Connect with us

Sport

Francesco Totti bëson se Lewandowski meriton “Topin e Artë”

Published

on

Legjenda e Italisë dhe Romës, Francesco Totti mendon se sulmuesi polak, Robert Lewandowski meriton të jetëfituesi i “Topit të Artë”.

Totti foli për Sport pak para nisjes së ceremonisë që do të mbahet në Paris.

Leo Messi shihet si favoriti kryesor për të fituar këtë trofë për herë të shtatë në karrierë.

“Të themi që jemi mësuar të jetë gara mes Messit dhe Ronaldos. Por, këtë vit, do doja ta fitonte Leëandoëski”, tha ai./albeu.com/

Continue Reading

Sport

Dalin pamjet e reja nga acarimi mes Mbappes dhe Neymarit se kush duhej ta gjuante penalltinë

Published

on

By

Dalin pamjet e reja nga acarimi mes Mbappes dhe Neymarit se kush duhej ta gjuante penalltinë

Paris Saint-Germain arriti dy fitore nga dy në Ligue 1 të shtunën në mbrëmje.

Pasi shkatërroi Clermont 5-0 në ndeshjen e tyre hapëse të sezonit 2022/23, kampionët e Francës mundën Montpellier 5-2 në “Parc de Princes”.

Neymar ishte heroi i mbrëmjes për skuadrën e Christophe Galtier, braziliani që shënoi dy gola të tjerë.

Ish-lojtari i Barcelonës ka rifituar një formë të mirë, e cila do të shqetësojë kombëtaret e tjera të futbollit ndërsa i afrohemi Kupës së Botës “Katari 2022”.

Goli i parë i Neymar në mbrëmje ishte një penallti e realizuar në minutën e 43-të dhe ishte edhe më shumë provë se ai është një nga më të mirët nga 11 metra.

Megjithatë, pati një element polemikash rreth goditjes nga pika e bardhë.

Njëzet minuta para se Neymar të mposhtte Jonas Omlin në portën e Montpellier, Kylian Mbappe humbi një penallti ndërsa rezultati ishte 0-0.

Por, pavarësisht faktit se ai kishte dështuar në herën e parë të përpjekjes, Mbappe kërkoi që t’i jepej një mundësi e dytë.

Janë shfaqur pamjet e reja të sagës së fundit në PSG dhe duhet të shqetësojnë vërtet ata që janë në pushtet në klub.

Mbappe gjithashtu u përplas me Lionel Messin ndërsa po shkonte te Neymar për të bërë kërkesën e tij, diçka për të cilën shtatë herë fituesi i Topit të Artë nuk dukej shumë i kënaqur.

Marrëdhënia mes francezit dhe Neymar thuhet se është prishur në mënyrë dramatike kohët e fundit, gjë që mund të shkaktojë probleme të mëdha për Galtier. /Telegrafi/

Continue Reading

Sport

Pique pranon ta reduktojë pagën për t’i ndihmuar Barcës

Published

on

By

Pique pranon ta reduktojë pagën për t’i ndihmuar Barcës

​Gerard Pique do të bëjë pjesën e tij për ta ndihmuar Barcelonën.

Një nga lojtarët më të vjetër në skuadrën e Barcelonës, Gerard Pique është i gatshëm të pranojë një reduktim në pagë.

‘Catalunya Radio’ bën të ditur se Pique edhe formalisht ka njoftuar Barcelonën se është gati ta shfuqizojë kontratën e re dhe ta firmosi një me pagë më të ulët.

Barca ka nevojë të reduktojë pagat e klubit, në mënyrë që t’i regjistrojë lojtarët e rinj.

Një nga opsionet që mund të shfrytëzohen mund të jetë edhe leva e katërt

Continue Reading

Sport

​Messi mund të rikthehet në Barcelonë

Published

on

By

​Messi mund të rikthehet në Barcelonë

Ylli i PSG-së dhe autori i dyfishtë i golave në ndeshjen e fundit, Lionel Messi mund të largohet nga parisienët.

Përkatësisht, siç shkruan Forbes, Barcelona dhe Messi kanë rinisur negociatat për rikthimin e argjentinasit të madh në radhët e klubit katalanas në vitin 2023.

Sipas mediave të huaja, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta tashmë ka kontaktuar me babanë dhe agjentin e Messi-t.

Kontrata e Messi-t me PSG-në skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm, ndonëse ekziston mundësia për ta zgjatur edhe për 12 muaj të tjerë.

Forbes shkruan gjithashtu se shpresat për kalimin e mundshëm të Messit tek Inter Miami amerikan janë shuar.

Nëse ai nuk e zgjat kontratën me PSG-në vitin e ardhshëm, Messi mund të nënshkruajë për Barcelonën si lojtar i lirë në moshën 36-vjeçare.

Pasi Laporta deklaroi se ka një detyrim ndaj shtatë herë fituesit të Topit të Artë, zërat për rikthimin e Messi-t në Camp Nou u bënë edhe më të forta.

Continue Reading

Aktuale