Connect with us

Lajme

Zjarr në ambientet e spitalit COVID në Tiranë

Published

on

Zjarr në ambientet e spitalit COVID në Tiranë

Ambientet e spitalit Covid-3 në QSUT, në Tiranë janë përfshirë nga zjarri. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse.

Flakët kanë rënë në katin e parë të godinës së ish-Kirurgjisë, e cila prej kohësh funksionon si spital Covid. Mësohet se në katin e parë janë zyrat e administratës dhe nuk ka pacientë të shtruar.

Sakaq, ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa shërbimet zjarrfikëse po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Policia bën me dije se ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Me datë 27.11.2021, te spitali “Covid 3” ka rënë zjarr në një nga zyrat e administratës, ku ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.

g.v/abcnews.al

Continue Reading

Bota

Ishulli “në fund të botës” shkon në izolim për shkak të koronavirusit

Published

on

By

Ishulli “në fund të botës” shkon në izolim për shkak të koronavirusit

Ishulli i largët në Paqësor, Kiribati, u fut në izolim kombëtar për herë të parë që prej nisjes së pandemisë, pasi disa udhëtarë në avionin e parë që mbërrinte në vend pas 10 muajsh, dolën pozitiv me Covid-19.

Sipas masave të reja të sigurisë, njerëzit duhet të qëndrojnë nëpër shtëpi, ndërsa grupimet masive janë të ndaluara.

Në avionin që mbërriti nga Fiji 36 persona, nga 54 që ishin në bord, dolën pozitiv me Covid-19. Prej tyre, u infektuan edhe 4 të tjerë. Deri javën e kaluar, Kiribati kishte regjistruar vetëm 2 raste me Covid-19 që nga nisja e pandemisë.

Kiribati është një prej ishujve më të izoluar në botë, rreth 5000 kilometra larg kontinentit më të afërt, Amerikës së Veriut. Qeveria tha se të gjithë udhëtarët pozitiv me Covid-19 ishin të vaksinuar, por po mbahen në monitorim. Në total, ishulli ka 120 mijë banorë, por nuk dihet sa prej tyre janë të vaksinuar.

Continue Reading

Bota

Ukraina akuzon Gjermaninë për ‘inkurajimin e Putinit’ duke refuzuar dërgimin e armëve në Kiev

Published

on

By

Ukraina akuzon Gjermaninë për ‘inkurajimin e Putinit’ duke refuzuar dërgimin e armëve në Kiev

Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka akuzuar Gjermaninë për minimin e unitetit midis aleatëve të vendit dhe për “inkurajimin” e Vladimir Putinit duke refuzuar të dorëzojë armë në Kiev.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, më herët të shtunën, ministry gjerman i mbrojtjes tha se Berlini do të ngrejë një spital fushor në Ukrainë në mes të krizës së sigurisë mes Perëndimit dhe Rusisë. Por Christine Lambrecht tha se dërgimi i ndihmës ushtarake tani nuk do të ndihmonte në “zbutjen e krizës”.

“Sot, uniteti i Perëndimit me Rusinë është më i rëndësishëm se kurrë. Për ta arritur atë dhe për të penguar Federatën Ruse, ne të gjithë po punojmë së bashku”, u përgjigj përmes Twitter-it ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

“Partnerët gjermanë duhet të ndalojnë fjalë dhe veprime të tilla për të minuar unitetin dhe për të inkurajuar Vladimir Putinin për një sulm të ri ndaj Ukrainës”.

Ministri i Jashtëm ukrainas, shtoi se Kievi është i ishte mirënjohës Gjermanisë për mbështetjen dhe përpjekjet e saj diplomatike në vitet e fundit. “Por deklaratat aktuale të Gjermanisë janë zhgënjyese dhe bien ndesh me këtë mbështetje dhe përpjekje”, shtoi ai.

Continue Reading

Lajme

Publikohen pamjet nga momenti kur u qëlluan dy shqiptarë në Greqi

Published

on

By

Publikohen pamjet nga momenti kur u qëlluan dy shqiptarë në Greqi

Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit të sherrit në një furrë buke në Voula të Athinës ku u qëlluan me armë zjarri dy shqiptarë, të cilat ndodhen në spital.

Gjithashtu nga ngjarja mbeti i plagosur edhe një irakian. Në pamjet e kamerave të sigurisë së biznesit duket momenti kur personat e përfshirë largohen me vrap pas sherrit dhe të shtënave me armë zjarri.

Por si ndodhi ngjarja?

Po sipas mediave greke, dy persona raportohet se po pinin kafe në furrën e bukës kur papritur u shfaq një xhip me katër persona, të cilët ishin shqiptarë. Dy persona zbritën dhe iu afruan tavolinës ku të dy burrat po pinin kafen. Papritur mes tyre ka shpërthyer një debat, ku njëri nga dy personat ka goditur tjetrin me karrige.

Personi që priste jashtë, nxitoi brenda për të ndihmuar shokët e tij dhe më pas nxorën armët. Kur tentuan të largoheshin, ata hapën zjarr.

Gjithsej tre persona kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve shqiptarë.

Ngjarja e përgjakshme ka ndodhur përpara syve të fëmijëve të moshës 12-13 vjeç. Nga frika, fëmijët u fshehën. Autorët iu drejtuan duke u thënë “mos u shqetësoni, nuk do t’ju bëjmë keq”.

Pas ngjarjes ata u larguan me shpejtësi, ndërsa policia është vendosur në kërkim të tyre. Paraprakisht, mediat greke thonë se bëhet fjalë për një larje hesapesh. /abcnews.al/

Continue Reading

Aktuale