po mbahet në institutin “Ali Hadri” në Prishtinë, përcjell lajmi.net.

Majlinda Kelmendi:

“Faleminderit shumë. Mirëmbrëma të gjithëve. E nderuara presidente faleminderit për këtë event jashtëzakonisht të veçantë. Ka kohë që kam filluar ta shënojë këtë letër. Mendoja të them vetëm faleminderit dhe të ulem. S’dija nga të fillojë. Më lejoni të falënderojë të gjithë. Unë jam Majlinda Kelmendi, e lindur në vitin 1991 në Pejë. Vij nga një familje gjashtë anëtaresh të cilët sot më nderojnë me prezencën e tyre. Është hera e parë që familja ime është kështu me mua. Njerëzit më kritikonin që nuk po i falënderoja e përmendja shpesh. Ne e dimë sa duhemi dhe nuk kishte nevojë për më shumë. Modestinë e kam trashëguar nga babi, egon e shpirtin luftarak nga mami, ajo është grua për ka burrëri sa shtatë burra. Kështu i them unë. Butësinë e qetësinë e kam nga vëllai, kurse motra e madhe më ka rritur, meqë prindërit punonin. Atë e thërrisja mami. Kaltërina ka filluar xhudo, dhe më detyronte edhe mua të shkoja. Nuk guxoja ta kundërshtoja. Akoma i mbaj mend shpullat e saj. Duhej të merrja çantën dhe të shkoja në xhudo dhe ajo tashmë merr meritat për sukseset e mia sepse thotë se më ka detyruar. Një person tjetër i veçantë për mua që nuk mund të vinte sonte, është gjyshja.

Ajo është engjëlli im mbrojtës, ajo lutet gjithmonë për mua. Shpesh e ngacmoj pse vetëm unë të ngjava, krejt janë të gjatë dhe vetëm unë e vogël. Ajo thotë se edhe diamanti është i vogël por i shtrenjtë. Si fëmijë isha e butë, e qetë dhe personi i parë që pa shpirtin tim luftarak , është padyshim trajneri im legjendar, Toni Kuka. Shumë njerëz nuk e kuptojnë pse ai është i lidhur aq shumë me mua dhe karrierën time. Unë kam filluar të ushtroj xhudo në moshën tetë vjeçare. Unë jam rrit me të si garuese, ai është rrit me mua si trajner. Për shumë vite ishim vetëm unë dhe ai kundër botës. I kemi treguar botës sa kemi vlera ne Kosova. Kur unë kam qenë 15 vjeç ai ka filluar me fol për medalje ari, njerëzit e quanin të çmendur, por ai sot ka tri medalje olimpike nga shteti i vogël i Kosovës. Derisa unë u bëra kampione botërore, ak qenë Toni bashkë me familjen Kuka, të cilët kanë paguar të gjitha shpenzimet për gjithçka. Unë nuk e di a mund t’ua kthej këtë. E di se arrita rezultate, por për mua bënë më shumë sesa vet familja ime. Faleminderit familja Kuka. Zoti u ruajt dhe u bekoftë. Tonit vetëm dua t’i them faleminderit. Jam e bekuar që Zoti të çoi tek unë, apo mua më solli tek ti. Do të mundohem të bëjhë më të mirën nga vetja, të të bëj krenar deri sa të jem gjallë.”

“Një falënderim tjetër shkon për ekipin tim, shokët e shoqet. Ju falënderoj dhe ju kërkoj falje nëse ndonjëherë kam qenë e padrejtë. Ju kërkoj ndjesë nëse jeni ndjerë keq ndonjëherë. FAlenderim special për sparing partneren time Disin. Ishim sparing per 14 vite. Ajo e dinte se çfarë dua. Ajo sot është kampione aktuale olimpike, dhe për mua xhudistja më e mirë në botë aktualisht. Një falënderim shumë shumë shumë i madh nga zemra, shkon për vendim tim për popullin tim, vendim tim, të cilët më kanë përkrahë gjithmonë pa kusht. E di që jam për ju heroinë, më krahasoni me Nënën Terezë, Adem Jasharin, por unë pa ju nuk mund të arrija. Shpresoj se kam arritur t’iu bëjë krenarë. Shpresoj që ju kam sjellë lot gëzimi, në momente të caktuara edhe hidhërimi, mirëpo ka qenë nderë, krenari dhe privilegj shumë i madh për mua (nuk i përmban lotët…)”.

“Ka qenë nder shumë i madh për mu me përfaqësu Kosovën, me iu përfaqësu juve, populli im. U jam mirënjohës deri në frymën time të fundit, dhe ju dua pa fund.”

