Connect with us

Lajme

Dështoi përpjekja e Inspektoratit për të inspektuar në “Besa trans”

Published

on

Dështoi përpjekja e Inspektoratit për të inspektuar në “Besa trans”

Inspektorati shtetëror i transportit (ISHT) dje ka tentuar, por nuk ka mundur të kryejë mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në kompaninë “Besa trans”, autobusi i së cilës u djeg në Bullgari, sepse, siç deklaroi për MIA-n drejtori Rufat Hyseini, zyret edhe të kompanisë dhe të agjencive të saj ishin të mbyllura, ndërsa askush nuk është paraqitur në telefon.

“Dje u nisëm në hapësirat e ‘Besa transit’, në seli, por ishin të mbyllura, askush nuk paraqitej në telefonat zyrtar. Prej atje, u nisëm në selitë e dy agjencive që i kanë në Shkup, të cilat gjithashtu ishin të mbyllura dhe nuk ishte askush. Në Tetovë e dimë se ka një agjenci, por inspektori ynë nga atje na informoi se edhe ajo është e mbyllur. Nuk mundëm të kryejmë mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese”, deklaroi Hyseini.

Askush, siç shtoi ai, nuk e ngritë telefonin, as pronari i “Besa transit”, as dikush në zyre. “Tani do të dërgojmë shkresë dhe do të caktojmë termin për të na pritur dhe për ta hapur zyren, nëse nuk e pranon shkresën atëherë dërgesa do të bëhet përmes Ministrisë së Punëve të brendshme”, paralajmëroi Hyseini.

pas fatkeqësisë së autobusit që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit më 23 nëntor në autostradën “Struma”, kur autobusi i kompanisë transportuese “Besa trans”, duke u kthyer nga Stambolli u ndesh me rrethojën mbrojtëse në rrugë dhe u dogj, Qeveria në mbledhje e angazhoi ISHT-në të kryejë mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese. Me mbikëqyrjen, duhet të përfshihet gjithçka që është në kuadër të kompetencave të Inspektoratit në pajtim me Ligjin për transport në komunikacionin rrugor.

“Konkretisht, licenca për kryerje të transportit të lirë ndërkombëtar të udhëtarëve, numri i automjeteve dhe ekstrakteve nga licencat për ato automjete dhe nëse janë pronë e kompanisë, vozitës të paraqitur në marrëdhënie pune në kompaninë, vërtetime për kushte teknike të eksploatacionit për secilin automjet, certifikata për profesionalizëm për transport ndërkombëtar të udhëtarëve, certifikatë të drejtuesit për kompetencë profesionale, evidencë për urdhëresa të lëshuara rrugore për një vit prapa. Mbikëqyrja jonë do ta përfshijë këtë dokumentacion”, tha Hyseini.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve pardje ia mori licencën për punë ndërmarrjes-transportuese “Besa trans BTB”, sepse për autobusin në të cilin jetën e humbën 45 udhëtarë nuk ka pasur ekstrakt të dhënë nga licenca për kryerje të transportit të lirë ndërkombëtar për udhëtarë, as ndërkaq, për lloj tjetër të transportit publik të udhëtarëve, ndërsa automjeti nuk është evidentuar në evidencën elektronike të licencave të dhëna. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ka regjistruar katër automjete të licencuara të ndërmarrjes “Besa trans BTB”, por në mesin e tyre nuk është autobusi që u dogj. Sipas nenit 11 paragrafi 1 nga Ligji për transport në komunikacionin rrugor, transportuesi mund të fillojë të kryejë transport të udhëtarëve në trafikun rrugor të brendshëm dhe ndërkombëtar, pasi që të marrë licencë dhe ekstrakt të licencës për automjetin motorizues.

Pas kontrollit që e kreu Sektori për përgjegjësi profesionale i Drejtorisë së doganave në VK “Deve Bair”, nga ky institucion paralajmëruan masa për dy nëpunës doganorë dhe udhëheqës sepse nuk e kanë evidentuar daljen e autobusit nga shteti.

“Rezultatet fillestare nga kontrolli i brendshëm tregojnë se më 18 nëntor nga nëpunësit doganorë në mënyrë elektronike nuk është evidentuar dalja e automjetit me targa SK 0284 BA të transportuesit ‘Besa trans’ nga Shkupi, është kryer vetëm kontroll i listës evidentuese për transport të udhëtarëve. Kështu që deri më tani parregullsitë e konstatuara në veprim, dy nëpunësit doganorë, të cilët ishin në ndërrim kur automjeti ka dalë nga shteti, do të suspendohen nga vendi i punës, ndërsa udhëheqësi i tyre i drejtpërdrejtë do të sanksionohet”,deklaruan nga Drejtoria e doganave.

