Connect with us

Lajme

Parlamentet në Maqedoninë e Veriut, Serbi, Mal të Zi dhe BeH të sjellin vendime ligjore për gazetarët që të trajtohen si persona zyrtarë

Published

on

Parlamentet në Maqedoninë e Veriut, Serbi, Mal të Zi dhe BeH të sjellin vendime ligjore për gazetarët që të trajtohen si persona zyrtarë

Shkup, 26 nëntor 2021 (MIA) – Ka nevojë për intervenim në vendimet ligjore dhe se me marrëveshje dhe me konsensus në parlamentet tona duhet t’i implementojnë dhe me to gazetarët lidhur me sigurinë e punës do të trajtohen si persona zyrtarë ose të cilët kryejnë obligim që edhe në emër të qytetarëve. Atë përcaktim duhet ta implementojnë duke e pasur parasysh se të gjithë ne në rajon synojmë të jemi anëtar të BE-së, deklaroi sot kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në Konferencën rajonale për “Përmirësimin e dialogut midis parlamenteve dhe gazetarëve nga Ballkani Perëndimor”.

Kjo është konferenca e parë e tillë në rajon në të cilën morën pjesë përfaqësues të shoqatave të gazetarëve të Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, BeH-së dhe Serbisë. Fjalime përveç Xhaferit patën edhe kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq, nënkryetari i Parlamentit serb, Radovan Tvërdishiq dhe përfaqësuesi i Kuvendit të BeH-së, Lazar Prodanoviq.

Xhaferi në deklaratë për mediat theksoi se jemi sjell vendim që kjo konferencë do të e përhershme dhe rrotulluese në nivel vjetor, sipas orarit që do të caktohet në mënyrë shtesë.

“Në të vërtetë, nga mandati paraprak dhe nga ky, përcaktimi im si kryetar i Kuvendit ka qenë dhe do të jetë se kjo është shtëpi e qytetarëve dhe se duhet të bëjmë gjithçka që kjo edhe në praktikë të realizohet, qoftë përmes mediave, qoftë përmes komunikimit personal. Atë mbështetje e kam nga të gjitha grupet e deputetëve në Kuvend dhe përpiqem kjo të jetë ashtu”, deklaroi Xhaferi.

Në konferencën rajonale u nënshkrua Deklaratë e përbashkët me paralajmërimin se kjo përbërje në përbërjen e ardhshme duhet të zgjerohet me Shqipërinë dhe Kosovën.

Kryetari Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, Mlladen Çadikovski theksoi se këto përpjekje që po ndërmerren tani me katër vende janë në drejtim të asaj që të mbahen institucionet të zgjuara çdoherë dhe përherë.

Çadikovski theksoi se presim shumë shpejtë të votohen ndryshimet e Kodit penal me të cilët sulmet ndaj gazetarëve do të ndiqen sipas detyrës zyrtare, praktikisht si të jenë ato sulme ndaj personave zyrtarë

Continue Reading

Bota

Ishulli “në fund të botës” shkon në izolim për shkak të koronavirusit

Published

on

By

Ishulli “në fund të botës” shkon në izolim për shkak të koronavirusit

Ishulli i largët në Paqësor, Kiribati, u fut në izolim kombëtar për herë të parë që prej nisjes së pandemisë, pasi disa udhëtarë në avionin e parë që mbërrinte në vend pas 10 muajsh, dolën pozitiv me Covid-19.

Sipas masave të reja të sigurisë, njerëzit duhet të qëndrojnë nëpër shtëpi, ndërsa grupimet masive janë të ndaluara.

Në avionin që mbërriti nga Fiji 36 persona, nga 54 që ishin në bord, dolën pozitiv me Covid-19. Prej tyre, u infektuan edhe 4 të tjerë. Deri javën e kaluar, Kiribati kishte regjistruar vetëm 2 raste me Covid-19 që nga nisja e pandemisë.

