Connect with us

Lajme

Misteri i autobusit/ I mbijetuari i tetë? Doli gjallë nga mjeti, nuk dihet ku është!

Published

on

Misteri i autobusit/ I mbijetuari i tetë? Doli gjallë nga mjeti, nuk dihet ku është!

Zëvendëskryeprokurori i Bullgarisë, Borislav Sarafov, deklaroi se janë nxjerrë 44 trupa të djegur nga autobusi i vdekjes në Bullgari, dhe jo 45 siç mendohej deri tani. Sipas tij, ka pasur 8 të mbijetuar nga tragjedia. E ndërkohë që në spital janë shtruar vetëm 7 vetë, pyetja është: ku ndodhet i mbijetuari i tetë?

”Nga autopsitë rezulton se pasagjerët kanë vdekur nga mbytja prej tymit, jo nga goditja e barrierave rrugore. Kjo do të thotë se ata ishin gjallë në momentin e zjarrit. Vlerësimi përfundimtar i shkaqeve të aksidentit do të duhet të jepet nga analiza përfundimtare, por versioni kryesor për momentin është gabim njerëzor – si shkak i aksidentit”, tha Sarafov në konferencë për shtyp.

“Për momentin pista më e besueshme është ajo e faktorit njeri, për të cilin po shqyrtohen kushtet e seksionit ku ka ndodhur aksidenti, si sinjalistika dhe ndriçimi rrugor. Trotuari në të cilin ka goditur shoferi i autobusit është jo vetëm i panevojshëm në vend, por edhe i rrezikshëm. Në vendngjarje nuk pati asnjë shpërthim, por zhurma e fortë që u dëgjua ishte ajo e autobusit që u përplas në trotuar, ndoshta kjo është arsyeja pse autobusi mori flakë”, shtoi ai.

Sipas prokurores Sijka Mileva, gjatë marrjes në pyetje, njëri prej të mbijetuarve ka thënë se janë shpëtuar tetë persona, jo shtatë.
Njëkohësisht në vendin e tragjedisë janë gjetur 44 trupa. Hetuesit po kontrollojnë versionin për të parë nëse ka një tjetër të mbijetuar dhe ku ndodhet. Mund të ketë dalë nga kufiri me një mjet tjetër, një autobus tjetër, që duhet kontrolluar.

Continue Reading

Kosovë

S’mundën ta ndajnë tokën, vëllai kanos vëllain në Podujevë

Published

on

By

S’mundën ta ndajnë tokën, vëllai kanos vëllain në Podujevë

Dje është arrestuar një person në Podujevë, i cili kishte kanosur vëllain e tij.

Motivacioni i kanosjes, sipas raportit 24-orësh të Policisë, ishte mosmarrëveshja rreth ndarjes së pronës, raporton “Zëri”.

Kështu e përshkruan ngjarjen Policia e Kosovës, në raportin e saj.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi pas një mosmarrëveshjeje rreth ndarjes së pronës ka kanosur vëllain e tij, viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”. /Zëri

Continue Reading

Lajme

Qeveria diskuton sot masat e reja kundër Covid-19

Published

on

By

Qeveria diskuton sot masat e reja kundër Covid-19

Në seancën e sotme të Qeverisë duhet të vendoset për masën e re të propozuar, që ka të bëj me stimulimin financiar të mjekëve amë, në rast se numri I pacientëve të tyre të vaksinuar kalon 70 për qind.

“kemi hulumtuar këto 2-3 ditë dhe do të propozojmë deri tek Qeveria një masë të re, ajo ka të bëj me stimulimin e mjekëve amë. Gjegjësisht mjekët amë të stimulohen financiarisht kur të kalojnë mbi 70 për qind të vaksinimit nga numri i përgjithshëm i pacientëve të tyre, të shpërblehen me nga 30 denarë për pacient”, deklaroi kohë më parë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Continue Reading

Bota

Tragjike në SHBA, nëna dhe 4 fëmijët gjenden të vdekur, dyshimet e para drejt babait

Published

on

By

Tragjike në SHBA, nëna dhe 4 fëmijët gjenden të vdekur, dyshimet e para

Një ngjarje tragjike ka ndodhur Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një grua dhe 4 fëmijët e saj janë gjetur të vdekur në banesë të qëlluar me armë zjarri.

Sipas mediave amerikane, masakra ka ndodhur mbrëmjen e së dielës. Dyshimet për krimin bien mbi një burrë që besohej se ishte babai i fëmijëve, i cili u vetëdorëzua në polici.

Efektivët gjetën një grua, një vajzë dhe tre djem me plagë nga armët e zjarrit në pjesën e sipërme të trupit dhe mjekët i shpallën të gjithë të vdekur në vend, tha Policia. Të gjithë të miturit ishin nën moshën 12 vjeç.

Burri që besohet se është babai i fëmijëve u arrestua kur mbërriti në stacionin e policisë në Lancaster, tha departamenti./bw

Continue Reading

Aktuale