Connect with us

Komente

Atletja Drita Islami: Udhëtova me Besa Trans, autobusit freni i dorës nuk i punonte

Published

on

Atletja nga Shkupi Drita Islami ndanë përvojën e saj të udhëtimin me kompaninë Besa Trans, përmes një postimi në facebook ku thekson se autobusit freni i dorës nuk i punonte, përcjell in7

Postimi i plotë:

“Fillimisht dua të shprehi ngushëllime për familjarët e vik*timave, Zoti I mëshiroft ata që ndruan jetë kurse familjarëve ju dhëntë durim ta përballojnë këtë sprovë!

-E ndjej të nevojshme ta ndaj këtë eksperienc jo të mirë me ju, pasiqë bëhet fjalë për të njejtin agjension që shuajti jetën e 46 personave në aks*identin e ndodhur në Bullgari.
-Në vitin 2019, kur më duhej të udhëtoja deri në Aeroportin e Sofjes, po kjo kompani ishte ajo prej së cilës bleva biletë. Mjeti i tyre transportues u ndalua nga policia për kontrollim teknik. Policia e kishte ndaluar edhe 2 her të tjera gjat të njejtës javë por e kishin lëshuar disi, por kësaj rradhe JO. Bashkë me pesë udhëtar të tjerë, ishim dëshmitar që ky mjet transporti i kësaj kompanie, nuk e kaloi testin për frenim‼️ kurse freni i dorës nuk ishte në funksion fare ‼️

-Më pas, u detyruam të vazhdojmë udhëtimin me mjet tjetër privat, ja që vozitësi i këtij mjeti, në fakt, ishte vozitës “hua” i kësaj kompie në rast se mjetet e tyre nuk e kalojnë kontrollimin me sukses, transportohen me këtë mjet, vetur normale për 5 persona, kurse ne bashk me vozitësin ishim 7, i cili na rrezikoi jetët dona disa her gjat rruges, duke u ndaluar nga policia bullgare për tejkalim shpejtësie dhe i korruptonte me vetëm 10€‼️

Do të thotë, kjo kompani asnjëherë nuk ka tentuar t’i rregullojë problemet teknike të mjetëve të tyre, dhe nuk mban përgjegjsi për jetën e udhëtarëve.
-Po e paguajmë çmimin e mos të mbajturit përgjegjës njerëzit për gabimet e tyre, edhe atë me çfarë çmimi se!
-Për mua ishte hera e par dhe e fundit që udhtova me këtë kompani, pasi që isha vet dëshmitare se kjo kompani mban 0 përgjegjsi për jetën e udhëtarve!!!”-ka përfunduar postimin e saj atletja Islami./in7.tv/

Continue Reading

Komente

Xhaferi: 22 vjeçarja Viktorija u vra nga drejtësia që e vrau edhe Almirin e vogël

Published

on

By

Arianit Xhaferi në facebook:

22-vjeçarja Viktorija Nikolova nuk është vrarë vetëm nga 24-vjeçari J.Lj. Ajo u vra nga sistemi i drejtësisë, i cili inkurajoi sjellje të tilla të shoferëve që nga koha kur vendosi që Boban Iliç të mos vrasë Almir Aliun, por ai ishte viktimë e një aksidenti automobilistik…

U prefsh ne paqe Viktoria.

Tek ne drejtësia ka kohë që ka vdekur. Ndërsa vetë gjyqtarët dhe prokurorët nuk do të bien viktima të “aksidenteve automobilistike”, do të ketë shumë më tepër Viktoria dhe Almira…

Continue Reading

Komente

Fetai pyet deputeten e BDI-së: Po fotografitë e kolegëve tuaj me Vuçiçin, Daçiçin, Mijallkovin dhe Gruevskin i keni vënë në kornizë me krenari?

Published

on

Deputetja e BDI-së Arta Bilalli sonte në debatin Click Plus në TV21 tha se fotografinë e opozitës me Apasievin e fshehi që mos ta shohin fëmijët e mi, pas kësaj deklarate ka reaguar Arben Fetai nga Aleanca për Shqiptarët i cili pyet deputeten Bilalli se fotografitë e kolegëve të saj me Vuçiçin, Daçiçin, shefin e shtatmadhorisë serbe, Mijallkovin dhe Gruevskin i ka vënë në kornizë me krenari?, përcjell in7

Postimi i plotë:

Një deputete e BDI-së po thotë se e ka fshehur fotografinë e opozitës me Apasievin që mos ta shohin fëmijët e saj.

Po fotografitë e kolegëve të saj me Vuçiçin, Daçiçin, shefin e shtatmadhorisë serbe, Mijallkovin dhe Gruevskin i ka vënë në kornizë me krenari? Apasievi nuk është ndonjë faktor të cilin ne e marrim seriozisht dhe ai së paku nuk ka kryer gjenocid dhe krime mizore kundër shqiptarëve. Rezila, ka shkruar Fetai në facebook./in7.tv/

Continue Reading

Komente

Berisha: Kryeministri shqiptar si babadimri, përallë që zhgënjeu të gjithë

Published

on

Shkruan Vjollcë Berisha – U.D. Kryetare e Asamblesë së Femrës nga Aleanca për Shqiptarët

Po ndërrohen kryeministrat një nga një. Venë e vijnë. Kush me dështimet në shpinë, e kush si ikanak gjyqësie pa turp në sy. Vetëm kryeministri shqiptar s’duket gjëkundi në horizont.
Ardhja e kryeministrit shqiptar (nga kjo strukturë qeveritare) i ngjet pritjes së babadimrit: e di që s’vjen, por të pëlqen ta ndërtosh një rrëfim për të dhe t’i besosh paq.

Të gjithë votuesit e dinin që kjo përbërje pushtetarësh shqiptarë s’ka kapacitet për ta sjellë kryeministrin shqiptar, por rrëfimi qe tepër i bukur për ta kundërshtuar, ndaj dhe ia dhanë mundësinë. Kështu që, ndonëse pushteti u mor me këtë rrëfim, kryeministri s’u duk kund.
Tani që përsëdytet zgjedhja e një kryeministiri maqedonas, shqiptarëve u ngelet vetëm shija e keqe e zhgënjimit dhe e të qenit të mashtruar. Të tillë ndjehen edhe ata që besuan në premtimin magaloman parazgjedhor, por edhe ata që, ndonëse nuk zinin besë, u joshën nga bukuria e rrëfimit.

Herë tjetër s’do të ketë. Mashtrimi tjetër s’do të kalojë!!!

Continue Reading

Aktuale