Connect with us

Bota

Certifikata e Covid-19 do të jetë e vlefshme për 9 muaj

Published

on

Certifikata e Covid-19 do të jetë e vlefshme për 9 muaj

Bashkimi Evropian ka propozuar një kufi nëntë mujor për vlefshmërinë e certifikatave të vaksinimit për udhëtimet brenda bllokut europian, si dhe prioritetin e udhëtarëve të vaksinuar.

Vaksinimi me një dozë të tretë përforcuese do të kërkohet pas nëntë muajsh nga vaksinimi fillestar i plotë.

BE-ja gjithashtu do të nxisë shtetet anëtare që të vazhdojnë të pranojnë të gjithë udhëtarët që janë vaksinuar me vaksina të miratuara nga Bashkimi Evropian dhe do t’u propozojë vendeve europiane hapjen e tyre nga 10 janari për të gjithë ata që janë vaksinuar me vaksinat e miratuara nga Organizata e Shëndetësisë.

Continue Reading

Bota

Magdalena Andersson sërish kryeministre e Suedisë

Published

on

Magdalena Andersson, e cila dha dorëheqjen shtatë orë pasi u zgjodh si kryeministrja e parë femër e Suedisë javën e kaluar, është përzgjedhur sërish për postin e lartë.

Ajo doli triumfuese pas një tjetër votimi në Parlamentin suedez të hënën.

Javën e kaluar, vetëm disa orë pasi u zgjodh, propozimi i buxhetit të Andersson u rrëzua në Parlament dhe ajo humbi mbështetjen e Partisë së Gjelbër nga koalicioni i saj.

Një qeveri, së cilës iu deshën javë të tëra negociatash për t’u formuar, u rrëzua shpejt.

Kryetari i parlamentit suedez, Andreas Norlén, tha se “i vjen keq” për atë që ndodhi të mërkurën, dhe pas sondazhit të liderëve të partive edhe një herë ai arriti në përfundimin se votat do të ishin sërish aty për të zgjedhur Andersson.

Çfarë ndodhi herën e parë?

Andersson, si udhëheqëse e socialdemokratëve, kishte arritur të siguronte mjaftueshëm mbështetje në një marrëveshje koalicioni për të siguruar votat në parlament për zgjedhjen e saj për kryeministre.

Marrëveshja e minutës së fundit ishte falë një marrëveshjeje me Partinë e Majtë për rritjen e pensioneve.

Kjo megjithatë bëri që Partia liberale e Qendrës të refuzonte buxhetin e saj, pa bllokuar hyrjen e saj në pushtet.

Atë pasdite parlamenti miratoi një buxhet nga opozita e djathtë, i cili u përgatit për herë të parë me Demokratët e Suedisë së ekstremit të djathtë.

Partneri i koalicionit të socialdemokratëve, të Gjelbrit, refuzoi të qeverisë me një buxhet të formuar në partneritet me të djathtën ekstreme, kështu që qeveria e sapo zgjedhur, u rrëzua.

“Ekziston një praktikë kushtetuese që një qeveri koalicioni jep dorëheqjen kur një parti largohet. Unë nuk dua të drejtoj një qeveri, legjitimiteti i së cilës vihet në dyshim,” shpjegoi Andersson në një konferencë shtypi.

Me rreth 25% në sondazhe, Partia Socialdemokrate është ende partia më e madhe politike në Suedi, por është afër niveleve më të ulëta të historisë së vetë si parti. /euronews.al

Continue Reading

Bota

Plazma e gjakut/ Një nga industritë më fitimprurëse në SHBA

Published

on

Industria vlen sot mbi 24 miliardë dollarë, sipas Byrosë së Kërkimeve të Marketingut, dhe ky numër pothuajse mund të dyfishohet deri në vitin 2027, pasi kërkesa globale për ilaçe që rrjedhin nga plazma rritet me 6% deri në 8% çdo vit.

Për mijëra amerikanë, dhurimi i plazmës është një rrugë shpëtimi. BuissnesInsider shkruan se në 90 minutat që duhen për të dhuruar, ata fitojnë pesëfishin e pagës minimale federale. Amerikanët furnizojnë dy të tretat e plazmës së gjakut në botë. Industria vlen sot mbi 24 miliardë dollarë, sipas Byrosë së Kërkimeve të Marketingut, dhe ky numër pothuajse mund të dyfishohet deri në vitin 2027, pasi kërkesa globale për ilaçe që rrjedhin nga plazma rritet me 6% deri në 8% çdo vit.

Plazma është lëngu i verdhë që përbën më shumë se gjysmën e vëllimit të gjakut. Spitalet e përdorin atë në transfuzione për të trajtuar djegiet dhe dështimin e mëlçisë, duke u mbështetur te donatorët e papaguar. Kompanitë biofarmaceutike gjithashtu e përdorin atë për të prodhuar barna që shpëtojnë jetën. Ndryshe nga ato që shkojnë drejt transfuzionit, dhurimet e plazmës të destinuara për mjekim nuk kanë nevojë të etiketohen si vullnetare ose të paguara.

