Connect with us

Lajme

Nga tragjedia më e madhe në Evropë deri të 12 fëmijët – Mediat botërore me raportim të detajuar për aksidentin me autobus

Published

on

Nga tragjedia më e madhe në Evropë deri të 12 fëmijët – Mediat botërore me raportim të detajuar për aksidentin me autobus

Gazetar: Adrian Kerimi/ALSAT

Tragjedia në Bullgari preku mediat ndërkombëtare. Titujt bombastik për numrin e lartë të viktimave u shpërndanë gjithandej, pavarësisht qasjes së limituar të mediave për të arritur në vendin e ngjarjes, shkruan Alsat.

The Guardian aksidentin e cilësoi si tragjedinë më të madhe në Evropë gjatë dekadës së fundit. Duke u thirrur në burime nga mediat bullgare, The Guardin i referohet dëshmitarëve okularë duke hedhur dritë edhe mbi shkaqet e aksidentit i cili sipas tyre erdhi falë një gabimi njerëzor.

CNN nis storjen me numrin e viktimave minoren. “12 fëmijë në mesin e 46 viktimave” potencohet në titullin e medias më të madhe ndërkombëtare. Sipas tyre shkaqet e aksidentit pritet të mësohen të paktën 6 muaj nga hetimi i detajuar, ndërsa si pista të mundshme përmendin: faktorin njeri dhe një problem teknik.

ABC NEËS tragjedinë e cilëson si “një autobus me kufoma”. Duke u thirrur në numrin e viktimave dhe 12 fëmijë brenda bilancit, ABC NEËS pretendon se flaka në autobus kishte ardhur si rezultat i një shpërthimi nga pjesa e parme, përkatësisht nën ulësen e shoferit.

Agjencia e lajmeve në Rusi, RUPTLY përveç tragjedisë, aksidentit i jep edhe një dozë diplomacie. Në tekstin e tyre potencohet se tragjedia e 23 nëntorit mund të ndikon pozitivisht në ngrohjen e raporteve Bullgari-Maqedoni e Veriut.

Agjencia e lajmeve në Francë, AFP, njëherë ndër mediat e para që bashkë me ato bullgare arriti në vendin e ngjarjes, aksidentin e një ditë me parë e cilësoi si tragjedinë më të madhe në Evropë në 10 vitet e fundit. Ishte AFP nga ku doli lajmi i bazuar në deklaratën e ekspertit bullgar se në autobus ka pasur sasi të madhe të lëndës djegëse.

Mediat në Turqi publikuan pamje nga kamerat e sigurisë kur turistët të ndodhur në autobusin e kompanisë “Besa Trans” lëshuan hotelin ku qëndronin. Nga ana tjetër, mediat në Britani të Madhe raportuan se një autobus nga bullgaria është aksidentuar në autostradën famëkeqe. Në Maqedoni të Veriut mediat nga rajoni dhe më gjerë vëmendje të madhe i kushtuan familjeve të viktimave dhe agjencisë turistike e cila ditë më parë për disa orë ishte e pakapshme për prononcim. Shumë media kanë dërguar edhe ekipet e tyre në Shkup për të transmetuar zhvillimet e fundit lidhur me aksidentin./ Alsat.mk

Continue Reading

Lajme

Gençovska: Bullgaria pret rezultate konkrete me Maqedoninë e Veriut

Published

on

Ministrja e Jashtme bullgare Teodora Gençovska thotë se është mirë që kanë rifilluar dialogun me Shkupin.

Ajo tha gjithashtu se i kanë propozuar Qeverisë së Maqedonisë që nëse është e nevojshme të evakuohet ekipi diplomatik nga Ukraina. Në të njëjtën kohë ata rinovuan propozimin që Bullgaria të mbrojë hapësirën ajrore të Maqedonisë.

“Duke pasur parasysh faktin se Ministritë e Punëve të Jashtme të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut janë koordinatore të të gjithë procesit, krahas zhvillimit të dialogut për çështjet politike, në bisedën me ministrin e Jashtëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut zgjeruam hapësirën e bisedimeve”, tha Gençovska.

Në lidhje me dialogun me Maqedoninë, Gençovska thotë se Bullgaria pret rezultate konkrete.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski me një delegacion qeveritar vizitoi së fundmi Bullgarinë.

Continue Reading

Kosovë

Hoxhallarët përleshen në xhaminë e Vitisë (Video)

Published

on

Kryetari i Bashkësisë Islame të Vitisë, Husamedin Hoxha, është sulmuar pas një mosmarrëveshje nga Hoxhë Xheladin Halili, të martën.

Sulmin ndaj tij e pranoi vet Hoxha, i cili tha se rastin e ka raportuar edhe tek Bashkësia Islame e Kosovës.

Derisa, i dyshuari Xheladin Halili e mohoi të ketë kryer sulm ndaj kryetarit të BIK-ut.

“Sa i përket rastit, ka qenë vetëm një debat verbal. Përveç kësaj, kjo situate është tejkaluar përmes disa miqve, në të njëjtën ditë”, ka thënë Hoxha.

Gjakrat mes tyre mund të jenë shuar, por këtë të enjten kryetari Husamendin Hoxha, përveç rastit të hapur, në polici dërgoi edhe një raport mjekësor lidhur me këtë ngjarje.

Continue Reading

Bota

Britania heq kufizimet anti-COVID-19

Published

on

Britania e Madhe duke filluar nga sot ka hequr masat kundër koronavirusit të ri (COVID-19), përveç izolimit në rast infektimi, transmeton Anadolu Agency.

Në njoftimin nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se i është dhënë fund “masave të planit B” që u vendosën në vend më 8 dhjetor në kuadër të luftës kundër llojit Omicron falë “suksesit të madh të programit të vaksinimit”.

Sipas kësaj, përdorimi i detyrueshëm i dokumenteve që tregojnë statusin e COVID-19, e njohur si pasaporta e vaksinimit, ka përfunduar. Por vendet si klubet e natës dhe teatrot do të mund të vazhdojnë me zbatimin vullnetarisht.

Gjithashtu është hequr edhe detyrimi për të mbajtur maskë, por u rekomandua vazhdimi i mbajtjes së maskave në turma me njerëz dhe vende të mbyllura.

Nga ana tjetër, izolimi në rast infektimi do të vazhdojë.

“Përderisa mësojmë të jetojmë me COVID, duhet të shohim qartë se ky virus nuk do të largohet”, tha ministri i Shëndetësisë, Sajid Javid, duke kërkuar të vaksinohen të gjithë ata që nuk janë vaksinuar.

Continue Reading

Aktuale