Connect with us

Komente

Nebiu: Afrim Gashit i pengonte tymi i “cigares opozitare”, por nuk i pengon tymi i duhanit të Ali Ahmetit

Published

on

Shkruan: Mr. Driton NEBIU

Ditën që duheshte të votohet mosbesimi qeverisë nuk arritët 5 minuta të qëndroni me Grupin Parlamentar me pretekstin se Afrim Gashit po i pengonte tymi duhanit,Vallë tani a nuk të pengon tymi i duhanit të Aliut dhe i BDI së…….

Nuk jemi të etur për pushtet se jemi të pastër e të drejtë për të ndryshuar politikbërjen në skenën politike shqiptare në RMV.Kryetar edhe pse disa parti qe kishin vetëm vula të partisë e jo anëtarësisë, e as degë e nëndegë me kontributin tuaj dhe aktivistëve të pathyeshëm të ASH -së,u dhamë mundësinë të kenë perfaqësues në Kuvend duke menduar që do të na ndihmojnë në ketë rrugëtim për t’i çliruar shqiptarët nga ky regjim i quajtur BDI.

Mirëpo duke u bazuar në BETIMIN tonë për ketë rrugëtim që gjithsesi do ta vazhdojmë deri në çlirimin e shqiptarëve nga ky kancer politik i quajtur BDI,ne e besuam që do të jenë besnik mirëpo ata na e tradhëtojnë këtë kauzë sepse janë bashkëpunëtorë që herë shiten e herën tjetër blehen dhe po i krijojnë çdoherë komoditet krimit të BDI -së,për të vazhduar keqëbërjen, frikësimin e shantazhet ndaj shqiptarëve opozitar e të papaërcaktuar që jemi shumë më shumë se pushtetarët.

I nderuar Kryetar i partisë dr. Ziadin Sela si themelues i këtij subjekti politik që me sinqeritetin te plotë shpirtëror dhashë dhe do të japë kontributin tim në këtë rrugëtim qe ta besuam dhe je i vetmi që do të besoj duke ditur se qëndron stoik kundër politikave të gabuara të kancerit shqiptar BDI së mendimi im personal është që të vazhdojmë kët rrugëtim vetëm si ASH pa koalicione parazgjedhore me asnjë parti tjetër politike.

Arsyeja është kjo që gjatë të kaluarës dëshmuat si kryetar dhe ne si parti që u mundove dhe u munduam të bashkojmë partit politike shqiptare që llogariteshin opozitare që për fat të keq s’kishte qenë ashtu.Duke u bazuar në ndodhitë e fundit që koha po e dëshmon që njëra e lëshon e tjetri që shiteshte kundër BDI -së mezi presin të bashkëpunojnë më BDI -në përsëri kundër nesh e kundër shqiptarëve,realiteti që ne e dimë dhe e shohin gjithë shqiptarët se i vetmi opcion opozitar që po e dëshmon e ku mund të besojnë në çlirimin nga ky regjim është ASH dhe ju kryetar Ziadin Sela. Andaj edhe një herë ky eshtë vetëm mendimi im personal që ndoshta e kam mendim të gabueshëm po koha do e tregon më së miri.

Unë vazhdoj këtë rrugëtim që e filluam bashkë me shumë shokë e miq Kryetar pamarrë parasysh vendimit tuaj apo mendimit tim në fund të fundit kemi një qëllim për t’i çliruar shqiptarët nga ky monizëm.

Continue Reading

Komente

Xhaferi: 22 vjeçarja Viktorija u vra nga drejtësia që e vrau edhe Almirin e vogël

Published

on

By

Arianit Xhaferi në facebook:

22-vjeçarja Viktorija Nikolova nuk është vrarë vetëm nga 24-vjeçari J.Lj. Ajo u vra nga sistemi i drejtësisë, i cili inkurajoi sjellje të tilla të shoferëve që nga koha kur vendosi që Boban Iliç të mos vrasë Almir Aliun, por ai ishte viktimë e një aksidenti automobilistik…

U prefsh ne paqe Viktoria.

Tek ne drejtësia ka kohë që ka vdekur. Ndërsa vetë gjyqtarët dhe prokurorët nuk do të bien viktima të “aksidenteve automobilistike”, do të ketë shumë më tepër Viktoria dhe Almira…

Continue Reading

Komente

Fetai pyet deputeten e BDI-së: Po fotografitë e kolegëve tuaj me Vuçiçin, Daçiçin, Mijallkovin dhe Gruevskin i keni vënë në kornizë me krenari?

Published

on

Deputetja e BDI-së Arta Bilalli sonte në debatin Click Plus në TV21 tha se fotografinë e opozitës me Apasievin e fshehi që mos ta shohin fëmijët e mi, pas kësaj deklarate ka reaguar Arben Fetai nga Aleanca për Shqiptarët i cili pyet deputeten Bilalli se fotografitë e kolegëve të saj me Vuçiçin, Daçiçin, shefin e shtatmadhorisë serbe, Mijallkovin dhe Gruevskin i ka vënë në kornizë me krenari?, përcjell in7

Postimi i plotë:

Një deputete e BDI-së po thotë se e ka fshehur fotografinë e opozitës me Apasievin që mos ta shohin fëmijët e saj.

Po fotografitë e kolegëve të saj me Vuçiçin, Daçiçin, shefin e shtatmadhorisë serbe, Mijallkovin dhe Gruevskin i ka vënë në kornizë me krenari? Apasievi nuk është ndonjë faktor të cilin ne e marrim seriozisht dhe ai së paku nuk ka kryer gjenocid dhe krime mizore kundër shqiptarëve. Rezila, ka shkruar Fetai në facebook./in7.tv/

Continue Reading

Komente

Berisha: Kryeministri shqiptar si babadimri, përallë që zhgënjeu të gjithë

Published

on

Shkruan Vjollcë Berisha – U.D. Kryetare e Asamblesë së Femrës nga Aleanca për Shqiptarët

Po ndërrohen kryeministrat një nga një. Venë e vijnë. Kush me dështimet në shpinë, e kush si ikanak gjyqësie pa turp në sy. Vetëm kryeministri shqiptar s’duket gjëkundi në horizont.
Ardhja e kryeministrit shqiptar (nga kjo strukturë qeveritare) i ngjet pritjes së babadimrit: e di që s’vjen, por të pëlqen ta ndërtosh një rrëfim për të dhe t’i besosh paq.

Të gjithë votuesit e dinin që kjo përbërje pushtetarësh shqiptarë s’ka kapacitet për ta sjellë kryeministrin shqiptar, por rrëfimi qe tepër i bukur për ta kundërshtuar, ndaj dhe ia dhanë mundësinë. Kështu që, ndonëse pushteti u mor me këtë rrëfim, kryeministri s’u duk kund.
Tani që përsëdytet zgjedhja e një kryeministiri maqedonas, shqiptarëve u ngelet vetëm shija e keqe e zhgënjimit dhe e të qenit të mashtruar. Të tillë ndjehen edhe ata që besuan në premtimin magaloman parazgjedhor, por edhe ata që, ndonëse nuk zinin besë, u joshën nga bukuria e rrëfimit.

Herë tjetër s’do të ketë. Mashtrimi tjetër s’do të kalojë!!!

Continue Reading

Aktuale