Connect with us

Teknologji

Rrëfehet inxhinieri shqiptar që projektoi makinën elektronike të cilën e promovoi Biden

Published

on

Shumë shqiptarë tashmë po korrin suksese të mëdha në shtete të ndryshme të botës.

Njëri prej tyre është Gjergji Shaskaj nga Vlora i cili ka shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shaskaj është inxhinier i elektronikës i cili ditë më parë bashkë me një ekip inxhinierësh kishin finalizuar makinën e parë elektronike të tipit Hummer EV të cilin e promovoi vetë presidenti amerikan Joe Biden.

Shaskaj tregon eksperiencën e tij pasi Biden vlerësoi këtë veturë.

Presidenti amerikan Joe Biden ishte i pari që e testoi veturën elektronike të tipit Hummer EV me tre motorë elektronikë, vetura e parë e këtij tipi në Amerikë.

Bidenit duket se i pëlqeu fuqia e makinës, ka theksuar ai.

Punën më të rëndësishme në projektimin e kësaj makine e kishte bërë një shqiptar i cili kishte shkuar në Michigan të SHBA-së. Gjergji Shaskaj ishte përgjegjësi i finalizimit të këtij projekti.

Ai tregon për RTK-në eksperiencën kur presidenti amerikan provoi makinën.

“Po, kam qenë prezent. Presidenti u shpreh shumë i kënaqur dhe i habitur nga performanca e makinës”, tha ai.

“Jam nga njerëzit me eksperiencën më të madhe jo vetëm në Michigan”, shtoi ai.

Miratimi i ligjit të infrastrukturës nga qeveria amerikane i cili përfshinë edhe ligjin për makinat elektrike, ka bërë që të rritet përdorimi i tyre.

Shqiptari nga Amerika tha se në muajt në vijm do të prodhohen edhe 30 makina të tilla të tipit Hummer EV.

Continue Reading

Teknologji

Për 60-vjetorin e Renault 4, vjen versioni fluturues

Published

on

Në kuadër të festës së 60-vjetorit të Renault 4L, Renault prezantoi një surprizë të madhe, e ajo është “versioni” fluturues i kësaj veture.

“Vetura është bërë tërësisht nga fibra karboni, por ka ruajtur të njëjtat linja. Është forcuar më tej për shkak të koncepteve të reja si shtytja ose lëvizshmëria”, tha Renault në një deklaratë.

I quajtur Renault AIR4, projekti u zhvillua me ndihmën e The Arsenale. Veturës iu dha një bateri litium-polimer 22,000 mAh që fuqizon katër helikë.

Këto helika gjenerojnë gjithsej 380 kg shtytje.

Shpejtësia maksimale e ngritjes është 14 m/s, por për arsye sigurie është e kufizuar në 4 m/s, ndërsa shpejtësia maksimale e fluturimit është 26 m/s.

Renault 4L fluturues mund të arrijë një lartësi prej 700 metrash, këndi maksimal është 70 gradë dhe shpejtësia e uljes është 3 m / s.

Versioni rrugor i Renault 4L me rrota vjen së shpejti si një makinë elektrike.

Continue Reading

Teknologji

Modeli elektrik i KIA-s futet në librin e rekordeve Guiness

Published

on

Crossoveri elektrik i KIA – modeli EV6 është futur në librin e rekordeve Guiness, pasi gjatë udhëtimit shtatorësh nga New Yorku për në Los Angeles për mbushjen e baterisë i kaloi shtatë orë, 10 minuta e një sekondë, është koha më e shkurtër e verifikuar që është shpenzuar për kalimin nga bregu perëndimor në atë të lindjes në SHBA.

Një lëvizje e mençur marketingu, KIA në kulmin e popullaritetit të modelit të parë elektrik, vlen të theksohet avancimi i teknologjisë së baterisë dhe mbushësit që më së miri e përshkruan rekordi i deritanishëm i Guiness (Tesla P85D), ku gjatë rrugëtimit të njëjtë gjashtë vjet më parë, në mbushës i kaloi 12 orë, 48 minuta e 19 sekonda. KIA EV6 ofron motorin me tërheqjen në rrotat e pasme, por edhe më të katrat.

Versionin e parë e vë në lëvizje motori elektrik me 170 kuaj-fuqi, që mjaftojnë që shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë ta arrijë për 8,5 sekonda e shpejtësinë maksimale e ka 185. Me vetëm një mbushje të baterisë (77,4 kWh) përshkon 528 kilometra (në rrëgjimin e kombinuar). Në “RWD” ofrohet motori elektrik që prodhon 229 kuaj-fuqi.

Continue Reading

Teknologji

Apple pezullon shitjet online në Turqi

Published

on

Apple ka pezulluar shitjet online të pajisjeve të saj në Turqi, pasi vendi është goditur nga një krizë e fortë inflacioni.

Kompania amerikane nuk ka njoftuar zyrtarisht se do të pezullojë shitjet, por ato online tashmë janë të padisponueshme në këtë vend.

Nëse nga Turqia hapet faqja në internet, produktet ofrohen për shitje, janë edhe specifikimet e çmimet e tyre, por është e pamundur t’i shtosh ato në karrocën online. Pothuajse të gjitha janë shënuara si të padisponueshme, transmeton portali Apple Insider.

Ndalimi vjen pasi rënia e vlerës së monedhës turke Lirës ka vazhduar edhe dje, më 23 nëntor. Lira ka arritur nivelin më të ulët historik – një dollar është 12.5 lira dhe kështu kalon kufirin “psikologjik” prej 11 lirash.

Inflacioni në Turqi aktualisht është 20 për qind. Vlera e lirës ka rënë me 40 për qind që nga fillimi i këtij viti dhe vetëm vitin e kaluar kjo rënie ishte 20 për qind.

Sipas CNBC-së, kjo filloi të ndodhte në vitin 2018, si rezultat i një kombinimi të përkeqësimit të marrëdhënieve gjeopolitike me Perëndimin, deficiteve, rënies së rezervave valutore dhe rritjes së borxhit. Shkaku më i rëndësishëm është refuzimi për të rritur normat e interesit.

Continue Reading

Aktuale