Kjo ka çuar në një bum në qendrat private të plazmës fitimprurëse në të gjithë SHBA-në, me numrin e qendrave që është trefishuar gjatë 15 viteve të fundit. Sipas analistëve në Fortune Business Insights, dy të tretat e këtyre qendrave janë në pronësi të një prej tre kompanive: CSL Plasma, Grifols dhe BioLife.

Edhe para goditjes së pandemisë, kërkesa globale për plazmë e tejkaloi shumë ofertën. Ky hendek u përkeqësua vetëm në vitin 2020, pasi një përzierje e distancimit social, kërkesave të pastrimit dhe ngurrimi i donatorëve bëri që donacionet globale të bien me 15%, sipas Byrosë së Kërkimeve të Marketingut. Ndërkohë, plazma ka qenë shumë e kërkuar, pasi transfuzionet e antitrupave tregojnë rezultate premtuese në trajtimin e COVID-19 dhe kompanitë private përdorin plazmën nga pacientët me COVID-19 për të zhvilluar ilaçe të mundshme.

Pa asnjë zëvendësues sintetik për plazmën, prodhuesit e barnave mbështeten në një rrjedhë të qëndrueshme të donatorëve njerëzorë për të plotësuar furnizimin e tyre. Trajtimi i vetëm një pacienti me terapi plazmatike për një vit kërkon nga 130 deri në 1300 donacione.

“Përfundimi është se nëse SHBA nuk do të kompensonte donatorët, nuk do të kishte plazma të mjaftueshme dhe jetët do të humbnin globalisht,” shkroi presidenti i Fondacionit për Mungesa Imunologjike në një deklaratë të shkurtit 2019.

Por barra po bie mbi donatorët e cenueshëm, shumë prej të cilëve mbështeten në kompensimin e plazmës si një burim të ardhurash.

Continue Reading

Bota

Bjellorusia është i vetmi vend në Evropë që ka ende në fuqi dënimin me vdekje

Published

on

Që nga viti 2019, dënimi me vdekje u hoq me ligj ose në praktikë në 142 vende, që do të thotë se ai ende përdorej në 56 vende, la bërë të ditur Parlamenti Evropian me rastin e ditës së fushatës ndërkombëtare “Qytetet kundër dënimit me vdekje” më 30 nëntor.

Në vitin 2019, 657 njerëz u ekzekutuan në mbarë botën (me përjashtim të Kinës, ku besohet se janë kryer mijëra ekzekutime) dhe më shumë se 25,000 u dënuan me vdekje, tha Parlamenti Evropian, i cili kundërshton fuqimisht dënimin me vdekje dhe mbron fuqishëm heqjen e tij kudo në botë.

Numri i ekzekutimeve në vitin 2019 ka qenë më i ulëti në dhjetë vitet e fundit, me 690 ekzekutime në botë dhe në vitin 2017 – 993.

Rreth 86% e të gjitha ekzekutimeve të regjistruara në vitin 2019 kanë ndodhur vetëm në katër vende – Iran, Arabi Saudite, Irak dhe Egjipt. Të dhënat për Kinën nuk dihen sepse konsiderohet sekret shtetëror, deklaroi PE, duke iu referuar si burim Amnesty International.

Siç thuhet, heqja e dënimit me vdekje kundërshtohet fuqishëm në Azi, në botën arabe dhe në SHBA.

Në të njëjtën kohë, katër të pestat e 55 vendeve afrikane kanë hequr dënimin me vdekje ose kanë një moratorium mbi ekzekutimin.

Bjellorusia është i vetmi vend në Evropë që vazhdon të zbatojë dënimin me vdekje. Rusia ka një moratorium për ekzekutimin e dënimit me vdekje dhe ekzekutimi i fundit ishte në vitin 1999.

Parlamenti thekson se BE-ja jep kontributin më të madh në luftën kundër dënimit me vdekje në botë dhe rikujton se të gjithë anëtarët e saj e kanë hequr atë lloj dënimi në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Në luftën kundër dënimit me vdekje, BE-ja ndalon tregtinë e mallrave që mund të përdoren për torturë dhe ekzekutim, përdor politikën tregtare për të promovuar respektimin e të drejtave të njeriut dhe mbështet organizatat e shoqërisë civile në vendet me dënim me vdekje për të rritur ndërgjegjësimin, monitorimin dhe dokumentimin situata.

Edhe BE-ja mbështet “me zë të lartë” të gjitha masat për heqjen e dënimit me vdekje në nivel të OKB-së.

Përveç kësaj, Parlamenti Evropian miraton rezoluta dhe organizon debate që dënojnë veprimet e vendeve që ende përdorin dënimin me vdekje, tha PE.

Continue Reading

Aktuale