Connect with us

Komente

“Nuk morrëm mësim nga Durmo Turs, na ndodhi Besa Trans”

Published

on

Aktivisti Arianit Xhaferi, ka ngritur shqetësimin pas tragjedisë me autobusin në Bullgari. Sipas Xhaferit, përsëritja e tragjedive është pasojë e heshtjes ndaj të njëjtave.

“Nuk e morrëm mësimin nga Durmo Tours, na ndodhi Besa Trans.
Nuk e morrëm mësimin nga spitali modular i Tetovës, ishalla s’e bën Zoti – se sa për autoritetet, ne do digjemi të gjithë e kudo”, ka shkruar Xhaferi.

Continue Reading

Komente

Nesimi: Nëse Alternativa vendos të hyjë në qeveri, atëherë kryetar i saj duhet të bëhet Ka$triot R€xh€pi

Published

on

Analisti dhe njohësi i mirë i politikës në vend, Robert Nesimi ka ironizuar përmes postimit në facebook në lidhje pas mbledhjes së sotme të Kryesisë Qendrore të Alternativës ku deklaruan se kanë autorizuar kreun e kësaj partie, Afrim Gashi që të negociojë me ekzekutivin për përfshirjen e mundshme të kësaj partie në Qeveri, përcjell in7

Nesimi ka shkruar se nëse Alternativa vendos të hyjë në qeveri, atëherë kryetar i saj duhet të bëhet Ka$triot R€xh€pi.

Postimi i plotë:

Nëse Alternativa vendos të hyjë në qeveri, atëherë kryetar i saj duhet të bëhet Ka$triot R€xh€pi

Alternativa paska vendosur të vazhdojë bisedimet për kyçje të saj në qeveri, me pretekstin se don t’a ndihmojë vendin të kalojë ngërçin politik (ndërsa në të vërtetë po shpëton koalicionin SDSM-BDI i cili nuk i ka 60 deputetë). Po të njëjtin argument e përdori para dy javësh deputeti Ka$triot R€xh€pi.

Pra doktrinën e Alternativës e ka shpalosur dy javë para tyre Ka$triot R€xh€pi. Del se vizionari i vërtetë i kësaj doktrine ka qenë Ka$triot R€xh€pi, i cili ka trasuar rrugën kah do të ecë dy javë më pas Alternativa.

Duke qenë më vizionari i kësaj ideologjie, në këto rrethana është mëse korrekte që Ka$triot R€xh€pi tani e tutje të bëhet edhe formalisht kryetar i Alternativës (pasi praktikisht veçmë e ka dëshmuar se i prin proceseve të kësaj partie)./in7.tv/

Continue Reading

Komente

Nebiu: Afrim Gashit i pengonte tymi i “cigares opozitare”, por nuk i pengon tymi i duhanit të Ali Ahmetit

Published

on

Shkruan: Mr. Driton NEBIU

Ditën që duheshte të votohet mosbesimi qeverisë nuk arritët 5 minuta të qëndroni me Grupin Parlamentar me pretekstin se Afrim Gashit po i pengonte tymi duhanit,Vallë tani a nuk të pengon tymi i duhanit të Aliut dhe i BDI së…….

Nuk jemi të etur për pushtet se jemi të pastër e të drejtë për të ndryshuar politikbërjen në skenën politike shqiptare në RMV.Kryetar edhe pse disa parti qe kishin vetëm vula të partisë e jo anëtarësisë, e as degë e nëndegë me kontributin tuaj dhe aktivistëve të pathyeshëm të ASH -së,u dhamë mundësinë të kenë perfaqësues në Kuvend duke menduar që do të na ndihmojnë në ketë rrugëtim për t’i çliruar shqiptarët nga ky regjim i quajtur BDI.

Mirëpo duke u bazuar në BETIMIN tonë për ketë rrugëtim që gjithsesi do ta vazhdojmë deri në çlirimin e shqiptarëve nga ky kancer politik i quajtur BDI,ne e besuam që do të jenë besnik mirëpo ata na e tradhëtojnë këtë kauzë sepse janë bashkëpunëtorë që herë shiten e herën tjetër blehen dhe po i krijojnë çdoherë komoditet krimit të BDI -së,për të vazhduar keqëbërjen, frikësimin e shantazhet ndaj shqiptarëve opozitar e të papaërcaktuar që jemi shumë më shumë se pushtetarët.

I nderuar Kryetar i partisë dr. Ziadin Sela si themelues i këtij subjekti politik që me sinqeritetin te plotë shpirtëror dhashë dhe do të japë kontributin tim në këtë rrugëtim qe ta besuam dhe je i vetmi që do të besoj duke ditur se qëndron stoik kundër politikave të gabuara të kancerit shqiptar BDI së mendimi im personal është që të vazhdojmë kët rrugëtim vetëm si ASH pa koalicione parazgjedhore me asnjë parti tjetër politike.

