Connect with us

Kosovë

Varhelyi: Shpresoj që të rinjtë e Kosovës së shpejti të udhëtojnë pa viza në BE

Published

on

Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi u shpreh optimistë se populli i Kosovës së shpejt do të mund të udhëtojnë pa viza drejt vendeve të BE-së.

Ai këto komente i bëri përmes një video-mesazhi gjatë diskutimit të organizuar nga Ambasada e Hungarisë në Kosovë dhe Instituti i Teknologjisë Rochester në Kosovë (RITK), me temën “Konferencën për të ardhmen e Evropës”.

Komisionari Varhelyi në këtë konferencë foli edhe për investimet e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor që kapin shifrën 30 miliardë euro.

“Shpresoj gjithashtu që të rinjtë e Kosovës do të mund të udhëtojnë së shpejti pa viza në BE, dhe të kenë edhe më shumë kontakte me bashkëmoshatarët e tyre. Dhe ne duke nxitur ekonominë, zhvillimin e rajonit dhe të Kosovës, t’ju ofrojmë të gjitha mundësitë e mundshme në vend. Plani ynë ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor do të mobilizojë deri në 30 miliardë euro, një e treta për PBB-në në Investime. Kjo paketë do të mbyllë hendekun e zhvillimit ekonomik, me BE-në ku do të ndihmojë në rimëkëmbjen dhe me përparimin në rrugën drejt BE-së“, u shpreh ai.

Varhelyi derisa i ka quajtur të rinjtë e Kosovës si pasuria më e vlefshme, tha se zëri i tyre do të ndikojë shumë në adresimin e zhvillimit ekonomik, bërjes së institucioneve shtetërore të përgjegjshëm karshi nevojave të qytetarëve.

Komisionari evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim tha se BE mbështet rininë e Kosovës përmes projekteve me vlerë mbi 50 milionë euro.

“Të rinjtë janë pasuria më e vlefshme që ka Kosova. Zëri, idetë dhe pjesëmarrja juaj aktive janë thelbësore për adresimin e më shumë sfidave, duke nisur nga zhvillimi ekonomik, përmes bërjes së institucioneve shtetërore më të përgjegjshme ndaj nevojave të qytetarëve, deri te pajtimi i vërtetë në rajon. BE-ja mbështet rininë e Kosovës përmes projekteve me vlerë mbi 50 milionë euro. Ato projekte synojnë të zhvillojnë aftësitë tuaja për punësim, përfshirje sociale dhe pjesëmarrje demokratike. Është një investim që brezat që do të vijnë duhet të përfitojnë”, tha komisionari evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim.

Edhe shefi i Zyrës ë BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog u shpreh se liberalizimi i vizave tani është në dorën e Këshillit të Ministrave. Ai tha se edhe Qeveria e Kosovës po përpiqet të komunikojë me 27 vendet anëtare të BE-së për t’i bindur për votën pro për lëvizje të lirë për qytetarët e saj.

“Sa i përket liberalizimit të vizave, kjo është çështje të cilën të gjithë e kemi në mendje, mirëpo përsëri, siç e përmenda disa herë, dhe u përpoqa t’u shpjegoj të gjithëve që po i takoj, përfshirë zyrtarët e qeverisë, kjo është një çështje që duhet të vendoset zyrtarisht nga Këshilli i Ministrave të vendeve anëtare të BE-së… Janë 27 shtete anëtare që duhet të ulen së bashku dhe të thonë, në rregull ky është vendimi sepse ne ndihemi rehat dhe se Kosova është një partner i besueshëm. Pra, në fakt kërkon një lloj korrelacioni ndërmjet institucioneve të BE-së, Komisionit Evropian, Parlamentit dhe të tjerëve, por edhe qeveria e Kosovës në fakt përpiqet të komunikojë me ato 27 shtete anëtare për t’i bindur të gjitha”, tha ambasadori Szunyog.

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci theksoi se të rinjtë kosovarë janë të vetmit që ende nuk mund të udhëtojnë lirshëm në Evropë, veprim ky i cili sipas tij të rinjve kosovarë u jep një ndjenjë përjashtimi.

