Connect with us

Lajme

Autobusi i djegur në Shkup, MPB me detaje

Published

on

Një autobus dykatësh i NQP-së sonte është kapluar nga zjarri në bulevardin “Brigada e tretë maqedonase” në Shkup, në afërsi të “Rade Konçar”.

Zjarri ka shpërthyer në pjesën e pasme të autobusit, ku ndodhet mototi dhe ka përfshirë një pjesë të instalimit. Megjithatë, siç thonënga Brigada zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit, shpejtë është intervenuar dhe zjarri është shuar derisa ka qenë në fazën fillestare. Denoncimi për zjarrin tek zjarrfikësit e Shkupit ka mbërritur në orën 18:50.

Sipas informatave nga shërbimi zjarrfikëse dhe nga MPB-ja, nuk ka të lënduar në zjarr.

“Nga ana e stacionit policor ‘Aerodrom’ kanë dalë në vendin e ngjarjes me ç’rast është konstatuar se është kapluar nga zjarri në një autobus në pjesën e pasme tek motori. Nga ana e Shërbimit zjarrfikës është shuar zjarri. Nuk ka persona të lënduar”, thonë nga MPB-ja.

Continue Reading

Lajme

Mickoski: Sa më shpejtë të jetë e mundur zgjedhje të parakohshme, pa qeveri teknike dhe me një njësi zgjedhore

Published

on

By

Ohër, 19 janar 2022 (MIA) – Sa më shpejtë të jetë e mundur të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kjo shumicë parlamentare dhe qeveria e BDI-së e administruar nga Kovaçeski mbahet në mënyrë artificiale, porositi sot nga Ohri Hristijan Mickoski, kryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare.

Ai paralajmëroi së shpejti partia opozitare do të propozojë edhe aktivitete në drejtim që sa më shpejtë të shpallen zgjedhje të reja.

“Jemi të gatshëm dhe deri tek Parlamenti do të dorëzojmë ndryshime të Kodit zgjedhor, në të cilat nuk do të ketë qeveri teknike, gjegjësisht njëqind ditë humbje kohe të qytetarëve, por do ta shfrytëzojmë atë afat kushtetues prej 45 deri në 60 ditë”, tha. Mickoski.

VMRO-DPMNE-ja, porositi, nuk kundërshton të shkojë në zgjedhje dhe me përbërje të vazhdueshme të qeverisë.

“Nëse janë të frikësuar, le të mbetet Spasovski ministër i Punëve të Brendshme, le të mbetet ministri i ri i Punës dhe Politikës Sociale… Nuk do të ketë nga opozita zëvendës në bujqësi, financa, shoqëri informative, le të mbetet kjo qeveri siç është dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha Mickoski, me këtë rast duke paralajmëruar se partia opozitare është e gatshme të bisedojë edhe për vendosjen e një njësie zgjedhore.

Continue Reading

Lajme

Gjobiten 49 shoferë për mos dhënie përparësi për këmbësorët

Published

on

By

Shkup, 19 janar 2022 (MIA) – Gjatë ditës së djeshme në periudhën nga ora 10:00 deri në ora 14:00 Ministria e Punëve të Brendshme ka zbatuar kontroll të përforcuar të veprimit për sanksionimin e shoferëve të cilët nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve, me ç’rast janë sanksionuar 49 prej tyre.

“Të gjithë autorëve u janë përgatitur kundërvajtje përkatëse”, kumtuan sot nga MPB-ja.

Continue Reading

Lajme

Arrestohet një person pas urdhër arrestit të shpallur për vuajtjen e dënimit me burg

Published

on

By

Shkup, 19 janar 2022 (MIA) – Nëpunësit policorë të Njësisë për polici intervenuese dje në zonën e Aerodromit e privuan nga liria A.S. (36) nga fshati Gërçec i Shkupit.

Siç informojnë nga MPB-ja, për të është shpallur urdhër arrest me të cilin është kërkuar për vuajtjen e dënimit me burg.

Personi është arrestuar në stacionin policor dhe do të dërgohet në burg për vuajtjen e dënimit.

Continue Reading

Aktuale