Connect with us

Lajme

Video 3D! Si mund të ketë ndodhur aksidenti në Bullgari, publikohen pamjet

Published

on

Video 3D! Si mund të ketë ndodhur aksidenti në Bullgari, publikohen pamjet

Në pamje shihet autobusi i cili fillimisht përplaset me pjesën anësore të rrugës e më pas kalon nga ana tjetër duke u përplasur me trafikndarësen.

BULLGARI– Video 3D se si mund të ketë ndodhur aksidenti tragjik në Bullgari është bërë publike në rrjet. Në pamje shihet autobusi i cili fillimisht përplaset me pjesën anësore të rrugës e më pas kalon nga ana tjetër duke u përplasur me trafikndarësen. Më pas ndodh shpërthimi që u mori jetën 45 personave dhe la të plagosur 7 të tjerë.

Continue Reading

Lajme

Çeliku: Njerëzit e ndershëm të distancohen nga Alternativa që zgjodhi interesin personal

Published

on

By

Çeliku: Njerëzit e ndershëm të distancohen nga Alternativa që zgjodhi interesin personal

Gjithnjë e më shumë shtohen zërata brenda Alternativës që ky subjekt po bën gabim fatal me vendimin për pjesëmarrje në Qeveri.

Në këtë vijë është edhe profesoresha universitare Gjyla Çeliku e cila më herët madje qenë përkrahëse e Alternativës.

“Alternativa u acaruan pse përkrahëm Bilallin e Besës në Tetovë, por ama për pushtet u bashkuan me Kastriot Rexhepin, ish deputet i Besës dhe përçarës i Besës së mëhershme dhe të tashmes. Tash si e definoni ju këtë hap politik? Unë s’mund të shkel mbi interesat e popullit, por partitë nuk pyesin interesin e popullit, por të tyre. Shkelin mbi parimet e tyre, mbi deklarat e tyre dhe mbi popullin. Nejse, hap i keq. Hap pa etikë. Hap interesi! Populli barin më nuk e ha, as dele nuk është. Bile juve të partisë që nuk ju pëlqen hapi i tyre, lirisht shkëputeni sepse nuk është marre, por madhështi!

P.S. Vetë e kanë thënë “Nuk kishte faj Bilalli sa kishte Kastrioti”, shkruan mes tjerash Çeliku.

Continue Reading

Lajme

Zaev shpreh ngushëllime për rastin në Gllogjan

Published

on

By

Zaev shpreh ngushëllime për rastin në Gllogjan

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev nëpërmjet “Facebook” ka shprehur ngushëllimet e tij për rastin e ndodhur në Gllogjan.

“Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, shpreh keqardhje për tragjedinë e tmerrshme që ndodhi në Kosovë. Nuk ka fjalë ngushëllimi për prindërit e fëmijëve që tragjikisht humbën jetën, e as për të gjithë qytetarët e Kosovës që po vajtojnë për jetët e humbura”, shkruan Zaev.

Zaev në fund shton “jemi bashkë në zi me mendimet tona dhe dëshirojmë shumë forcë që të kalojë pikëllimi dhe dhimbja”./Telegrafi/

Continue Reading

Kosovë

Vendosi reklamën mbi muralin e Nexhmije Pagarushës, gjobitet biznesi në Prishtinë

Published

on

By

Një biznes në Prishtinë vendosi reklamën e tij mbi muralin e bilbilit të muzikës, Nexhmije Pagarushës, që u ‘rijetësua’ para tri javësh nga artistët e ‘Mural Fest Kosova’.

Menjëherë pas kësaj, gjatë ditës së sotme kanë ndërhyrë Inspektorati i Komunës së Prishtinës dhe Policia, për ta larguar reklamën.

Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri, ka njoftuar se pas heqjes së reklamës pala është dënuar me një gjobë prej 400 eurosh.

“Reklama u hoq dhe pala u dënua! Uroj që të ngritët vetëdija e secilit, e të mos përsëriten më raste të tilla!”, ka shkruar Tahiri në një postim në Facebook.

Kujtojmë që murali i Nexhmije Pagarushës u vendos në fillimi të nëntorit, në një objekt në rrugën “Qazim Hoxha”, në Prishtinë. /abcnews.al

Continue Reading

Aktuale