Connect with us

Kosovë

Këto janë disa nga marrëveshjet Kosovë – Shqipëri që pritet të nënshkruhen në mbledhjen e dy qeverive të premten

Published

on

Të premten e 26 nëntorit në Elbasan pritet të mbahet mbledhja e përbashkët, e shtata me radhë e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Disa marrëveshje pritet të nënshkruhen në këtë mbledhje. Por, ato që tashmë janë bërë të ditura, janë marrëveshja për sigurime shoqërore, ku është kërkuar autorizimi për nënshkrim nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, marrëveshja për lejet e qëndrimit në afat 5-vjeçar, përmes një aplikimi të thjeshtë dhe ajo për lehtësimin e procedurës së njohjes së diplomave.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci në një prononcim për Telegrafin ka bërë të ditur se marrëveshja në fushën e arsimit do të jetë për lehtësim të procedurës së njohjes së diplomave.

“Marrëveshja që do te nënshkruhet në fushën e arsimit është: Marrëveshje dypalëshe për lehtësimin e procedurës së njohjes se diplomave nga IAL-te (të konfirmimit të të diplomuarve nga Qendrat Kombëtare respektive të Njohjes së Diplomave). Në fushën e njohjes dhe njësimit reciprok të diplomave, certifikatave dhe gradave shkencore, të lëshuara nga institucionet e arsimit të lartë dhe institucioneve të tjera të autorizuara”, theksoi Nagavci për Telegrafin.

Telegrafi merr vesh se do të nënshkruhet edhe një memorandum mirëkuptimi për studimin e fizibilitetit për ndërtimin apo rehabilitimin e segmentit hekurudhor Durrës-Prishtinë.

Po ashtu pritet të ketë edhe marrëveshje në fushën e sigurisë por të cilat deri më tani nuk janë bërë të ditura.

Të gjithë qytetarët e Kosovës do të mund të marrin lejen e qëndrimit në afat 5-vjeçar së bashku me lejen e punës në Shqipëri, vetëm me një aplikim të thjeshtë.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Blendi Çuçi duhet shtuar se kjo do të nënshkruhet të premten në takimin e përbashkët të mes dy vendeve.

“Sot, miratuam një nga marrëveshjet që do të nënshkruajmë të premten mes Shqipërisë dhe Kosovës që ka të bëjë me lejet e qëndrimit të shtetasve respektiv. Është lajm i mirë për shtetasit e Kosovës që do të marrin thjesht me një aplikim lejen e qëndrimit për 5 vite në Shqipëri dhe brenda saj edhe leja e punës”, tha Çuçi.

Po ashtu, gjatë fjalës së tij, ai ka lënë të kuptohet se do të ketë edhe të tjera marrëveshje brenda sektorëve që përfshinë Ministria e Brendshme.

“Është lajm i mirë edhe për shqiptarët që jetojnë në Kosovë që do të marrin leje qëndrimi me procedura të thjeshtuara. Është në vazhdën e disa marrëveshjeve që do të nënshkruajmë brenda sektorëve që përfshin Ministria e Brendshme”, ka shtuar ai.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati gjatë mbledhje së Qeverisë së Kosovës ka deklaruar se kanë përfunduar me sukses negociatat për këtë marrëveshje.

“Bëhet fjalë për të kërkuar rekomandimin për autorizim për nënshkrim nga Presidentja e Kosovës lidhur me marrëveshjen për sigurime shoqërore në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë. Qeveria e Kosovës e përfaqësuar fillimisht nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka përfunduar me sukses negocimin e marrëveshjes për sigurime shoqërore në mes të dy qeverive. Objektivi kryesor i kësaj marrëveshje është sigurimi i mbrojtjes shoqërore për qytetarët që jetojnë në të dy shtetet duke u mundësuar atyre të realizojnë të drejtat e tyre, siç janë pensionet e moshës, pensionet familjare, pensionet invalidore të punës si dhe e drejta në pension nga fondi i kursimeve pensionale individuale, apo shtylla e dytë”, tha gjatë mbledhjes Murati.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati

Tutje, Murati shtoi se me këtë marrëveshje qytetarëve që kanë punuar një kohë të gjatë në Republikën e Shqipërisë do tu mundësohet që pas arritjes së moshës së pensionimit të kenë të drejt që këtë pension ta marrin në Kosovë.

“Janë mbajtur dy raunde të negociatave, meqë rast palët kanë finalizuar tekstin e marrëveshjes së përgjithshme dhe marrëveshja parashihet të nënshkruhet edhe në mbledhjen e dy qeverive që planifikohet të mbahet këtë javë”, tha Murati.

Ky rekomandim i ministrit u miratua nga Qeveria e Kosovës, teksa pritet nënshkrimi i saj të premten në Elbasan. /Telegrafi/

Continue Reading

Kosovë

Vendosi reklamën mbi muralin e Nexhmije Pagarushës, gjobitet biznesi në Prishtinë

Published

on

By

Një biznes në Prishtinë vendosi reklamën e tij mbi muralin e bilbilit të muzikës, Nexhmije Pagarushës, që u ‘rijetësua’ para tri javësh nga artistët e ‘Mural Fest Kosova’.

Menjëherë pas kësaj, gjatë ditës së sotme kanë ndërhyrë Inspektorati i Komunës së Prishtinës dhe Policia, për ta larguar reklamën.

Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri, ka njoftuar se pas heqjes së reklamës pala është dënuar me një gjobë prej 400 eurosh.

“Reklama u hoq dhe pala u dënua! Uroj që të ngritët vetëdija e secilit, e të mos përsëriten më raste të tilla!”, ka shkruar Tahiri në një postim në Facebook.

Kujtojmë që murali i Nexhmije Pagarushës u vendos në fillimi të nëntorit, në një objekt në rrugën “Qazim Hoxha”, në Prishtinë. /abcnews.al

Continue Reading

Kosovë

Sveçla: Vrasësit i jap ultimatum të dorëzohet, po koordinohemi edhe me AKI për rastin e Gllogjanit

Published

on

By

Sveçla: Vrasësit i jap ultimatum të dorëzohet, po koordinohemi edhe me AKI për rastin e Gllogjanit

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla i ka dhënë ultimatum vrasësit të tre personave në Gllogjan të Deçanit që të dorëzohet sa më shpejtë në Polici.

Sveçla në një konferencë për media tha se kanë vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet që të zbulojnë këtë rast, transmeton Telegrafi.

“Me të marrë lajmin jam kthyer në Kosovë dhe jam nisur drejt Deçanit për të takuar gjithë strukturat policore, por edhe prokurorët e rastit dhe për të shprehur gatishmërinë tonë që të vëmë në funksion gjithë kapacitetet e shtetit në zbulimin e këtij rasti, dhe lehtësimin e dhimbjeve për familjarët. Dua të bëjë ftesë të gjithë qytetarëve që për çfardo informacioni t’i drejtohen Policisë dhe rasti të zgjidhet sa më parë”, deklaroi ai, përcjell Telegrafi.

Ministri tha se Policia është duke u dakorduar edhe me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës.

“Tashmë kemi informacione të ndryshme, të cilat policia nën direktivat e prokurorisë është duke i trajtuar. Janë dukë u trajtuar disa pista. Po ashtu, i bëj ultimatum vrasësit të dorëzohet, për shkak se për çdo ditë ai rëndon të tjerët, kushdo që ndihmon vrasësit implikohet me vepër penale. Sa më parë që dorëzohet aq më mirë për rrethin e tij. Unë mund të garantoj se jemi të vendosur që kapacitetet tona shtetërorë janë në dispozicion të zbulimit të rastit. Policia po koordinohet edhe me AKI”, u shpreh ai.

Ndryshe, mbrëmë rreth orës 19:00 është sulmuar me armë zjarri një autobus në Gllogjan të Deçanit, ku të vrarë kanë mbetur tre persona, shoferi dhe dy nxënës.

Autori i krimit ka qenë i maskuar, ndërkohë Policia është në kërkim të tij.

Policia përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se autobusi është sulmuar me armë zjarri që është AK-47. /Telegrafi/

Continue Reading

Kosovë

Sulmi në Glogjan është kryer nga një person i vetëm me kallashnikov

Published

on

By

Sulmi në Glogjan është kryer nga një person i vetëm me kallashnikov

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e trefishtë që ndodhi mbrëmjen e së premtes në Gllogjan të Deçanit, ku të vdekur mbetën dy nxënës-maturantë dhe shoferi i autobusit. Policia e tregon se autobusi që ishte në qarkullim nga Gjakova për në Gllogjan ku ishin tetë pasagjerë, ishte sulmuar me armë zjarri që dyshohet të jetë e llojit AK-47. I dyshuari i këtij akti kriminal gjendet ende në arrati. Policia ka thënë se tash për tash, nuk ka arsye për të besuar se ngjarja në Deçan është akt terrorist. Ndërsa dyshimet e para janë se sulmin makabër e ka kryer një person i vetëm. Kryeprokurori Blerim Isufaj ka thënë se hetimet janë duke u zhvilluar në disa pista, porse ende nuk ka ndonjë të dyshuar.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka bërë thirrje që kushdo që ka informata për ngjarjen, të bashkëpunojë me autoritetet, në mënyrë që kryesi i veprës të dalë sa më shpejt para drejtësisë. Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, është shprehur i tronditur dhe i trishtuar nga sulmi. Pasi ngushëlloi familjarët apeloi që të zbardhet ngjarja.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur krim mizor e brutal, sulmin në Deçan.

“Kam kërkuar nga organet e rendit që të bëjnë maksimumin dhe sa më shpejt dorasin ta sjellin para drejtësisë. Aq e trishtueshme, tronditëse, pikëlluese, është tragjedia e sotme në Deçan sa disi më ka lënë pa fjalë, por nuk guxon të na lë pa vepra. Dhe Policia e Kosovës, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla më kanë siguruar që po bëjnë gjithçka që është në kapacitetet e tyre në mënyrë që edhe të zbardhet rasti sa më parë edhe të mundësohet pa vonesa drejtësia”, deklaroi Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.

Përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian kanë dënuar sulmin që ndodhi në Deçan. I ngarkuari me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe i ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave. Ndërkaq në reagimin që ka bërë Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, është thënë që shpresojnë se i dyshuari të sillet sa më shpejt para drejtësisë. Të tronditur janë shprehur edhe liderët e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. /Alsat.mk

Continue Reading

Aktuale