“Përkundër papunësisë së lartë të të rinjve në Kosovë, ky vend vuan nga mungesa e kualifikimit, që do të thotë se shumë biznese nuk mund të gjejnë fuqi punëtore të kualifikuar të nevojshme për funksionimin normal të tyre, dhe vetëkuptohet se kjo është një pengesë e madhe për zhvillimin e vendit. Dhe përgjegjësia për këtë situatë në masë të madhe i takon sektorit të arsimit. Ne jemi të vetëdijshëm për mangësitë në sistemin tonë arsimor dhe punojmë së bashku me partnerët tanë evropianë dhe ndërkombëtarë për të përmirësuar situatën. Megjithatë, ne mendojmë se si vend, tashmë jemi në konkurrencë me vendet e zhvilluara të BE-së sa i përket fuqisë punëtore të kualifikuar. Dhe kjo konkurrencë do të bëhet edhe më e ashpër në vitet e ardhshme pasi ekonomitë evropiane të rimëkëmben nga efektet e pandemisë”, u shpreh Pupovci.

Leonora Kryeziu, e cila drejton Institutin e Prishtinës për Studime Politike (PIPS) tha se të rinjtë e Kosovës ballafaqohen fillimisht me disa pengesa që janë të papërfunduara për vendin e që janë dialogu Kosovë-Serbi, perspektiva integruese në BE, mosnjohja nga pesë vendet anëtare të BE-së dhe mos liberalizimi i vizave.

“Kosovarët duhet të mendojnë fillimisht nga gjendja e Kosovës, kemi një çështje të papërfunduar, të pazgjidhur. Si kosovarë kemi të bëjmë me dialogun Kosovë-Serbi, i cili është pengesa e parë, ku çështja e dytë është perspektiva integruese në BE, që me të drejtë u tha dhe shpresojmë që në një të ardhme të afërt të ndajmë të njëjtën perspektivë si vendet e tjera të rajonit, dhe problemi i tretë me të cilin përballemi janë pesë shtetet mos njohëse brenda BE-së, kështu që problemet e kosovarëve, nëse na pyesni sot, si e parashikojmë të ardhmen e kosovarëve në Evropë apo çfarë Evrope do të dëshironim të shihnim, është fillimisht se ne mendojmë për këto probleme. Dhe pastaj vijmë tek Evropa e Gjelbër, te çështjet mjedisore, te zhvillimi social dhe ekonomik”, tha Kryeziu.

Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që akoma nuk e gëzon të drejtën e lirisë së lëvizjes në zonën Shengen, ndonëse vetë mekanizmat evropianë e kanë konfirmuar tashmë disa herë që Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizim. Por që të ndodhë kjo, duhet që secili nga shtetet anëtare të BE ta konfirmojë liberalizimin e vizave për Kosovën.

Liberalizimi i vizave do të thotë lëvizje e lirë ne zonën Schengen. Liberalizimi i vizave mundëson udhëtim pa vizë vetëm deri në 90 ditë çdo gjashtë muaj dhe jo leje pune apo të drejtën për të jetuar në ndonjërin nga shtetet, pjesë të zonës Schengen.

Nga momenti që do të hiqet regjimi i vizave për Kosovën, të drejtën për të udhëtuar pa viza do ta kenë të gjithë qytetarët e vendit që posedojnë pasaporta biometrike.

Liberalizimi i vizave në asnjë rast nuk nënkupton mundësi punësimi apo ndonjë veprimtari ekonomike në shtetet e zonës Schengen. /kp/Telegrafi/

Continue Reading

Kosovë

Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm në Evropë qytetarët e së cilës nuk gëzojnë të drejtën për lëvizje të lirë.

Published

on

By

Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm në Evropë qytetarët e së cilës nuk gëzojnë të drejtën për lëvizje të lirë.

Edhe pas 10 vjet prej kur ka filluar dialogu për liberalizimin e vizave, Kosova vazhdon të jetë e izoluar ndonëse Komisioni Evropian vite më parë rekomandoi liberalizimin e vizave pasi shteti ka përmbushur kriteret. Franca dhe Holanda janë dy vendet skeptike për liberalizimin e vizave, ndërsa Franca nga janari i 2022-së për gjashtë muaj mban presidencën e radhës të BE-së

Në një postim në Facebook, instituti Epik shkruan se më 19 janar 2012, Kosova dhe BE-ja kanë filluar dialogun për liberalizimin e vizave.

