Connect with us

Komente

Hoxha Benjamin Idrizi: Tragjedia e autobusit: Krim i madh dhe mëkat i pafalshëm i pronarit e jo dëshira e Zotit

Published

on

Shkruan hoxha: Benjamin Idrizi

Tragjedia e aksidentit, i cili ndodhi në Bullgari, ku humbën jetën 45 të pafajshëm në mënyrë dramatike dhe të tmerrshme, është një çështje për të cilin duhet të diskutojmë edhe në aspektin fetar, moral, etik dhe shoqëror.

Në fillim dua të jem i rreptë. Kjo tragjedi nuk është si pasojë e caktimit dhe dëshirës së Zotit. Zoti, të cilit i besojmë paluhatshëm së është i Mëshirshëm, se nuk dëshiron që krijesat e Tij të digjen në zjarr në mënyrë të pamëshirshme. Zoti është ai i cili njeriut jep jetë dhe Ai ia merr jetën, por ky proces gjendet në suaza humane dhe nuk del jashtë qarkut të mëshirës, rahmetit dhe bamirësisë së Tij. Falë Zotit, Mëshirëbërësit!

Prandaj shtrohet pyetja se kush është tani shkaktari dhe fajtori i tragjedisë? Vetë Kur’ani përgjigjet: “Çfarëdo e keqe që mund t’ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja të këqija” (42:30).

Njerëzit që e humbën jetën në këtë tragjedi janë viktima të një krimi. Ata ranë viktima si pasojë e një tregtie të pamoralshme. Pronari, si dhe punëtorët e agjencisë “Besa trans” kanë shkaktuar humbjen e jetës së fëmijëve, të rinjve, burrave dhe grave, të cilët ishin krejt të pafajshëm nga pasioni i pronarëve të agjencisë.

Për të fituar ca lekë më shumë, në mënyre ilegale dhe cinike, kanë shkaktuar humbjen e jetës së njerëzve në moshën më të mirë. Ata janë vrasës, kriminelë, barbarë dhe nuk janë njerëz. Ata janë pa besim dhe pa besë. Të gjithë ata që e udhëheqin këtë kompani, si edhe dhe ata që kanë lejuar që autobusi të qarkullojë në atë gjendje, do të dalin para Zotit si katila (vrasës)!

Të tillë janë jo vetëm ata që e mbajnë përgjegjësinë, por edhe pushteti, i cili nuk i mbikëqyrë dhe nuk i dënon kriminelët, kontrabanduesit dhe të korruptuarit. Përgjegjës do të jenë edhe ato agjenci, që as në të ardhmen nuk do të ndërmarrin masa për t’i dhënë fund tregtisë ilegale dhe do të vazhdojnë njësoj si deri tani.

Detyrimi i hoxhallarëve në këto ditë të vështira për familjarët është që t’u japin atyre gajret, moral dhe shpresë. Por, hoxhallarët e kanë edhe një detyrim – të flasin guximshëm për krimin dhe kriminelët, të tregojnë se posedimi i emrit mysliman, që e mbajnë përgjegjësit e veprave të ligëta, nuk do t’i shpëtojë ata nga dënimi i Zotit: “Ata që e hanë pa të drejtë pasurinë e skamnorëve, në të vërtetë ata hanë atë që mbush barkun e tyre zjarr dhe do të futen në zjarrin e xhehennemit.” (4:10).

Të flasin për fitimin hallall dhe për rrezikun e ryshfetit, krimit dhe korrupsionit më shumë sesa për namazin. Të flasin më shumë për abuzimin e detyrës zyrtare e të detyrës së besuar në pushtet e në drejtimi e kompanive.

Pa dyshim se viktimat janë lulet e xhennetit dhe do të jenë në nivelet më të lartë bashkë me familjarët që do ta mbajnë në zemrat e tyre flakën e dhimbjes. Në xhennet do të mbarojë dhimbja e tyre dhe aty do të fillojë lumturia e amshueshme.

Ndërkaq, pa dyshim që shkaktarët e incidentit do të jenë drunjtë e xhehenemit. Aty do të mbarojë lumturia e fitimit nga tregtia ilegale dhe aty do të fillojë dhimbja e amshueshme!

