Connect with us

Shëndeti

Ja cilat janë arsyet se pse njerëzit nervozohen kur janë të uritur

Published

on

Të jesh i zemëruar dhe i irrituar kur je i uritur nuk është një e metë që lidhet me karakterin tuaj, por është një fenomen shkencor.

Arsyet e këtij fenomeni qëndrojnë në disa procese që ndodhin në trupin tuaj kur ai ka nevojë për ushqim dhe varen nga niveli i glukozës në gjak, si dhe nga gjene të caktuara, transmeton portal arbresh.info

Karbohidratet, proteinat dhe yndyrnat në çdo gjë që hani ndahen në sheqerna të thjeshta (të tilla si glukoza), aminoacide dhe acide yndyrore të lira. Këto lëndë ushqyese kalojnë në qarkullimin tuaj të gjakut, nga ku ato shpërndahen në organet dhe indet tuaja dhe përdoren për energji.

Pas vaktit të fundit dhe me kalimin e kohës, sasia e këtyre lëndëve ushqyese që qarkullon në gjakun tuaj fillon të bjerë, gjë që truri juaj e percepton si një situatë kë truri juaj e percepton si një situatë kërcënuese për jetën.

Gjëra të thjeshta si përqendrimi dhe biseda kuptimplote mund të bëhen të vështira kur jeni të uritur, dhe një gjë tjetër që mund të bëhet më e vështirë është të silleni brenda normave të pranueshme shoqërore, të tilla si kontrolli i zemërimit dhe nervozizmit.

Kur niveli i glykozëz në gjak bie, truri juaj dërgon urdhëra në disa organe të trupit për t’i sintetizuar ato dhe për të lëshuar hormone që rrisin glukozën në gjak, duke përfshirë adrenalinën dhe kortizolin.

Këto dy hormone janë në fakt hormone stresi që lëshohen në gjakun tuaj në të gjitha llojet e situatave stresuese. Ashtu siç do t’i bërtisnit lehtësisht nga zemërimi dikujt në përgjigje të stresit – vërshimi i adrenalinës që merrni mund të shkaktojë një reagim të ngjashëm.

Një arsye tjetër pse uria shoqërohet me zemërimin është se të dyja kontrollohen nga gjenet e përbashkëta.

Produkti i një gjeni të tillë është neuropeptidi Y, një kimikat natyral i trurit që lëshohet në tru kur jeni të uritur. Ai stimulon sjelljen e pangopur të të ngrënit duke vepruar në receptorë të ndryshëm në tru, duke përfshirë një të quajtur receptor Y1.

Përpos veprimit në tru për të kontrolluar urinë, receptori neuropeptide Y dhe Y1 gjithashtu rregullon zemërimin dhe agresionin. Prandaj, njerëzit me nivele të larta të neuropeptidit Y gjithashtu priren të shfaqin nivele të larta të agresionit impuls.

Ndërsa shumë faktorë fizikë kontribuojnë në zemërimin dhe nervozizmin, faktorët psikosocial gjithashtu luajnë një rol. Kultura ndikon nëse, për shembull, ju shprehni agresion verbal drejtpërdrejt ose tërthorazi.

Duke qenë se të gjithë jemi të ndryshëm në të gjithë këta faktorë, nuk është çudi që ka dallime në mënyrën se si njerëzit veprojnë kur janë të nervozuar për shkak të urisë./arbresh.info/

Continue Reading

Shëndeti

Dy ​ushqimet që duhen shmangur për mëngjes

Published

on

Zgjedhja e ushqimeve për këtë vakt është gjithashtu shumë e rëndësishme nëse dëshironi të ruani një linjë në formë.

Këtu janë disa ushqime që duhet të shmangni nëse dëshironi një linjë në formë.

Produktet e qumështit që shënohen si variant i lehtë nuk janë zgjedhje e mirë për mëngjes, sepse kanë një përqindje të ulët yndyre dhe nuk përmbajnë mjaftueshëm proteina, kështu që do të ndiheni më shpejt të uritur.

