Connect with us

Kosovë

Sulmi në Glogjan është kryer nga një person i vetëm me kallashnikov

Published

on

Sulmi në Glogjan është kryer nga një person i vetëm me kallashnikov

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e trefishtë që ndodhi mbrëmjen e së premtes në Gllogjan të Deçanit, ku të vdekur mbetën dy nxënës-maturantë dhe shoferi i autobusit. Policia e tregon se autobusi që ishte në qarkullim nga Gjakova për në Gllogjan ku ishin tetë pasagjerë, ishte sulmuar me armë zjarri që dyshohet të jetë e llojit AK-47. I dyshuari i këtij akti kriminal gjendet ende në arrati. Policia ka thënë se tash për tash, nuk ka arsye për të besuar se ngjarja në Deçan është akt terrorist. Ndërsa dyshimet e para janë se sulmin makabër e ka kryer një person i vetëm. Kryeprokurori Blerim Isufaj ka thënë se hetimet janë duke u zhvilluar në disa pista, porse ende nuk ka ndonjë të dyshuar.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka bërë thirrje që kushdo që ka informata për ngjarjen, të bashkëpunojë me autoritetet, në mënyrë që kryesi i veprës të dalë sa më shpejt para drejtësisë. Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, është shprehur i tronditur dhe i trishtuar nga sulmi. Pasi ngushëlloi familjarët apeloi që të zbardhet ngjarja.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur krim mizor e brutal, sulmin në Deçan.

“Kam kërkuar nga organet e rendit që të bëjnë maksimumin dhe sa më shpejt dorasin ta sjellin para drejtësisë. Aq e trishtueshme, tronditëse, pikëlluese, është tragjedia e sotme në Deçan sa disi më ka lënë pa fjalë, por nuk guxon të na lë pa vepra. Dhe Policia e Kosovës, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla më kanë siguruar që po bëjnë gjithçka që është në kapacitetet e tyre në mënyrë që edhe të zbardhet rasti sa më parë edhe të mundësohet pa vonesa drejtësia”, deklaroi Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.

Përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian kanë dënuar sulmin që ndodhi në Deçan. I ngarkuari me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe i ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave. Ndërkaq në reagimin që ka bërë Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, është thënë që shpresojnë se i dyshuari të sillet sa më shpejt para drejtësisë. Të tronditur janë shprehur edhe liderët e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. /Alsat.mk

Continue Reading

Kosovë

Kosovë: Konfirmohen 3,206 raste me coronavirus në 24 orë

Published

on

By

Kosovë: Konfirmohen 3,206 raste me coronavirus në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 11.883 testime, 3,206 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 357 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.247.

Në total numri i rasteve aktive është 15.247.

MSH njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 4.620 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.742.039 doza të vaksinës.

Deri më sot 800.754 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforcuese dhe 7.866 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Continue Reading

Kosovë

Rrëfimi i Hamëz Jasharit pas sulmit të 22 janarit 1998: Edhe Europa t’i hap dyert për ne, ne nuk do ta lëshojmë

Published

on

By

Rrëfimi i Hamëz Jasharit pas sulmit të 22 janarit 1998: Edhe Europa t’i hap dyert për ne, ne nuk do ta lëshojmë

Sot janë bërë 24 vjet nga sulmi i dytë i forcave serbe ndaj Familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt.

E në lidhje me këtë, disa ditë pas sulmit, Hamëz Jashari asokohe kishte bërë një rrëfim në dy mediume, njërin shqiptar dhe tjetrin gjerman në bashkëpunim me një tjetër kroat.

”…ata [serbët] filluan të qëllonin në drejtim tonin, kështu që edhe ne filluam të gjuanim mbi ta”, tha ai.

”Serbia nuk do paqe. Ata çdo ditë rrahin, vrasin dhe rrisin dhunën ndaj shqiptarëve”.

”Ata hynë nëpër shtëpitë tona dhe na poshtërojnë. Dekani i Universitetit Shqiptar poshtërohet nga një polic i thjeshtë serb”, ishte shprehur atëbotë, Hamëz Jashari.

Ndërkaq në rrëfimin e dytë të tij në muajin shkurt të 1998-ës, Hamzë Jashari qe i prerë se nuk do të largoheshin nga Kosova me asnjë kusht, edhe nëse Europa u hap dyert, përcjell Klankosova.tv.

”S’kemi ku me shku na, këtu do ta bëjmë vdekjen, këtu ku të parët tanë kanë jetuar me shekuj, prej ilirëve e pëllazgëve, këtu edhe ne do ta bëjmë vdekjen, kurrë nuk do ta lëshojmë këtu. Do t’i përgjigjemi me aq sa kemi mundësi. S’kemi ku shkojmë, i shihni sa fëmijët i kemi këtu. Edhe Europa t’i hap dyert për ne, ne nuk do ta lëshojmë”, ishte shprehur Hamëz Jashari.

Continue Reading

Kosovë

Videoja e Jahjagës me Dafinën bëhet virale

Published

on

By

Videoja e Jahjagës me Dafinën bëhet virale

Një video e ish-presidentes, Atifete Jahjaga, ku shihet bashke më këngëtaren Dafina Zeqiri, është bërë virale në rrjete sociale.

Në këtë video, dyshja Jahjaga-Zeqiri shihen duke ekzekutuar një “koreografi” me lëvizja karakteristike të duarve, teksa në prapavi shkon kënga e Dafina Zeqirit në bashkëpunim me Lumi B e titulluar “Nona”.

Video duket të jetë gjiruar më herët, meqë tashmë ish-presidentja ka ndryshuar edhe ngjyrën e flokëve.

Continue Reading

Aktuale