Connect with us

Lajme

Regjistrohen 442 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.939 testime janë regjistruar 442 raste të reja me coronaviurs.

Prej rasteve të reja 168 janë në Shkup, Manastir 41, Prilep 31, Kavadar 24, Ohër 15, Kumanovë, Veles, Shtip, Strumicë dhe Koçan 13, Dellçevë 11, Resnjë dhe Vallandovë 10, Demir Hisar 9, Negotinë dhe Berovë 8, Gjevgjeli, Sveti Nikole, Kriva Pallanka dhe Radovish 7, Tetovë 3, Makedonska Kamenica 2, Gostivar, Kërçovë, Strugë, Vinicë, Probishtip, Kratovë, Bogdanci, Makedonski Brod dhe Pehçevë 1.

Gjatë 24 orëve të fundi po ashtu janë shëruar 373 pacientë dhe kanë humbur jetën 10 pacientë.

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostifikuar gjithsej 213.307 raste, ndërsa prej tyre 197.493 janë shëruar dhe 7.474 kanë humbur jetën.

Momentalisht në Maqedoninë e Veriut ka gjithsej 8.339 raste aktive me coronavirus.

Continue Reading

Kosovë

Hoxhallarët përleshen në xhaminë e Vitisë (Video)

Published

on

Kryetari i Bashkësisë Islame të Vitisë, Husamedin Hoxha, është sulmuar pas një mosmarrëveshje nga Hoxhë Xheladin Halili, të martën.

Sulmin ndaj tij e pranoi vet Hoxha, i cili tha se rastin e ka raportuar edhe tek Bashkësia Islame e Kosovës.

Derisa, i dyshuari Xheladin Halili e mohoi të ketë kryer sulm ndaj kryetarit të BIK-ut.

“Sa i përket rastit, ka qenë vetëm një debat verbal. Përveç kësaj, kjo situate është tejkaluar përmes disa miqve, në të njëjtën ditë”, ka thënë Hoxha.

Gjakrat mes tyre mund të jenë shuar, por këtë të enjten kryetari Husamendin Hoxha, përveç rastit të hapur, në polici dërgoi edhe një raport mjekësor lidhur me këtë ngjarje.

Continue Reading

Bota

Britania heq kufizimet anti-COVID-19

Published

on

Britania e Madhe duke filluar nga sot ka hequr masat kundër koronavirusit të ri (COVID-19), përveç izolimit në rast infektimi, transmeton Anadolu Agency.

Në njoftimin nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se i është dhënë fund “masave të planit B” që u vendosën në vend më 8 dhjetor në kuadër të luftës kundër llojit Omicron falë “suksesit të madh të programit të vaksinimit”.

Sipas kësaj, përdorimi i detyrueshëm i dokumenteve që tregojnë statusin e COVID-19, e njohur si pasaporta e vaksinimit, ka përfunduar. Por vendet si klubet e natës dhe teatrot do të mund të vazhdojnë me zbatimin vullnetarisht.

Gjithashtu është hequr edhe detyrimi për të mbajtur maskë, por u rekomandua vazhdimi i mbajtjes së maskave në turma me njerëz dhe vende të mbyllura.

Nga ana tjetër, izolimi në rast infektimi do të vazhdojë.

“Përderisa mësojmë të jetojmë me COVID, duhet të shohim qartë se ky virus nuk do të largohet”, tha ministri i Shëndetësisë, Sajid Javid, duke kërkuar të vaksinohen të gjithë ata që nuk janë vaksinuar.

Continue Reading

Lajme

Dy persona ndërrojnë jetë shkaku i një orteku të dëborës në Turqi

Published

on

Dy persona kanë vdekur në Erzurum të Turqisë Lindore, pas një orteku bore. Autoritetet njoftojnë se personat fillimisht ishin bllokuar në borë, në pistën e skijimit, derisa më pas janë gjetur.

Tash e sa javë Turqia po përballet me mot të ftohtë dhe borë të madhe. Ajo ka marrë vendim për ndalimin e fluturimeve në Aeroportin e Stambollit, derisa mijëra njerëz kanë mbetur të bllokuar. Në anën tjetër, Turqia Lindore është “e mësuar” me mot të ftohtë.

Continue Reading

Aktuale