Continue Reading

Bota

Putin raportohet se është operuar fshehurazi

Published

on

Presidenti rus Vladimir Putin raportohet se së fundi i është nënshtruar një operacioni kirurgjik për të hequr lëngun nga barku mes spekulimeve në rritje se shëndeti po i përkeqësohet, shkruan në një llogari anti-Kremlin në Telegram.

Putini iu nënshtrua operacionit të enjten mbrëma, i cili zgjati deri të premten në mëngjes, sipas kanalit në Telegram, “General SVR“, i cili pretendohet se drejtohet nga një ish-spiun rus.

Kanali më tej pretendon se operacioni i liderit rus dhe shërimi i mëvonshëm u mbuluan të nesërmen duke përdorur teknologjinë “deepfake” për të simuluar praninë në videot e një takimi të planifikuar të këshillit të sigurisë së Rusisë, raporton nypost.

Kanali pretendoi javën e kaluar se presidenti rus kishte regjistruar paraprakisht pamjet në një përpjekje për të mbuluar operacionet e ardhshme dhe po planifikonte të përdorte dyshe trupore nëse ishte e nevojshme.

Në prill, gazeta investigative ruse “The Project” raportoi se Putini ishte vizituar rregullisht nga një onkolog dhe spekuloi se lideri vuante nga kanceri i tiroides.

Raporti përfshinte gjithashtu një listë të sëmundjeve të tjera me të cilat përballej rusi, nga lëndimet e hokejit deri te dhimbja e shpinës nga një incident me kuaj.Sipas raportit, Putin thuhet se lahet me gjak të nxjerrë nga brirët e drerit, të cilat janë prerë ndërsa janë duke u rritur dhe janë me gjak të freskët. “Banjat e pështira me brirë” janë një terapi alternative në rajonin Altai të Rusisë, i cili kufizohet me Kazakistanin dhe Mongolinë.

Besimtarët thonë se banjat përmirësojnë sistemin kardiovaskular dhe rinovojnë lëkurën.Spekulimet rreth shëndetit të liderit kanë vazhduar teksa ai shihet mbajtur distancë me vartësit e tij ose duke vepruar në mënyrë të çuditshme gjatë paraqitjeve publike. /Telegrafi

Continue Reading

Lajme

E tmerrshme, në Maqedoni arrestohen dy prindër sepse shitën vajzën e tyre

Published

on

Policia e Maqedonisë ka ngritur padi penale kundër personave E.A. (33) fhe F.B. (38), si dhe një shtetasi belg ne iniciale L.D.S. (38), nën akuzën për tregti me fëmijë nën moshë 14 vjeçare.

EA dhe FB, burrë e grua me qëndrim të përkohshëm në Strugë dhe prind të vajzës kanë bë marrëveshje me shtetasin belg për martesë të detyrueshme të vajzës së tyre. Sipas MPB, për këtë shtetasi belg u ka paguar 2.500 euro dhe disa herë u ka dërguar para përmes Western Union.

Qëllimi i tij ka qenë të rregullojë dokumentacionet e vajzës dhe ta marë në Belgjikē për të bashkëjetuar.

Prindët e vajzës janë arrestuar më 16 maj, pasi është bastisur vendqëndrimi i tyre dhe janë siguruar dëshmi për veprën, kurse shtetasi belg është arrestuar në aeroportin e Shkupit.

Continue Reading

Lajme

Vazhdon shembja e gurëve në afërsi të kufirit me Kosovën

Published

on

Në mesditën e së martes janë shembur disa gurë të mëdhenj pranë pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, në Bllacë.

Si pasojë, rruga kryesore është bllokuar dhe automjetet janë detyruar të gjejnë rrugë alternative për qarkullim.

Mirëpo, shembja e gurëve ka vazhduar edhe më tej.

Ndryshe, gjatë ditës nga Ministria e Infrastrukturës kanë deklaruar se kjo pjesë gjendet në Maqedoninë e Veriut.

“Sipas informacioneve tona, kjo rrëshqitje është në pjesën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sidoqoftë. Menaxheri rajonal është atje dhe presim konfirmimin e tij”, thanë nga MI.

Continue Reading

Aktuale