Connect with us

Lifestyle

Formula e suksesit, njeriu që me 1 mijë dollarë fitoi mbi 1 miliard

Published

on

Bashkëthemeluesi i rrjetit të sanduiçëve “Subway”, Peter Buck ka vdekur në moshën 90-vjeçare. Ai arriti të kthente një investim fillestar prej 1000 dollarësh në një pasuri prej më shumë se 1 miliard dollarë.

Buck la pas një pasuri prej 1.7 miliardë dollarësh, sipas Forbes.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga vdekja e një prej themeluesve të Subway, Dr. Peter Buck. Ai ishte një shembull i shkëlqyer i një lideri të përkushtuar”, tha në një deklaratë CEO i kompanisë, John Chinsey.

Në vitin 1965, Buck i kishte dhënë mikut të tij të familjes, Fred DeLuca, idenë për të hapur një dyqan sanduiçësh në mënyrë që ai të mund të financonte studimet e tij.

Buck, një fizikan bërthamor, bëri investimin fillestar prej 1000 dollarësh në Connecticut. Nga atje kompania mori emrin e saj.

Deri në vitin 1974, të dy partnerët kishin hapur 16 dyqane në Connecticut dhe më pas filluan të jepnin të drejta ekskluziviteti.

Megjithatë, vitet e fundit, xhiroja e “Subway” në SHBA është në rënie, mes konkurrencës në rritje.

Në vitin 2020, shitjet e të gjithë “Subway” në tregun amerikan arritën në 8.3 miliardë dollarë, nga 12.3 miliardë dollarë në 2013.

Continue Reading

Lifestyle

E zuri burrin duke e tradhtuar, kështu hakmerret gruaja (Video)

Published

on

Një grua vendosi të hakmerret pasi partneri e tradhëtoi.

Ajo hodhi nga dritarja e apartamentit sendet të ndryshme siç është televizori dhe Sony PlayStation 5.

Gruaja nga Atlanta, është filmuar teksa ka hedhur nga dritarja e katit të tretë sendet e partnerit, ndërkohë që fqinjët shikonin të habitur kur përplaseshin në rrugë.

Një nga fqinjët e shpërndau videon në TikTok dhe pamjet u bënë virale.

Ndërsa në sfond dëgjohet që gruaja bërtet e nervozuar se askush nuk duhet të tallet me vajzat nga Atlanta.

Continue Reading

Lifestyle

73-vjeçarja ndihmon në kapjen e mashtruesve

Published

on

Një gjyshe që ndihmoi policinë në kapjen e mashtruesit është lavdëruar për veprimet e saj heroike.

Jean Ebbert, 73-vjeçare, kishte pranuar një thirrje telefonike nga një person që pohonte se ishte nipi i saj. Ai kishte thënë se ishte i burgosur dhe se për lirimin e tij duheshin 8 mijë dollarë.

Mirëpo Ebbert, e cila e dinte se nuk kishte nipa të rritur, mendoi se dhëndri po bënte shaka me të. Por kur thirrjet nuk ndaleshin dhe më vonë i telefonoi edhe një person që shtirej si avokat i nipit, gjyshja vendosi ta njoftonte policinë.

Zyrtarët policorë ndodheshin në shtëpinë e saj kur mashtruesi trokiti në derën e saj. Arrestimi i tij është incizuar në kamerën e sigurisë që ajo kishte vendosur në derën e shtëpisë.

Policia ka arrestuar një 28-vjeçar, i cili është akuzuar për mashtrim. Gjyshja u ka bërë thirrje të tjerëve që të kenë kujdes dhe të mbrojnë identitetin nga mashtrimet online.

“Mos i nënvlerësoni këta njerëz se çfarë mund të bëjnë kur tentojnë të mashtrojnë. E shoh se sa persona bien pre e këtyre mashtrimeve”, ka thënë ajo.

Continue Reading

Lajme

Një astrolog zbulon dobësitë më të mëdha të shenjës së Ujorit

Published

on

By

Të lindur rreth 20 janarit dhe 18 shkurtit, Ujorët janë rebelët e pazakontë të zodiakut që duan ndryshime revolucionare dhe liri të të menduarit përpara.

Megjithatë, dëshira e tyre radikale për të refuzuar traditën ndonjëherë mund t’i bëjë ata paksa të kokëfortë, ju urojmë fat nëse përpiqeni t’i shtyni ata të ndryshojnë këndvështrimin e tyre!

Ujorët kanë shumë cilësi të shkëlqyera për të ofruar, por një vështrim më i thellë i dobësive më të mëdha të shenjës së Ujorit mund t’ju ndihmojë të vlerësoni personalitetet e tyre në një mënyrë më holistike.

Ujorët e çuditshëm dhe jo konvencionalë janë të lehtë për t’u adhuruar, por sapo të mësoni për dobësitë më të mëdha të shenjë së Ujorit, do të jeni në gjendje të lidheni me ta edhe më thellë.

Ja disa prej dobësive të tyre:

  1. Mund të jenë pa emocione;

  2. Janë kokëfortë për pikëpamjet e tyre;

  3. Anashkalojnë vlerën e së kaluarës;

  4. Nuk u pëlqen të ndjekin rregullat;

  5. Janë të vështira për t’u parashikuar;

  6. Janë të prirur për të menduar shumë;

  7. Janë pak gjykues.

Continue Reading

Aktuale