Continue Reading

Komente

Arben Zeqiri i Aleancës tregon 7 arsyetimet pa logjikë të Gashit dhe Alternativës

Published

on

Arben Zeqiri shefi i informit të Aleancës për Shqiptarët ka kometuar zhvillimet e fundit politike në vend, ku Alternativa ka zhvilluar bisedimet me kryeministrin Zoran Zaev për tu bë pjesë e shumicës parlamentare, përcjell in7

Zeqiri përmes postimit në facebook ka treguar 7-të arsyetimet pa logjikë të Afrim Gashit dhe Alternativës.

Postimi i plotë:

Justifikumet e deputetit dhe partisë që nuk kanë asnjë logjikë:

1. Nuk shkova në Kuvend se ndjehesha i rrezikuar nga deputetët e opozitës!
– Përse paraprakishr nuk e rrezikoi askush Skender Rexhepin?
2. Hyjmë në Qeveri të mbështesim euro-integrimet!
– Euro integrimet mbështeten edhe nga opozita, ashtu siç u mbështetën ndryshimet kushtetuese dhe shumë ligje të tjera me siglën e BE-së.
3. Duam ti japim shancë kësaj Qeverie dhe stabilitetit në prag të marrjes së datës.
– Vetë kryeministri nuk dha dorëheqje më herët, ndërsa jep dorëheqje dhe largohet dy javë para vendimit për datën.
4. Do të hyjmë në Qeveri që do ta luftojë krimin dhe korrupsionin.
– A nuk ishte kjo Qeveri e kriminalizuar dhe korruptuar. Si do ta luftoni krimin duke bashkëpunuar dhe bashkëqeverisur me kriminel (siç i quajtët vetë deri dje)?
5. Do ta ndihmojnë procesin integrues duke u bërë pjesë e Qeverisë.
– Çfarë ndihme mund të jepet dy javë para vendimit për datën? Çfa konkretisht do të bëjnë për dy javë?
6. Nëse kanë gadishmëri të ndihmojmë procesin integrues duhet të pranojnë ndarje të pushtetit.
– Kjo nuk është ndihmë, por shantazhim i procesit integrues. Kjo i bie: si t’na jepni poste do të mbështesim integrimet, nëse jo nuk i mbështesim.
7. Mes vdekjes dhe uljes me Ali Ahmetin, unë do ta zgjedhi të parën.
– Zot fali, s’dijnë çfarë flasin!, ka përfunduar Zeqiri./in7.tv/

Continue Reading

Komente

Fetai pyet Afrim Gashin: Çfarë koncepti po pret të dëgjosh nga SDSM-BDI si regjimi më i korruptuar e më i papërgjegjshëm në Evropë?

Published

on

Arben Fetai nga Aleanca për Shqiptarët përmes një postimi në facecook ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend ai i ka drejtuar pyetje kryetarit të Alternativës Afrim Gashit se çfarë koncepti po pret të dëgjosh nga SDSM-BDI si regjimi më i korruptuar e më i papërgjegjshëm në Evropë?, përcjell in7

Postimi i plotë:

O Afrim, çfarë koncepti po pret të dëgjosh nga SDSM-BDI si regjimi më i korruptuar e më i papërgjegjshëm në Evropë? Mosni se marre prej familjeve të viktimave të Tetovës e të Bullgarisë.- ka përfunduar Fetai./in7.tv/

Continue Reading

Komente

Shqiptarët në pritje të nëntorit të tretë! Kush do të na e sjellë?!

Published

on

Dy ditë më parë, u duk sikur zemrat shqiptare u ngrohën, nga ndjesia se fryma shqiptare do të jetë e bashkuar. Por, pas dy ditësh, këto ndjesi kalojnë në një anë tjetër, sikur në një kohë tjetër, por me shpresa se do të jemi bashkë, nën një shtet, Shqipëri-Kosovë bashkë.

Por, shumica e shqiptarëve vazhdojnë të mbesin të ndarë, edhe këtë 28 nëntor, madje në shumë shtete.

Kombi shqiptar me shekujt të tërë derdhi gjak që të gëzojmë lirinë të bashkuar. Por, një gjë e tillë nuk u realizua asnjëherë.

Kthehemi tek faktet historike që i kanë përcjellë shqiptarët me shekuj të tërë. Ëndrra e kombit shqiptarë ishte edhe mbetet e njëjtë, bashkimi i trojeve etnike, ashtu siç e kishte ëndërruar Gjergj Kastrioti e Ismail Qemaili…

Continue Reading

Aktuale