Connect with us

Shëndeti

Fauci parlajmëron goditje të dyfishtë nga COVID: Përmend “Delta-n” dhe dobësimin e vaksinës

Published

on

Ndërsa dimri po afrohet dhe numri i rasteve të koronavirusit rritet përsëri, këshilltari kryesor mjekësor i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci paralajmëron se dobësimi i efektit të vaksinës në kombinim me variantin delta shumë të transmetueshme do të çojë në një “goditje të dyfishtë” që do të prekë “madje edhe njerëzit e vaksinuar.”

“Një aspekt paksa shqetësues i kësaj është se nëse e mbani nivelin e dinamikës së virusit në komunitet në një nivel të lartë, padyshim që njerëzit që janë më të prekshëm janë të pa vaksinuar, por kur keni një virus që transmetohet si delta, në kontekst të dobësimit të vaksinave, kjo dinamikë do të ndikojë negativisht tek personat e vaksinuar. Pra, është një goditje e dyfishtë”, tha Fauci në një intervistë të transmetuar në samitin STAT 2021.

“Do të ketë një rritje të numrit të të infektuarve në mesin e të vaksinuarve, i cili do të jetë më i lartë se tani”, shtoi ai, raporton ABC News.

Parashikimi i tij i zymtë është në përputhje me paralajmërimet e ekspertëve të tjerë që po bëjnë të ditur përhapjen e re të COVID-it, sepse gjithnjë e më shumë njerëz do të kalojnë kohë në ambiente të mbyllura me afrimin e festave, gjatë të cilave zhvillohen tubime familjare.

Mesatarja ditore kombëtare e rasteve të reja u rrit në më shumë se 80.000, sipas të dhënave federale, shkalla më e lartë në gati një muaj. Dyzet shtete aktualisht po tregojnë një shkallë të lartë infeksioni dhe numri i përgjithshëm i shtrimeve në spital është rritur për herë të parë në pothuajse 10 javë.

“Nuk do të jetë e rëndësishme vetëm të binden rreth 60 milionë njerëz të pa vaksinuar se duhet të imunizohen, por është shumë e rëndësishme të zbatohet një program për dozën e tretë të vaksinës”, tha Fauci, duke shtuar se doza shtesë të vaksinës kundër COVID mund të bëhen standardi për vaksinimin “të plotë”.

Deklaratat e Faucit erdhën në një kohë kur një numër në rritje i shteteve dhe autoriteteve lokale po bëjnë presion që vaksinimi i detyrueshëm të shtrihet në dozën e tretë.

Qëllimi i tyre është të prezantojnë një dozë të tretë për të gjithë të rriturit të paktën gjashtë muaj pas vaksinës së dytë Pfizer ose Moderna.

Continue Reading

Shëndeti

Dy ​ushqimet që duhen shmangur për mëngjes

Published

on

Zgjedhja e ushqimeve për këtë vakt është gjithashtu shumë e rëndësishme nëse dëshironi të ruani një linjë në formë.

Këtu janë disa ushqime që duhet të shmangni nëse dëshironi një linjë në formë.

Produktet e qumështit që shënohen si variant i lehtë nuk janë zgjedhje e mirë për mëngjes, sepse kanë një përqindje të ulët yndyre dhe nuk përmbajnë mjaftueshëm proteina, kështu që do të ndiheni më shpejt të uritur.

Kërkimet shkencore kanë treguar se kosi me përqindje më të lartë yndyre kontribuon në humbjen e peshës, ndryshe nga varianti i tij “i lehtë”.

Lëngje të shtrydhura

Një tjetër ushqim në këtë listë që mund t’ju habisë është lëngu i shtrydhur, veçanërisht nga agrumet, si portokalli.

Nutricionistët pohojnë se shumica e lëngjeve të frutave përmbajnë të njëjtën sasi sheqeri si lëngu i blerë, prandaj nuk rekomandohen si pije për mëngjes, sepse mund të ndikojnë në linjë.

Përveç kësaj, kur lëngu konsumohet, nuk ka përtypje, prandaj nuk do të keni ndjenjën se keni futur diçka në trupin tuaj.

Gjalpë

Gjalpi duhet shtuar në këtë listë të ushqimeve që duhen shmangur për mëngjes.

Edhe pse përmban shumë vitamina, ndër të cilat më kryesoret janë A dhe E, dhe përveç yndyrave të shëndetshme, gjalpi përmban shumë yndyra të ngopura, të cilat mund të kenë një efekt të dëmshëm në zemër dhe enët e gjakut dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë në dhjamosjen.

Si zëvendësues, dietologët rekomandojnë gjalpin e kikirikut, sepse redukton ndjenjën e urisë.

Continue Reading

Shëndeti

Mjeku shqiptar: Omicron më i butë se Delta, varianti lehtësisht i dallueshëm përmes PCR

Published

on

Paniku që ka përfshirë botën pas zbulimit të variantit më të ri të virusit covid 19, emërtuar Omicron, është i zmadhuar dhe jo i mbështetur në fakte shkencore.

Në një intervistë për News24 eksperti i njohur, Ilir Alimehmeti thotë se të gjitha gjetjet e dokumentuara në Afrikë dhe në disa shtete të Europës ku është zbuluar prania e variantit Omicron dëshmojnë për një virus më të butë klinikisht sesa varianti qarkullues Delta.

Por a ka rrezik që variant i ri me 32 mutacione ta thyej imunitetin natyror apo mbrojtjen vaksinale?

Mjeku thotë se është ende shumë herët për të konsideruar virusin një kërcënim botëror për aq kohë sa ai nuk shkakton sëmundje të rënda.

Eksperti i njohur thotë se masave kufizuese drastike nuk e frenojnë përhapjen virale, por vetëm sa e shtyjnë atë në kohë.

I pyetur për rritjen e shtrimeve në spitalet Covid të personave të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave, Pfizer dhe Coronavax, doktori Alimehmeti thotë se problemi duhet parë tek metodologjia, faktori kohë dhe përzgjedhja e vaksinave sipas targetgrupeve duke mos përjashtuar edhe mënyrën e ruajtjes së vaksinës Pfizer në zinxhirin ftohës.

Continue Reading

Shëndeti

Moderna: Vaksina e re kundër variantit të ri Omicron

Published

on

Drejtuesit e kompanisë Modernas ka deklaruar se një vaksinë e re për të trajtuar variantin e ri kundër koronavirusit i quajtur Omicron të koronavirusit do të jetë gati në fillim të vitit të ardhshëm.

Kompania deklaroi se do të duhen disa javë për të ditur nëse vaksinat aktuale të disponueshme mund të ofrojnë mbrojtje kundër variantit te ri të Covid-19.

Sipas shefit të kësaj kompania Burton veprimi më i rëndësishëm që njerëzit duhet të ndërmarrin tani është që të bëjnë edhe një dozë të tretë vaksine si përforcues përballë rrezikut që po shfaqet.

Sipas tij njerëzit janë në rrezik duhet që të vaksinohen menjëherë. Shefi i kesaj kompanie beson se virusi në trajtën e re që po merr ka një sjellje më të rrezikshme, por ekzistojnë medikamentet e duhura për të qenë në gjendje ta luftojmë atë.

Continue Reading

Aktuale