Connect with us

Kosovë

Në Deçan sot ndizen qirinj për viktimat e Gllogjanit

Published

on

Në Deçan sot ndizen qirinj për viktimat e Gllogjanit

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se sot do të ndizen qirinj në shenje proteste për vrasjen e trefishtë që ka ndodhur mbrëmë në Gllogjan.

Ramosaj ka ftuar qytetarët të dalin në qendër të qytetit në ora 16:00, transmeton Telegrafi.

“Të dashur qytetarë të komunës së Deçanit, ju ftoj që sot, në ora 16:00, të takohemi në qendër të qytetit, për të ndezur qirinj në shenjë proteste dhe solidarizimi me familjet që mbrëm tragjikisht humbën më të dashurit e tyre”, ka pohuar ai.

Ndryshe, mbrëmë rreth orës 19:00 është sulmuar me armë zjarri një autobus në Gllogjan të Deçanit, ku të vrarë kanë mbetur tre persona, shoferi dhe dy nxënës.

Autori i krimit ka qenë i maskuar, ndërkohë Policia është në kërkim të tij.

Policia përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se autobusi është sulmuar me armë zjarri që dyshohet të jetë AK-47, transmeton Telegrafi.

“Është raportuar se një autobus derisa ishte duke bartur udhëtarë (nxënës) është sulmuar me armë zjarri (dyshohet të jetë AK-47) nga një i dyshuar i panjohur. Në këtë rast lëndime vdekje-prurës ka pësuar drejtuesi i autobusit, viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ndërsa tri viktima, dy meshkuj dhe një femër (nxënës) janë dërguar në Spitalin Rajonal Pejë, dy prej tyre kanë ndërruar jetë (një mashkull dhe një femër ) ndërsa viktima tjetër është duke u trajtuar në spital”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/

Continue Reading

Kosovë

Nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe Turqisë për furnizimin e FSK-së

Published

on

Kosova dhe Turqia kanë nënshkruar një marrëveshje ndërshtetërore në fushën e mbrojtjes, përkatësisht për furnizim me artikuj dhe produkte për shërbime të mbrojtjes. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ministri kosovar, Armend Mehaj, e nënshkroi këtë marrëveshje me udhëheqësin e Presidencës së Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Ismail Demir.

“Kjo marrëveshje ka rol të jashtëzakonshëm në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës. Minsitri Mehaj ka falënderuar shtetin e Turqisë për mbështetjen në fushën e mbrojtjes dhe ka thënë se një mbështetje e tillë është e rëndësishme për synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO. Turqia, vend anëtar i NATO-s, viteve të fundit e ka ndihmuar FSK-në, kryesisht përmes donacioneve.

Continue Reading

Kosovë

Kurti takohet me shqiptarët në Michigan

Published

on

Kurti po vazhdon takimet në SHBA.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është duke vazhduar vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa gjatë qëndrimit në Michigan ka takuar bashkatdhetarët që punojnë në këtë shtet.

Kurti vlerësoi kontributin e mërgatës në shtetet e Bashkuara të Amerikës për çështjen e Kosovës, për ndihmën në financimin e sistemit shëndetësor dhe arsimor në vitet e ’90-ta, pasuar me luftën çlirimtare të vitit 1999 dhe me përpjekjet për rindërtim të pasluftës.

Duke vlerësuar rolin e mërgatës sonë, kryeministri theksoi se në programin qeverisës mërgata llogaritet si pjesë thelbësore e zhvillimit të qëndrueshëm të Republikës së Kosovës.

“U bisedua për mundësitë dhe potencialin për zhvillim të partneritetit dhe thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe transferim të dijes dhe përvojës nga mërgata në Kosovë, gjë që synohet të arrihet nëpërmjet dialogut me mërgatën” thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Continue Reading

Kosovë

Alarm për bombë në Rektoratin e UP-së, policia rrethon objektin

Published

on

Policia e Kosovës e ka rrethuar Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, pasi që dyshohet për bombë.

E gjithë kjo ka ndodhur pasi që në rektorat është pranuar një e-mail anonim me përmbajtje kërcënuese.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar rektori i UP-së, Naser Sahiti.

“Administrata (e Universitetit) e ka pranuar një e-mail anonim për një bombë, prandaj policia e kanë rrethuar objektin”, ka thënë Sahiti për Demokracia.com.

Ai ka shtuar se nuk e dinë se prej kujt ka ardhur ky kërcënim.

Demokracia.com do t’ju mbajë të informuar për këtë zhvillim…

Continue Reading

Aktuale