Kiribati është një prej ishujve më të izoluar në botë, rreth 5000 kilometra larg kontinentit më të afërt, Amerikës së Veriut. Qeveria tha se të gjithë udhëtarët pozitiv me Covid-19 ishin të vaksinuar, por po mbahen në monitorim. Në total, ishulli ka 120 mijë banorë, por nuk dihet sa prej tyre janë të vaksinuar.

Continue Reading

Bota

Ukraina akuzon Gjermaninë për ‘inkurajimin e Putinit’ duke refuzuar dërgimin e armëve në Kiev

Published

on

By

Ukraina akuzon Gjermaninë për ‘inkurajimin e Putinit’ duke refuzuar dërgimin e armëve në Kiev

Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka akuzuar Gjermaninë për minimin e unitetit midis aleatëve të vendit dhe për “inkurajimin” e Vladimir Putinit duke refuzuar të dorëzojë armë në Kiev.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, më herët të shtunën, ministry gjerman i mbrojtjes tha se Berlini do të ngrejë një spital fushor në Ukrainë në mes të krizës së sigurisë mes Perëndimit dhe Rusisë. Por Christine Lambrecht tha se dërgimi i ndihmës ushtarake tani nuk do të ndihmonte në “zbutjen e krizës”.

“Sot, uniteti i Perëndimit me Rusinë është më i rëndësishëm se kurrë. Për ta arritur atë dhe për të penguar Federatën Ruse, ne të gjithë po punojmë së bashku”, u përgjigj përmes Twitter-it ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

“Partnerët gjermanë duhet të ndalojnë fjalë dhe veprime të tilla për të minuar unitetin dhe për të inkurajuar Vladimir Putinin për një sulm të ri ndaj Ukrainës”.

Ministri i Jashtëm ukrainas, shtoi se Kievi është i ishte mirënjohës Gjermanisë për mbështetjen dhe përpjekjet e saj diplomatike në vitet e fundit. “Por deklaratat aktuale të Gjermanisë janë zhgënjyese dhe bien ndesh me këtë mbështetje dhe përpjekje”, shtoi ai.

Continue Reading

Lajme

Publikohen pamjet nga momenti kur u qëlluan dy shqiptarë në Greqi

Published

on

By

Publikohen pamjet nga momenti kur u qëlluan dy shqiptarë në Greqi

Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit të sherrit në një furrë buke në Voula të Athinës ku u qëlluan me armë zjarri dy shqiptarë, të cilat ndodhen në spital.

Gjithashtu nga ngjarja mbeti i plagosur edhe një irakian. Në pamjet e kamerave të sigurisë së biznesit duket momenti kur personat e përfshirë largohen me vrap pas sherrit dhe të shtënave me armë zjarri.

Por si ndodhi ngjarja?

Po sipas mediave greke, dy persona raportohet se po pinin kafe në furrën e bukës kur papritur u shfaq një xhip me katër persona, të cilët ishin shqiptarë. Dy persona zbritën dhe iu afruan tavolinës ku të dy burrat po pinin kafen. Papritur mes tyre ka shpërthyer një debat, ku njëri nga dy personat ka goditur tjetrin me karrige.

Personi që priste jashtë, nxitoi brenda për të ndihmuar shokët e tij dhe më pas nxorën armët. Kur tentuan të largoheshin, ata hapën zjarr.

Gjithsej tre persona kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve shqiptarë.

Ngjarja e përgjakshme ka ndodhur përpara syve të fëmijëve të moshës 12-13 vjeç. Nga frika, fëmijët u fshehën. Autorët iu drejtuan duke u thënë “mos u shqetësoni, nuk do t’ju bëjmë keq”.

Pas ngjarjes ata u larguan me shpejtësi, ndërsa policia është vendosur në kërkim të tyre. Paraprakisht, mediat greke thonë se bëhet fjalë për një larje hesapesh. /abcnews.al/

Continue Reading

Aktuale