Kërkimet shkencore kanë treguar se kosi me përqindje më të lartë yndyre kontribuon në humbjen e peshës, ndryshe nga varianti i tij “i lehtë”.

Lëngje të shtrydhura

Një tjetër ushqim në këtë listë që mund t’ju habisë është lëngu i shtrydhur, veçanërisht nga agrumet, si portokalli.

Nutricionistët pohojnë se shumica e lëngjeve të frutave përmbajnë të njëjtën sasi sheqeri si lëngu i blerë, prandaj nuk rekomandohen si pije për mëngjes, sepse mund të ndikojnë në linjë.

Përveç kësaj, kur lëngu konsumohet, nuk ka përtypje, prandaj nuk do të keni ndjenjën se keni futur diçka në trupin tuaj.

Gjalpë

Gjalpi duhet shtuar në këtë listë të ushqimeve që duhen shmangur për mëngjes.

Edhe pse përmban shumë vitamina, ndër të cilat më kryesoret janë A dhe E, dhe përveç yndyrave të shëndetshme, gjalpi përmban shumë yndyra të ngopura, të cilat mund të kenë një efekt të dëmshëm në zemër dhe enët e gjakut dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë në dhjamosjen.

Si zëvendësues, dietologët rekomandojnë gjalpin e kikirikut, sepse redukton ndjenjën e urisë.

Continue Reading

Shëndeti

Mjeku shqiptar: Omicron më i butë se Delta, varianti lehtësisht i dallueshëm përmes PCR

Published

on

Paniku që ka përfshirë botën pas zbulimit të variantit më të ri të virusit covid 19, emërtuar Omicron, është i zmadhuar dhe jo i mbështetur në fakte shkencore.

Në një intervistë për News24 eksperti i njohur, Ilir Alimehmeti thotë se të gjitha gjetjet e dokumentuara në Afrikë dhe në disa shtete të Europës ku është zbuluar prania e variantit Omicron dëshmojnë për një virus më të butë klinikisht sesa varianti qarkullues Delta.

Por a ka rrezik që variant i ri me 32 mutacione ta thyej imunitetin natyror apo mbrojtjen vaksinale?

Mjeku thotë se është ende shumë herët për të konsideruar virusin një kërcënim botëror për aq kohë sa ai nuk shkakton sëmundje të rënda.

Eksperti i njohur thotë se masave kufizuese drastike nuk e frenojnë përhapjen virale, por vetëm sa e shtyjnë atë në kohë.

I pyetur për rritjen e shtrimeve në spitalet Covid të personave të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave, Pfizer dhe Coronavax, doktori Alimehmeti thotë se problemi duhet parë tek metodologjia, faktori kohë dhe përzgjedhja e vaksinave sipas targetgrupeve duke mos përjashtuar edhe mënyrën e ruajtjes së vaksinës Pfizer në zinxhirin ftohës.

Continue Reading

Shëndeti

Moderna: Vaksina e re kundër variantit të ri Omicron

Published

on

Drejtuesit e kompanisë Modernas ka deklaruar se një vaksinë e re për të trajtuar variantin e ri kundër koronavirusit i quajtur Omicron të koronavirusit do të jetë gati në fillim të vitit të ardhshëm.

Kompania deklaroi se do të duhen disa javë për të ditur nëse vaksinat aktuale të disponueshme mund të ofrojnë mbrojtje kundër variantit te ri të Covid-19.

Sipas shefit të kësaj kompania Burton veprimi më i rëndësishëm që njerëzit duhet të ndërmarrin tani është që të bëjnë edhe një dozë të tretë vaksine si përforcues përballë rrezikut që po shfaqet.

Sipas tij njerëzit janë në rrezik duhet që të vaksinohen menjëherë. Shefi i kesaj kompanie beson se virusi në trajtën e re që po merr ka një sjellje më të rrezikshme, por ekzistojnë medikamentet e duhura për të qenë në gjendje ta luftojmë atë.

Continue Reading

Aktuale