Connect with us

Lajme

Skandal, vrasësi i oficerit në Shqipëri u pajis me pasaportë false në shtetin grek

Published

on

Vrasësi i një oficeri policie në Shqipëri është një nga klientët e bandës së falsifikimit të dokumentave në Greqi.

Shqiptari i cili po ndiqej penalisht për vrasjen e policit është pajisur me identitet grek fals nga grupi kriminal që u ndryshonte identitetin kriminaleve shqiptare me qëllim që t’i shmangeshin drejtësisë. Për identitetin e rremë ai ka paguar shumën prej 35,000 euro.

Emri i shqiptarit dhe i efektivit të vrarë, nuk bëhet me dije ende.

Rrjeti i falsifikatorëve u çmontua fal një identiteti të rremë të zbuluar rastësisht. Ky rrjet raportohet se kishte ngritur struktura me detyra të ndara specifike, që shumë kompani do ta kishin zili. Ky grup i mundësonte kriminelëve kryesisht shqiptarë që të “pagëzoheshin” si grekë të ish Bashkimit Sovjetik.

Rrjeti me identitete të rreme dhe helenizime të paligjshme vepronte kryesisht në Atikë. Deri më tani janë arrestuar dy drejtuesit, nëntë oficerë policie, një nëpunës civil, një avokat, një sekretar dhe pesë anëtarë të tjerë të unazës falsifikuese.

Një klient u arrestua edhe për ryshfet punonjësi, certifikatë false dhe përdorim certifikate false. Në dosje janë përfshirë edhe 195 persona, ku 21 janë policë, 2 pensionistë, një nëpunës civil dhe 171 persona të tjerë.

120 punonjës policie të Drejtorisë së Punëve të Brendshme në Greqi kanë marrë pjesë në hetimet e zbuluara nga banda e falsifikimit të dokumenteve. Gjithsej 200 persona janë përfshirë në “klientelën” e këtij qarku që u shiste kriminelëve të huaj, kryesisht shqiptarë, karta identiteti dhe pasaporta false.

Continue Reading

Lajme

Gjobiten 49 shoferë për mos dhënie përparësi për këmbësorët

Published

on

By

Shkup, 19 janar 2022 (MIA) – Gjatë ditës së djeshme në periudhën nga ora 10:00 deri në ora 14:00 Ministria e Punëve të Brendshme ka zbatuar kontroll të përforcuar të veprimit për sanksionimin e shoferëve të cilët nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve, me ç’rast janë sanksionuar 49 prej tyre.

“Të gjithë autorëve u janë përgatitur kundërvajtje përkatëse”, kumtuan sot nga MPB-ja.

Continue Reading

Lajme

Arrestohet një person pas urdhër arrestit të shpallur për vuajtjen e dënimit me burg

Published

on

By

Shkup, 19 janar 2022 (MIA) – Nëpunësit policorë të Njësisë për polici intervenuese dje në zonën e Aerodromit e privuan nga liria A.S. (36) nga fshati Gërçec i Shkupit.

Siç informojnë nga MPB-ja, për të është shpallur urdhër arrest me të cilin është kërkuar për vuajtjen e dënimit me burg.

Personi është arrestuar në stacionin policor dhe do të dërgohet në burg për vuajtjen e dënimit.

Continue Reading

Lajme

Kontrabandë me lopë nga Maqedonia Veriore, ka të arrestuar

Published

on

By

Kontrabandë me lopë nga Maqedonia Veriore, ka të arrestuar

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dy persona në Kaçanik, pasi të njëjtit dyshohet se kanë kontrabanduar lopë, nga Maqedonia e Veriut në Kosovë.

Sipas njoftimit, njësitet policore në koordinim me prokurorin dhe me Gjyqtarin e Procedurës Paraprake (GjPP) gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur 5 krerë lopë të cilat dyshohet se janë kontrabanduar.

Me urdhër të prokurorit kafshët janë konfiskuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Dogana e Kosovës, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.Rasti ka ndodhur dje rreth orës 22:00 në Glloboqicë të komunës së Kaçanikut.

Continue Reading

Aktuale