Connect with us

Kulturë

Dua Lipa në përkrahje të filmit “Zgjoi”

Published

on

Në premierën amerikane të filmit kosovar edhe Presidentja Osmani

Dua Lipa del në përkrahje të filmit “Zgjoi” të regjisores Blerta Basholli. Këngëtarja e famshme u shpreh krenare me punën e regjisores kosovare dhe e quajti inspirim. Në premierën e këtij filmi në Uashington mori pjesë edhe presidentja, Vjosa Osmani./21Media/

Continue Reading

Kulturë

U ndërtuan për t’u dhënë faraonëve statusin e Zotit, zbulohet një nga 6 tempujt e diellit

Published

on

Arkeologët kanë bërë një nga zbulimet më të rëndësishme të 50 viteve të fundit në shkretëtirën egjiptiane pasi zbuluan një nga katër tempujt e humbur të diellit. Është një nga 6 tempujt e diellit që besohet se janë ndërtuar, nga të cilët vetëm dy janë gjetur ndonjëherë.

Ato u ndërtuan ndërsa faraonët e Dinastisë së Pestë ishin ende gjallë për t’u dhënë atyre statusin e zotit. Piramidat nga ana tjetër u ndërtuan si vende pushimi për të siguruar që faraonët të ringjallen si perëndi në jetën e përtejme. Mbetet një mister se për kë u ndërtua tempulli i diellit.

“Çdo faraon donte një piramidë për të arritur ringjalljen e tij, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për faraonët e dinastisë së pestë. Ata donin diçka më shumë. Faraoni ndërtoi [një tempull dielli] për ta kthyer veten në një perëndi. Zoti i diellit.” tha Massimiliano Nuzzolo.

Continue Reading

Kulturë

Historia e saj në filmin ‘Zgjoi’, Fahrije Hoti inkurajon gratë të rrëfejnë vuajtjet e tyre

Published

on

Fahrije Hoti ka thënë se pas filmit “Zgjoi” në të cilin tregohet historia e saj, ka thënë se pret që pas këtij filmi edhe gratë tjera të rrëfejnë historitë e tyre.

Ajo ka thënë se pas këtij filmi dhe pas këtij mesazhi, të gjitha gratë duhet të tregojnë vuajtjet e tyre për gjithë këto vjet.

“Unë kam pasur fatin që me të gjitha gratë që punojmë ta shikojmë filmin. Unë shpresoj që të gjitha gjeneratat e reja ta shikojnë filmin. Ka interesim nga gjeneratat e ndryshme që ta shohin këtë film. Unë mburrem që një film është bërë mbi tragjedinë time dhe të gjitha grave të Kosovës”, ka thënë ajo.

Hoti ka shprehur se në emisionin e parë në media ka qenë në KTV e në të cilin ka treguar historinë e saj.

“Është po e njëjta histori që përgjatë gjithë kësaj kohe unë vazhdoj që së paku dy herë në javë e tregoj”, ka thënë ajo.

Continue Reading

Kulturë

Sot 34 vite nga vdekja e Lasgush Poradecit

Published

on

By

Sot 34 vite nga vdekja e Lasgush Poradecit

Më 12 nëntor 1987, ndërroi jetë Lazër Sotir Gusho, i njohur zakonisht si Lasgush Poradeci, filologu, poeti, përkthyesi, shkrimtari dhe pionieri i letërsisë moderne shqiptare.

Ai vlerësohet si një nga shkrimtarët më me ndikim shqiptar të shekullit XX, veprat e të cilit lidhen drejtpërdrejt me Romantizmin dhe Realizmin.

Continue Reading

Aktuale