Connect with us

Lifestyle

Ja për cilat blerje në pandemi janë njerëzit pishman

Published

on

Një në dhjetë persona janë bërë pishman për gjërat që kanë blerë gjatë periudhës së pandemisë, duke përfshirë produkte për të krijuar diçka nga fillimi, apo pajisje për ushtrime fizike.Izolimet e nxitura nga vala e parë e pandemisë së koronavirusit, kanë rezultuar me rekord të shitjeve të disa produkteve, në mënyrë që njerëzit të shijojnë kohën në oborre apo në hapësirat e brendshme.Tani disa prej tyre janë penduar, duke e pranuar se kanë shpenzuar mijëra dollarë në pajisje të ndryshme.Për pasojë, shumë gjëra të shtrenjta tani kanë mbledhur pluhur.
Pajisje për shtëpiLojëra të ndryshme, pajisje për ushtrimë fizike, biçikleta, veshje, bizhuteri, instrumente muzikore, pajisje për kuzhinë sikurse ato për të gatuar bukën, më pas mobilje kopshti dhe furra për pica, janë disa prej produkteve që njerëzit do të donin të mos i kishin blerë, ka thënë kompania britanike e sigurimeve, Aviva.
Disa kanë shfrytëzuar paratë që do të ndanin për pushime apo festa, derisa të tjerë kanë tentuar që në periudhën e izolimit të merren me diçka të re.

Nicki Charles, drejtor i marketingut në Aviva ka thënë se shumë gjëra kanë ndryshuar prej vitit 2020.“Mënyra si punojmë, si komunikojmë me të tjerët dhe duket se kanë ndryshuar edhe gjërat që kemi në shtëpi”.Ai ka thënë se të përballur me javë dhe muaj në shtëpi, shumë persona kanë bërë blerje për ta argëtuar veten, duke përfshirë gjëra në vlerë të qindra apo mijëra dollarëve, transmeton BBC.Në muajin gusht, një tjetër kompani sigurimesh -Zurich – ka thënë se janë rritur për 16 për qind raportimet për dëme nga zjarri, në krahasim me vitin 2019.Sipas kompanisë, mbrapa zjarrit kanë qenë furrat për pica, shndërrimi i ambienteve shtëpiake në bare për pije, apo në ambiente të punës.

Continue Reading

Lifestyle

E zuri burrin duke e tradhtuar, kështu hakmerret gruaja (Video)

Published

on

Një grua vendosi të hakmerret pasi partneri e tradhëtoi.

Ajo hodhi nga dritarja e apartamentit sendet të ndryshme siç është televizori dhe Sony PlayStation 5.

Gruaja nga Atlanta, është filmuar teksa ka hedhur nga dritarja e katit të tretë sendet e partnerit, ndërkohë që fqinjët shikonin të habitur kur përplaseshin në rrugë.

Një nga fqinjët e shpërndau videon në TikTok dhe pamjet u bënë virale.

Ndërsa në sfond dëgjohet që gruaja bërtet e nervozuar se askush nuk duhet të tallet me vajzat nga Atlanta.

Continue Reading

Lifestyle

73-vjeçarja ndihmon në kapjen e mashtruesve

Published

on

Një gjyshe që ndihmoi policinë në kapjen e mashtruesit është lavdëruar për veprimet e saj heroike.

Jean Ebbert, 73-vjeçare, kishte pranuar një thirrje telefonike nga një person që pohonte se ishte nipi i saj. Ai kishte thënë se ishte i burgosur dhe se për lirimin e tij duheshin 8 mijë dollarë.

Mirëpo Ebbert, e cila e dinte se nuk kishte nipa të rritur, mendoi se dhëndri po bënte shaka me të. Por kur thirrjet nuk ndaleshin dhe më vonë i telefonoi edhe një person që shtirej si avokat i nipit, gjyshja vendosi ta njoftonte policinë.

Zyrtarët policorë ndodheshin në shtëpinë e saj kur mashtruesi trokiti në derën e saj. Arrestimi i tij është incizuar në kamerën e sigurisë që ajo kishte vendosur në derën e shtëpisë.

Policia ka arrestuar një 28-vjeçar, i cili është akuzuar për mashtrim. Gjyshja u ka bërë thirrje të tjerëve që të kenë kujdes dhe të mbrojnë identitetin nga mashtrimet online.

“Mos i nënvlerësoni këta njerëz se çfarë mund të bëjnë kur tentojnë të mashtrojnë. E shoh se sa persona bien pre e këtyre mashtrimeve”, ka thënë ajo.

Continue Reading

Lajme

Një astrolog zbulon dobësitë më të mëdha të shenjës së Ujorit

Published

on

By

Të lindur rreth 20 janarit dhe 18 shkurtit, Ujorët janë rebelët e pazakontë të zodiakut që duan ndryshime revolucionare dhe liri të të menduarit përpara.

Megjithatë, dëshira e tyre radikale për të refuzuar traditën ndonjëherë mund t’i bëjë ata paksa të kokëfortë, ju urojmë fat nëse përpiqeni t’i shtyni ata të ndryshojnë këndvështrimin e tyre!

Ujorët kanë shumë cilësi të shkëlqyera për të ofruar, por një vështrim më i thellë i dobësive më të mëdha të shenjës së Ujorit mund t’ju ndihmojë të vlerësoni personalitetet e tyre në një mënyrë më holistike.

Ujorët e çuditshëm dhe jo konvencionalë janë të lehtë për t’u adhuruar, por sapo të mësoni për dobësitë më të mëdha të shenjë së Ujorit, do të jeni në gjendje të lidheni me ta edhe më thellë.

Ja disa prej dobësive të tyre:

  1. Mund të jenë pa emocione;

  2. Janë kokëfortë për pikëpamjet e tyre;

  3. Anashkalojnë vlerën e së kaluarës;

  4. Nuk u pëlqen të ndjekin rregullat;

  5. Janë të vështira për t’u parashikuar;

  6. Janë të prirur për të menduar shumë;

  7. Janë pak gjykues.

Continue Reading

Aktuale