Connect with us

Lifestyle

Presidenti më i dashur i shqiptarëve: 10 fakte që nuk i dini për Bill Clinton

Published

on

Më 19 gusht 1946 lindi Bill Klinton, politikan, presidenti i 42 i Shteteve të Bashkuara – presidenti i tretë më i ri në moshë (46 vjeç); pas Theodor Ruzveltit (42 vjeç); dhe Xhon Kenedit (43 vjeç). Klinton e mori detyrën në fund të Luftës së Ftohtë, dhe ishte presidenti i parë amerikan i lindur pas Luftës së dytë Botërore. Presidenca e tij pati suksese e skandale; ndihmoi edhe në çlirimin e shqiptarëve të Kosovës.

Pas përfundimit të dy mandateve, Klinton mori nga opinioni vlerësimin më të lartë se çdo president i periudhës së pas-luftës; 66 për qind e amerikanëve i dhanë atij notën pozitive, 3 për qind më shumë sesa u kishin dhënë presidentëve Reagan dhe Kenedi.

Që kur lanë shtëpinë presidenciale, ai dhe Hillary kanë qëndruar në vijën e frontit të politikës amerikane. Këta janë dhjetë faktet që mund të mos i dini për një nga presidentët më të dashur të SHBA-ve, por dhe në vendin tonë.

1- Presidenti Klinton dhe Xhorxh Bush janë dy presidentët e vetëm që shkruajnë me dorën e majtë.

2- Një tjetër e përbashkët mes Presidentit Klinton dhe Bushit: Ata të dy janë të gjatë rreth 1.88 cm dhe pozicionohen si presidentët e katërt më të gjatë të historisë amerikane.

3- Në vitin 1996, Presidenti Klinton u bë demokrati i parë që ishte zgjedhur ndonjëherë për një mandat të dytë që nga koha Franklin Delano Roosevelt në 1936. (Presidenti Barack Obama e përsëriti këtë gjë në 2012.)

4- Një mace e quajtur Soks ishte kafsha më e famshme presidenciale si pjesë e familjes së Klintonit dhe qëndronte në Shtëpinë e Bardhë.

Soks u adoptua nga Çelsi në 1990, dhe menjëherë u përfshi në shtëpinë e tyre; fillimisht në vilën e guvernatorit në Arkansas dhe më pas në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Edhe pse kishte rival Budin, qenin Labrador të familjes, në 1997, Soks fitoi famë ndërkombëtare, duke u bërë pjesë e stampave të lëshuara nga Afrika Qendrore në 1996, duke u përmendur në faqet e gazetave dhe programeve televizive. Fansat e tij dërgonin e–maile të shumta për të.

5- Marrëdhënia e tij me Monica Lewinsky-n nuk mund të konsiderohet më sekret duke qenë se ai e pohoi atë para gjithë kombit. Por një fakt i jetës së Clinton, thënë më saktë aspektit shëndetësor të tij është se presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vuan nga një sërë alergjish. Kështu, ai është alergjik ndaj maceve, biftekut, qumështit dhe polenit. Sigurisht, alergjitë e tij nuk e kanë penguar atë të shërbejë dy mandate si president i SHBA, nga viti 1993-2001.

6- Clinton ishte 16 vjeç kur takoi presidentin John F. Kennedy në 1963, vetëm katër muaj para vdekjes së tij. Nga ky takim, Klinton vendosi ti hynte politikës.

7- Clinton u njoh si “Çuni guvernator ” kur ai fitoi zgjedhjet në vitin 1978 në moshën 32-vjeçare. Ai humbi zgjedhjet e ardhshme në vitin 1980, por më pas ai fitoi tre raunde zgjedhjesh të njëpasnjëshme.

8- Clinton shkëlqeu si student lider dhe muzikant saksofoni në shkollën e mesme, madje bënte pjesë në pjesën kryesore të bandës të studentëve. Por presidenti i ardhshëm bëri një ndryshim në karrierë pasi takoi Kenedin dhe vendosi se ai nuk do të ishte kurrë aq i mirë sa saksofonisti John Coltrane.