“Sot bëhen 10 vite që nga lansimi i dialogut”, thuhet më tej, shkruan Telegrafi.

Në infografikë, EPIK ka krahasuar kohëzgjatjen e procesit të liberalizimit të vizave të Kosovës me vende të tjera të rajonit dhe më gjerë.

Nga infografikë shihet se Kosova është vendi i vetëm që procesi i liberalizimit të ketë zgjatur kaq shumë.

Procesi i liberalizimit të vizave nga fillimi i dialogut për Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën ka zgjatur nga katër vite, për Shqipërinë dhe Bosnjën tri vite.

Ndërkaq, nga dy vite ka zgjatur për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë.

Megjithatë, disa nga njohësit e çështjeve të integrimeve evropiane, deklarojnë se Kosova mund të ketë liberalizim të vizave gjatë vitit 2022, pasi Franca ka marrë kryesimin e radhës së Këshillit të Bashkimit Evropian.

Profesori i së drejtës ndërkombëtare Afrim Hoti, në një deklaratë për Telegrafin kishte thënë se mund të ketë lëvizje pozitive sa i përket vizave gjatë vitit 2022.

“Në kuptimin procedural nuk ka ndonjë diferencë të madhe, sepse sikur Franca edhe vendet e tjera kanë të njëjtin pozicion, udhëheqin presidencën e këshillit. Ndërsa, duke pasur parasysh specifikat që ka prezantuar Franca, deri më tash është e besueshme që mund të ketë lëvizje pozitive në atë drejtim. Sepse Franca dihet që deri tani ka qenë penguese e këtij procesi bashkë me ndonjë vend, jo të ndonjë rëndësie të madhe politike”, është shprehur ai.
Mendim ndryshe sa i përket çështjes së liberalizmit të vizave ka profesori i të Drejtës Evropiane, Avni Mazreku.

Mazreku ka thënë se nuk pret që Franca të fus në agjendë çështjen e liberalizmit të vizave, së paku në 6 muajt e parë të vitit 2022.

“Dihet që agjenda e Bashkimit Evropian përcaktohet nga trojka e Bashkimit Evropian, ashtu quhet pra, që nënkupton nga shteti që aktualisht e ka presidencën e radhës së BE-së. Franca është një nga shtetet më decidive të themi në përcaktimin e agjendës së BE-së, përkatësisht të Këshillit Evropian, për temat që do të trajtohen. Mund të konsiderohet po ashtu që këtë vit Franca futet në zgjedhje presidenciale dhe normalisht presidenti aktual Emmanuel Macron (është njëri nga kandidatët potencialë për tu rizgjedhur si president) të marrë parasysh që politika e kufijve të hapur nuk është temë popullore. Nuk pres që Franca do ta forcojë idenë e futjes në agjendë të çështjes së liberalizimit të vizave për së paku në gjashtëmujorin e parë të këtij viti”, potencoi ai.

Mazreku thotë se derisa Franca të përfundojë zgjedhjet presidenciale i afrohemi edhe fundit të kryesimit të saj në BE.

Continue Reading

Kosovë

Kliko këtu për ta llogaritur faturën e rrymës me tarifat e reja (Linku)

Published

on

By

Kliko këtu për ta llogaritur faturën e rrymës me tarifat e reja (Linku)

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka propozuar që të rikthehen bllok-tarifat e energjisë duke propozuar që çmimi i energjisë për ata që konsumojnë mbi 600 kilovat të dyfishohet.

Gjatë ditës së djeshme, Qeveria e Kosovës ka miratuar rekomandimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike për disa kategori.

Sipas vendimit, shumicën e subvencionimit nga shteti praktikisht pritet ta përfitojnë bizneset, derisa energji elektrike pa rritje të çmimit do të paguajnë vetëm ato familje që arrijnë të mos shpenzojnë mbi 600 kwh në muaj, shkruan Reporteri.net.

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka publikuar edhe kalkulatorin për llogaritjen e faturës me tarifat e reja.