Continue Reading

Sport

Federata zvicerane pret shumë shqiptarë në ndeshjen me Kosovën

Published

on

Në stadiumin “Letzigrund” në Zuerich pritet të ketë shumë shqiptarë më 29 mars. Do të luhet një ndeshje e veçantë që për shqiptarët e Zvicrës pritet të jetë me shumë interes.

Do të përballen Zvicra e Kosova. Një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve në Zvicër e identifikojnë veten me të dy përfaqësueset. Me Kosovën, prej nga e kanë prejardhjen, dhe me Zvicrën, vendin ku jetojnë dhe që ua ka dhënë mundësitë e mëdha.

Federata e Futbollit e Zvicrës natyrisht e ka marrë në konsideratë faktin se në Zvicër jetojnë shumë shqiptarë kur ka vendosur për miqësoren me Kosovën. Miqësorja me Kosovën është e para e Zvicrës këtë vit në shtëpi. Helvetikët më 26 mars luajnë miqësore me Anglinë, ndërsa tri ditë më vonë takohen me Kosovën në Zuerichun e shumë shqiptarëve.

“Mezi e presim ndeshjen kundër Kosovës, me shumë tifozë kosovarë që jetojnë së bashku me ne në Zvicër”, ka thënë udhëheqësi i zyrës për shtyp të Federatës së Futbollit të Zvicrës, Adrian Arnold. Ai ka dhënë një prononcim të shkurtër për KOHËN, të martën, një ditë pas zyrtarizimit të takimit.

Mediat zvicerane nuk janë marrë shumë me miqësoren Zvicër – Kosovë. Është ende herët. Natyrisht do të ketë shumë shkrime për temën e shqiptarëve në Zvicër kur të afrohet ndeshja.

Shqiptarët janë shumë të integruar në sistemin zviceran të futbollit. Shumica prej familjeve shqiptare i dërgojnë fëmijët në shkolla futbolli dhe numri i atyre që dalin në pah nuk është i vogël. Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, dy lojtarët kryesorë të Zvicrës, janë shembulli më i mirë.

Nuk përjashtohet mundësia që Kosova të ketë përkrahje më të madhe se Zvicra në “Letzigrund” të martën e 29 marsit. Në “Letzigrund” tashmë ka luajtur Kosova. Më 29 maj të vitit 2018 ishte përballur në miqësore me Shqipërinë. Kosova kishte fituar 3:0. Stadiumi ishte mbushur me 18 mijë e 700 shikues, shumica e konsiderueshme shqiptarë.

Edhe në Federatën zvicerane kanë lënë të kuptohet se presin që në ndeshjen Zvicër – Kosovë të ketë shumë shqiptarë./Koha.net/

Continue Reading

Sport

​Lazio vazhdon tutje në Kupën e Italisë, mposhtë Udinesen pas vazhdimeve

Published

on

Skuadra e Lazios ka kaluar në 1/8 e finales së Kupës së Italisë pasi ka triumfuar ndaj Udineses me rezultat minimal 1-0 dhe atë pas vazhdimeve.

Rezultati i kohës së rregullt ishte 0-0 dhe në vazhdime ishte sulmuesi italian Ciro Immobile që vulosi fitoren e Lazios me golin e tij të realizuar në minutën e 106’, transmeton Kosovapres.

Në këtë sfidë nga minuta e parë u paraqit sulmuesi kosovar Vedat Muriqi i cili luajti për 71 minuta, por që nuk ia doli të realizonte gol sërish.

Nga ana tjetër mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj u aktivizua nga minuta e 80’ pasi zëvendësoi Marusicin.

Continue Reading

Sport

Barcelona me ultimatum për Dembelen

Published

on

E ardhmja e Dembeles është ende e paqartë. Sulmuesi francez po hyn në muajt e fundit të kontratës me Barcelonën dhe rinovimi nuk po ndodh.

Dembele nuk po pajtohet me kushtet që ia ka ofruar klubi katalonas dhe kërkon të paguhet më shumë, përkundër vështirësive financiare të blaugranëve.

Ndërkohë, bëhet e ditur nga mediat spanjolle se Barcelona ka vendosur që ta presë deri nesër Dembelen.

Nëse nuk ka përgjigjje nga ai, klubi do t’i konsiderojë të përfunduara bisedimet dhe lojtari mund të largohet ose në janar me pak para, ose falas në verë.

Largimi falas i Dembeles do të ishte i dëmshëm për Barcelonën, marrë parasysh faktin se ata paguan rret 125 milionë euro për shërbimet e tij.

Aventura e francezit te Barcelona u përshkrua me shumë lëndimi dhe lojtari nuk arriti asnjëherë të tregonte gjithë potencialin që posedonte./express/

Continue Reading

Aktuale