9- Fjalimi i Dr. Martin Luther King “Unë kam një ëndërr” e impresionoi aq shumë adoleshentin Bill saqë e shtyu të memorizonte çdo fjalë të këtij fjalimi menjëherë pasi e dëgjoi, transmeton tiranaobserver.

10- Klinton u zhvendos Dallas në 1972 për të punuar për fushatën presidenciale të George McGovern. Në këtë fushatë morri pjesë dhe një vizionar i ri që ishte Steven Spielberg.

Continue Reading

Lifestyle

E zuri burrin duke e tradhtuar, kështu hakmerret gruaja (Video)

Published

on

Një grua vendosi të hakmerret pasi partneri e tradhëtoi.

Ajo hodhi nga dritarja e apartamentit sendet të ndryshme siç është televizori dhe Sony PlayStation 5.

Gruaja nga Atlanta, është filmuar teksa ka hedhur nga dritarja e katit të tretë sendet e partnerit, ndërkohë që fqinjët shikonin të habitur kur përplaseshin në rrugë.

Një nga fqinjët e shpërndau videon në TikTok dhe pamjet u bënë virale.

Ndërsa në sfond dëgjohet që gruaja bërtet e nervozuar se askush nuk duhet të tallet me vajzat nga Atlanta.

Continue Reading

Lifestyle

73-vjeçarja ndihmon në kapjen e mashtruesve

Published

on

Një gjyshe që ndihmoi policinë në kapjen e mashtruesit është lavdëruar për veprimet e saj heroike.

Jean Ebbert, 73-vjeçare, kishte pranuar një thirrje telefonike nga një person që pohonte se ishte nipi i saj. Ai kishte thënë se ishte i burgosur dhe se për lirimin e tij duheshin 8 mijë dollarë.

Mirëpo Ebbert, e cila e dinte se nuk kishte nipa të rritur, mendoi se dhëndri po bënte shaka me të. Por kur thirrjet nuk ndaleshin dhe më vonë i telefonoi edhe një person që shtirej si avokat i nipit, gjyshja vendosi ta njoftonte policinë.

Zyrtarët policorë ndodheshin në shtëpinë e saj kur mashtruesi trokiti në derën e saj. Arrestimi i tij është incizuar në kamerën e sigurisë që ajo kishte vendosur në derën e shtëpisë.

Policia ka arrestuar një 28-vjeçar, i cili është akuzuar për mashtrim. Gjyshja u ka bërë thirrje të tjerëve që të kenë kujdes dhe të mbrojnë identitetin nga mashtrimet online.

“Mos i nënvlerësoni këta njerëz se çfarë mund të bëjnë kur tentojnë të mashtrojnë. E shoh se sa persona bien pre e këtyre mashtrimeve”, ka thënë ajo.

Continue Reading

Lajme

Një astrolog zbulon dobësitë më të mëdha të shenjës së Ujorit

Published

on

By

Të lindur rreth 20 janarit dhe 18 shkurtit, Ujorët janë rebelët e pazakontë të zodiakut që duan ndryshime revolucionare dhe liri të të menduarit përpara.

Megjithatë, dëshira e tyre radikale për të refuzuar traditën ndonjëherë mund t’i bëjë ata paksa të kokëfortë, ju urojmë fat nëse përpiqeni t’i shtyni ata të ndryshojnë këndvështrimin e tyre!

Ujorët kanë shumë cilësi të shkëlqyera për të ofruar, por një vështrim më i thellë i dobësive më të mëdha të shenjës së Ujorit mund t’ju ndihmojë të vlerësoni personalitetet e tyre në një mënyrë më holistike.

Ujorët e çuditshëm dhe jo konvencionalë janë të lehtë për t’u adhuruar, por sapo të mësoni për dobësitë më të mëdha të shenjë së Ujorit, do të jeni në gjendje të lidheni me ta edhe më thellë.

Ja disa prej dobësive të tyre:

  1. Mund të jenë pa emocione;

  2. Janë kokëfortë për pikëpamjet e tyre;

  3. Anashkalojnë vlerën e së kaluarës;

  4. Nuk u pëlqen të ndjekin rregullat;

  5. Janë të vështira për t’u parashikuar;

  6. Janë të prirur për të menduar shumë;

  7. Janë pak gjykues.

Continue Reading

Aktuale