Connect with us

Kulturë

Historia e saj në filmin ‘Zgjoi’, Fahrije Hoti inkurajon gratë të rrëfejnë vuajtjet e tyre

Published

on

Fahrije Hoti ka thënë se pas filmit “Zgjoi” në të cilin tregohet historia e saj, ka thënë se pret që pas këtij filmi edhe gratë tjera të rrëfejnë historitë e tyre.

Ajo ka thënë se pas këtij filmi dhe pas këtij mesazhi, të gjitha gratë duhet të tregojnë vuajtjet e tyre për gjithë këto vjet.

“Unë kam pasur fatin që me të gjitha gratë që punojmë ta shikojmë filmin. Unë shpresoj që të gjitha gjeneratat e reja ta shikojnë filmin. Ka interesim nga gjeneratat e ndryshme që ta shohin këtë film. Unë mburrem që një film është bërë mbi tragjedinë time dhe të gjitha grave të Kosovës”, ka thënë ajo.

Hoti ka shprehur se në emisionin e parë në media ka qenë në KTV e në të cilin ka treguar historinë e saj.

“Është po e njëjta histori që përgjatë gjithë kësaj kohe unë vazhdoj që së paku dy herë në javë e tregoj”, ka thënë ajo.

Continue Reading

Kulturë

U ndërtuan për t’u dhënë faraonëve statusin e Zotit, zbulohet një nga 6 tempujt e diellit

Published

on

Arkeologët kanë bërë një nga zbulimet më të rëndësishme të 50 viteve të fundit në shkretëtirën egjiptiane pasi zbuluan një nga katër tempujt e humbur të diellit. Është një nga 6 tempujt e diellit që besohet se janë ndërtuar, nga të cilët vetëm dy janë gjetur ndonjëherë.

Ato u ndërtuan ndërsa faraonët e Dinastisë së Pestë ishin ende gjallë për t’u dhënë atyre statusin e zotit. Piramidat nga ana tjetër u ndërtuan si vende pushimi për të siguruar që faraonët të ringjallen si perëndi në jetën e përtejme. Mbetet një mister se për kë u ndërtua tempulli i diellit.

“Çdo faraon donte një piramidë për të arritur ringjalljen e tij, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për faraonët e dinastisë së pestë. Ata donin diçka më shumë. Faraoni ndërtoi [një tempull dielli] për ta kthyer veten në një perëndi. Zoti i diellit.” tha Massimiliano Nuzzolo.

Continue Reading

Kulturë

Sot 34 vite nga vdekja e Lasgush Poradecit

Published

on

By

Sot 34 vite nga vdekja e Lasgush Poradecit

Më 12 nëntor 1987, ndërroi jetë Lazër Sotir Gusho, i njohur zakonisht si Lasgush Poradeci, filologu, poeti, përkthyesi, shkrimtari dhe pionieri i letërsisë moderne shqiptare.

Ai vlerësohet si një nga shkrimtarët më me ndikim shqiptar të shekullit XX, veprat e të cilit lidhen drejtpërdrejt me Romantizmin dhe Realizmin.

Continue Reading

Kulturë

Von der Leyen: Dua, ke ndikim aq të madh nëpër botë

Published

on

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shprehur e lumtur që është takuar me këngëtarën kosovare me famë botërore, Dua Lipa.

Dua Lipa pasi pranoi çmimin nga Këshilli i Atlantikut, gjatë fjalimit të saj i është drejtuar Von der Leyenit duke kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Të rinjtë e Kosovës përballen me sfida të shumta, përfshirë edhe kufizime për punë apo argëtim. Pasi u plotësuan të gjitha kriteret Komisioni Evropian rekomandoi liberalizimin e vizave për Kosovën më tepër se tri vjet më parë. A mund ta bëjmë këtë tash? Kosova është shteti më i rinë Evropë dhe jemi në vitin e 13-të të pavarësisë. Do të thoja se qëllimi i parë i BE-së është të sigurojë paqen nëpërmjet unitetit. A nuk do të ishte e përshtatshme që Kosova të zë vendin në atë union të paqes? Të lulëzojë ekonomikisht përkrah fqinjëve e të shërohen plagët e konfliktit”, ka thënë Lipa.

Ndërsa, përmes një postimi në Twitter, Von der Leyen ka thënë se Dua Lipa ka ndikim aq të madh në botë.

“Shumë e lumtur ta takoj Dua Lipën në Çmimin për Lidershim të Këshillit Atlantik. Dua, ke ndikim aq të madh në botë. Me muzikën tënde dhe energjinë unike, ne të gjithë “levitojmë””, ka shkruar ajo. /Zëri/

Continue Reading

Aktuale