Në këtë link mund të ngarkoni të dhënat e faturës së fundit të energjisë elektrike dhe të llogarisni se sa do të jetë vlera e faturës me tarifat e reja.

Sipas propozimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, tarifat e reja të energjisë elektrike, nëse miratohen, do të fillojnë të aplikohen nga 1 shkurti.

Sipas raportit të ZRRE-së, këto tarifa do të jenë të aplikueshme deri më 31 mars të vitit 2023.

“Në një proces të ndarë të shqyrtimit të jashtëzakonshëm, të publikuar në ueb-faqen e ZRRE-së krahas këtij raporti, ZRRE ka vlerësuar se të Hyrat Maksimale të Lejuara që mbulojnë kostot e arsyeshme të shërbimit me energji elektrike janë €446.7 milionë. Kjo pjesë e raportit konsultativ ofron propozimin e ZRRE-së për nivelin e tarifave të energjisë elektirke që do të jenë të aplikueshme për periudhën 1 shkurt 2022-31 mars 2023 për të mbluar nivelin e kostove të arsyeshme…”, thuhet në raport.

Continue Reading

Kosovë

Dëshmitari Sopi: Forcat serbe nuk i kursyen as fëmijët, gratë e pleqtë (Video)

Published

on

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prishtinë, Fatmir Sopi, ka qenë dëshmitari i 11-të me radhë, i cili ka dëshmuar në gjykimin ndaj Salih Mustafës.

Sopi në Hagë ka rrëfyer për ofensivën e 7 dhe 18 prillit, derisa ka shpalosur detaje nga ato që kanë ndodhur në fshatrat e Gollakut.

“Forcat serbe kanë granatuar me mjetet dhe teknologjinë që kanë poseduar nga të gjitha drejtimet, duke mos kursyer as civilët dhe as fëmijët, gratë dhe pleqtë, gjatë kësaj ofenzivive kanë ndodhur ngjarje të tmerrshme ku familje të tëra apo njerëz që kanë qenë në shtëpitë e tyre janë granatuar dhe janë djegur për së gjalli”, tha Sopi.

Ish-pjesëtari i UÇK-së ka folur edhe për njësinë BIA, të cilin e ka udhëhequr Salih Mustafa.

“Rolin më specifik të njësitit BIA më së miri e shpjegon vet përfaqësuesi i njësitit BIA, ndërsa unë sa kam mujt me kuptu ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sikur të gjitha njësitet e tjera në Zonën Operative të Llapit, Rolin e çdo ushtari dhe çdo njësi unë nuk mund ta di por e di se kanë punuar në bazë të urdhrave dhe në bazë të rrethanave të kohës që të japin kontributin e tyre të çmuar për çlirimin e vendit”, tha Sopi.

Dëshmitari Sopi ka thënë se zyrtarizimi i Brigadës 153, pjesë e së cilës ka qenë edhe ai, është bërë në shtëpinë e tij.

Është pyetur për shkollën në Zllash e për të cilën ka thënë se aty nuk ka qenë i vendosur shtabi i brigadës.

“Ndërtesa e shkollës ka shërbyer si qendër stërvitore mirëpo shtabi i brigadës e ka pasur aty komandantin e qendrës stërvitore e shumë kush e ka identifikuar se ajo ka shërbyer si shtab, por ka qenë një zyre e komandantit të stërvitjeve, e përgjegjësive që kanë qenë për stërvitje të cilët kanë pasur zyre dhe ka qenë kuzhina për ushtarët të cilët kanë qenë në stërvitje ndërsa në atë kuptimin me qenë i stacionuar shtabi për kohë të gjatë në shkollë nuk ka qenë i stacionuar, përkohësisht ne kemi qarkulluar andej”, tregoi Sopi.

Gjykimi i Salih Mustafës është i pari në Dhomat e Specializuara të Kosovës, derisa para Fatmir Sopit në këtë proces kanë dëshmuar edhe 10 dëshmitarë të tjerë.

Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja pas konfirmimit të aktakuzës ndaj tij e sipas së cilit akuzohet për krime lufte.

VIDEO

Continue Reading

Aktuale