Arsyeja është kjo që gjatë të kaluarës dëshmuat si kryetar dhe ne si parti që u mundove dhe u munduam të bashkojmë partit politike shqiptare që llogariteshin opozitare që për fat të keq s’kishte qenë ashtu.Duke u bazuar në ndodhitë e fundit që koha po e dëshmon që njëra e lëshon e tjetri që shiteshte kundër BDI -së mezi presin të bashkëpunojnë më BDI -në përsëri kundër nesh e kundër shqiptarëve,realiteti që ne e dimë dhe e shohin gjithë shqiptarët se i vetmi opcion opozitar që po e dëshmon e ku mund të besojnë në çlirimin nga ky regjim është ASH dhe ju kryetar Ziadin Sela. Andaj edhe një herë ky eshtë vetëm mendimi im personal që ndoshta e kam mendim të gabueshëm po koha do e tregon më së miri.

Unë vazhdoj këtë rrugëtim që e filluam bashkë me shumë shokë e miq Kryetar pamarrë parasysh vendimit tuaj apo mendimit tim në fund të fundit kemi një qëllim për t’i çliruar shqiptarët nga ky monizëm.

Continue Reading

Komente

Deputetja Dauti: Korrupsioni, ky vrasës serik!

Published

on

Deputetja e Aleancës për Shqiptarët Ilire Dauti përmes një shkrimi në profilin e saj në facebook ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi me aksidentin rrugorë ku u humbën jetën 45 persona dhe 8 mbeten të lënduar në autostradën “Struma” në perëndim të Sofjes së Bullgarisë të gjithë shtetas të Maqedonisë së Veriut, përcjell in7

Deputetja Dauti ka shkruar se Për vetëm tre muaj u shuan 76 jetë njerëzish të pafajshëm, në mesin e tyre 12 fëmijë, të tjerë të reja e të ri që kishin ndarë me ne ëndrrat për të ardhmen e tyre. E vetmja mënyrë për ta përballuar këtë dhimbje është të mendosh se e gjithë kjo nuk mund të jetë dhe nuk është e vërtetë. Sikur të mos ishte! Por, për fat të keq është. Njeri nuk di si të ngushëllojë, si të thur fjali, si të veprojë. Ke frikë për jetën e çdonjërit, frikë nga tragjeditë që përsëriten.

Postimi i plotë:

Korrupsioni vret, djeg, shkatërron, godet në të gjitha format, gjithnjë duke kërkuar shokë që t’i bëjë sikur vetja dhe fatkeqësisht, këtë po e arrin nëpërmjet të krimit politik dhe elektoral. Dhe për fund del e feston, thotë haptas-u rritëm. Po, sepse tashmë ushqehet me gjakun tonë.
Për vetëm tre muaj u shuan 76 jetë njerëzish të pafajshëm, në mesin e tyre 12 fëmijë, të tjerë të reja e të ri që kishin ndarë me ne ëndrrat për të ardhmen e tyre. E vetmja mënyrë për ta përballuar këtë dhimbje është të mendosh se e gjithë kjo nuk mund të jetë dhe nuk është e vërtetë. Sikur të mos ishte! Por, për fat të keq është. Njeri nuk di si të ngushëllojë, si të thur fjali, si të veprojë. Ke frikë për jetën e çdonjërit, frikë nga tragjeditë që përsëriten.
Por as heshtja nuk është zgjidhje, ajo është aprovim i këtij sistemi të devijuar, sistemi që sheh vetëm si të shpëton veten.
Raporti nga Transparency International (2020) si shtet na radhiti në vendin 111 në botë sipas shkallës së perceptimit të korrupsionit në sektorin publik. Ndërsa, paramendoni, autoritetet e shtetit e interpretuan se ky ishte vetëm perceptim, vetëm sa nuk thane-“e kanë gabim qytetarët”. Ndërsa sot, më tepër se asnjëherë u vërtetua se korrupsioni është përjetim të cilin ne të gjithë tmerrësisht po e përjetojmë.
Edhe pse mundet të na akuzojnë se po i politizojmë fatkeqësitë, ndërgjegjja që me heshtje e ushqejmë këtë vrasës serik është më e rëndë se akuzat e të politizuarve haptazi apo tinëzisht.
Pamvarësisht të gjithave duhet folur, vepruar për nder të atyre që shkuan në amshim, të jetëve tona dhe brezave që do të vin!-ka theksuar Deputetja nga rradhët e ASH-së Ilire Dauti./in7.tv/

Continue Reading

Aktuale