Connect with us

Komente

Deputetja Dauti: Korrupsioni, ky vrasës serik!

Published

on

Deputetja e Aleancës për Shqiptarët Ilire Dauti përmes një shkrimi në profilin e saj në facebook ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi me aksidentin rrugorë ku u humbën jetën 45 persona dhe 8 mbeten të lënduar në autostradën “Struma” në perëndim të Sofjes së Bullgarisë të gjithë shtetas të Maqedonisë së Veriut, përcjell in7

Deputetja Dauti ka shkruar se Për vetëm tre muaj u shuan 76 jetë njerëzish të pafajshëm, në mesin e tyre 12 fëmijë, të tjerë të reja e të ri që kishin ndarë me ne ëndrrat për të ardhmen e tyre. E vetmja mënyrë për ta përballuar këtë dhimbje është të mendosh se e gjithë kjo nuk mund të jetë dhe nuk është e vërtetë. Sikur të mos ishte! Por, për fat të keq është. Njeri nuk di si të ngushëllojë, si të thur fjali, si të veprojë. Ke frikë për jetën e çdonjërit, frikë nga tragjeditë që përsëriten.

Postimi i plotë:

Korrupsioni vret, djeg, shkatërron, godet në të gjitha format, gjithnjë duke kërkuar shokë që t’i bëjë sikur vetja dhe fatkeqësisht, këtë po e arrin nëpërmjet të krimit politik dhe elektoral. Dhe për fund del e feston, thotë haptas-u rritëm. Po, sepse tashmë ushqehet me gjakun tonë.
Për vetëm tre muaj u shuan 76 jetë njerëzish të pafajshëm, në mesin e tyre 12 fëmijë, të tjerë të reja e të ri që kishin ndarë me ne ëndrrat për të ardhmen e tyre. E vetmja mënyrë për ta përballuar këtë dhimbje është të mendosh se e gjithë kjo nuk mund të jetë dhe nuk është e vërtetë. Sikur të mos ishte! Por, për fat të keq është. Njeri nuk di si të ngushëllojë, si të thur fjali, si të veprojë. Ke frikë për jetën e çdonjërit, frikë nga tragjeditë që përsëriten.
Por as heshtja nuk është zgjidhje, ajo është aprovim i këtij sistemi të devijuar, sistemi që sheh vetëm si të shpëton veten.
Raporti nga Transparency International (2020) si shtet na radhiti në vendin 111 në botë sipas shkallës së perceptimit të korrupsionit në sektorin publik. Ndërsa, paramendoni, autoritetet e shtetit e interpretuan se ky ishte vetëm perceptim, vetëm sa nuk thane-“e kanë gabim qytetarët”. Ndërsa sot, më tepër se asnjëherë u vërtetua se korrupsioni është përjetim të cilin ne të gjithë tmerrësisht po e përjetojmë.
Edhe pse mundet të na akuzojnë se po i politizojmë fatkeqësitë, ndërgjegjja që me heshtje e ushqejmë këtë vrasës serik është më e rëndë se akuzat e të politizuarve haptazi apo tinëzisht.
Pamvarësisht të gjithave duhet folur, vepruar për nder të atyre që shkuan në amshim, të jetëve tona dhe brezave që do të vin!-ka theksuar Deputetja nga rradhët e ASH-së Ilire Dauti./in7.tv/

Continue Reading

Komente

Xhaferi: 22 vjeçarja Viktorija u vra nga drejtësia që e vrau edhe Almirin e vogël

Published

on

By

Arianit Xhaferi në facebook:

22-vjeçarja Viktorija Nikolova nuk është vrarë vetëm nga 24-vjeçari J.Lj. Ajo u vra nga sistemi i drejtësisë, i cili inkurajoi sjellje të tilla të shoferëve që nga koha kur vendosi që Boban Iliç të mos vrasë Almir Aliun, por ai ishte viktimë e një aksidenti automobilistik…

U prefsh ne paqe Viktoria.

Tek ne drejtësia ka kohë që ka vdekur. Ndërsa vetë gjyqtarët dhe prokurorët nuk do të bien viktima të “aksidenteve automobilistike”, do të ketë shumë më tepër Viktoria dhe Almira…

Continue Reading

Komente

Fetai pyet deputeten e BDI-së: Po fotografitë e kolegëve tuaj me Vuçiçin, Daçiçin, Mijallkovin dhe Gruevskin i keni vënë në kornizë me krenari?

Published

on

Deputetja e BDI-së Arta Bilalli sonte në debatin Click Plus në TV21 tha se fotografinë e opozitës me Apasievin e fshehi që mos ta shohin fëmijët e mi, pas kësaj deklarate ka reaguar Arben Fetai nga Aleanca për Shqiptarët i cili pyet deputeten Bilalli se fotografitë e kolegëve të saj me Vuçiçin, Daçiçin, shefin e shtatmadhorisë serbe, Mijallkovin dhe Gruevskin i ka vënë në kornizë me krenari?, përcjell in7

Postimi i plotë:

Një deputete e BDI-së po thotë se e ka fshehur fotografinë e opozitës me Apasievin që mos ta shohin fëmijët e saj.

Po fotografitë e kolegëve të saj me Vuçiçin, Daçiçin, shefin e shtatmadhorisë serbe, Mijallkovin dhe Gruevskin i ka vënë në kornizë me krenari? Apasievi nuk është ndonjë faktor të cilin ne e marrim seriozisht dhe ai së paku nuk ka kryer gjenocid dhe krime mizore kundër shqiptarëve. Rezila, ka shkruar Fetai në facebook./in7.tv/

Continue Reading

Komente

Berisha: Kryeministri shqiptar si babadimri, përallë që zhgënjeu të gjithë

Published

on

Shkruan Vjollcë Berisha – U.D. Kryetare e Asamblesë së Femrës nga Aleanca për Shqiptarët

Po ndërrohen kryeministrat një nga një. Venë e vijnë. Kush me dështimet në shpinë, e kush si ikanak gjyqësie pa turp në sy. Vetëm kryeministri shqiptar s’duket gjëkundi në horizont.
Ardhja e kryeministrit shqiptar (nga kjo strukturë qeveritare) i ngjet pritjes së babadimrit: e di që s’vjen, por të pëlqen ta ndërtosh një rrëfim për të dhe t’i besosh paq.

Të gjithë votuesit e dinin që kjo përbërje pushtetarësh shqiptarë s’ka kapacitet për ta sjellë kryeministrin shqiptar, por rrëfimi qe tepër i bukur për ta kundërshtuar, ndaj dhe ia dhanë mundësinë. Kështu që, ndonëse pushteti u mor me këtë rrëfim, kryeministri s’u duk kund.
Tani që përsëdytet zgjedhja e një kryeministiri maqedonas, shqiptarëve u ngelet vetëm shija e keqe e zhgënjimit dhe e të qenit të mashtruar. Të tillë ndjehen edhe ata që besuan në premtimin magaloman parazgjedhor, por edhe ata që, ndonëse nuk zinin besë, u joshën nga bukuria e rrëfimit.

Herë tjetër s’do të ketë. Mashtrimi tjetër s’do të kalojë!!!

Continue Reading

Aktuale