Connect with us

Lajme

“Qan si kalama”: Shtypi grek, me tërbim ndaj kryediplomatit turk pas talljes ndaj Dendias-it

Published

on

Mediat greke kanë reaguar ashpër ndaj deklaratës së bujshme të shefit diplomacisë turke Mevlut Çausoglu se homologu i tij grek qan dhe sillët si fëmijë para aleatëve të NATO-s duke u ankuar për Turqinë, raporton abcnews.al.

“Protothema” e çuan të çmendur ministrin e Jashtëm të Turqisë duke shkruajtur se turqve nuk u ka mbetur asnjë aleat në rajon, ndryshe nga Greqia që sipas kësaj medieje kanë pas Francën, SHBA-të dhe të gjithë Perëndimin.

Ndërkohë, “Kathimerini” është disi më e përmbajtur duke shkruajtur se gjuha e përdorur nga ministri i Turqisë nuk është gjuha e një diplomati karriere.

“Artikulimi i tij është i paprecedentë”, shkruan gazeta greke.

“Skai” e cilëson një gjuhë provokative nga turqit për shkak të irritimit të tyre pasi Greqia ka zgjeruar aleancat e saj në rajonin e Mesdheut duke marrë sëfundmi në krah edhe Egjiptin, krahas Francës dhe Izraelit.

Ndërkohë, “Newsbomb.gr”, e konsideron gjuhën e Çavuoglu si të pakonceptueshme për një person në pozicionin e tij.

“Artikulimi i ministrit turk kalon çdo limit”, shkruan kjo media.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, ministry i Jashtëm i Turqisë deklaroi se homologu i tij grek nuk humb asnjë rast që t’i ankohet aleatëve të NATO-s kundër turqve.

“Nuk ka ditë që ai të mos qajë para udhëheqësve të shteteve të tjera duke u ankuar për ne. Qan në çdo mbledhje dhe dridhet si fëmijë”, tha Çavusoglu.

Greqia ka arritur disa marrëveshje për blerjes armësh nga Franca gjatë muajve të fundit, gjë që pritet të rikthejë balancën e forcave në Mesdhe, e cila deri më tani ka anuar nga Turqia.

Përjashtimi i Turqisë nga programi i avionëve F-35, vonesat në modernizimin e avionëve F-16 si edhe probleme të tjera me sistemet raketore anti-ajrore, e kanë bërë Turqinë një kundërshtar më të lehtë për grekët dhe Francën në Mesdhe. /abcnews.al/

Continue Reading

Kosovë

Ky anëtar i familjes Jashari, pritet të bëhet komandant i FSK-së

Published

on

By

Ky anëtar i familjes Jashari, pritet të bëhet komandant i FSK-së

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, ka dhënë dorëheqje nga ky post, raporton Gazeta Blic.

Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarë brenda FSK-së, për Gazeta Blic.

Në vend të Ramës, pritet të emërohet Bashkim Jashari, i cili përket familjes së komandantit legjendar Adem Jashari, përkatësisht është djali i Rifat Jasharit.

Gazeta Blic ka provuar të marrë një koment nga vetë Rrahman Rama, por që nuk është përgjigjur në thirrjet dhe mesazhet e redaksisë.Gjithashtu, heshtjen e ka zgjedhur edhe Sefer Isufi – kolonel dhe këshilltar për media brenda FSK-së.

Continue Reading

Kosovë

S’mundën ta ndajnë tokën, vëllai kanos vëllain në Podujevë

Published

on

By

S’mundën ta ndajnë tokën, vëllai kanos vëllain në Podujevë

Dje është arrestuar një person në Podujevë, i cili kishte kanosur vëllain e tij.

Motivacioni i kanosjes, sipas raportit 24-orësh të Policisë, ishte mosmarrëveshja rreth ndarjes së pronës, raporton “Zëri”.

Kështu e përshkruan ngjarjen Policia e Kosovës, në raportin e saj.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi pas një mosmarrëveshjeje rreth ndarjes së pronës ka kanosur vëllain e tij, viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”. /Zëri

Continue Reading

Lajme

Qeveria diskuton sot masat e reja kundër Covid-19

Published

on

By

Qeveria diskuton sot masat e reja kundër Covid-19

Në seancën e sotme të Qeverisë duhet të vendoset për masën e re të propozuar, që ka të bëj me stimulimin financiar të mjekëve amë, në rast se numri I pacientëve të tyre të vaksinuar kalon 70 për qind.

“kemi hulumtuar këto 2-3 ditë dhe do të propozojmë deri tek Qeveria një masë të re, ajo ka të bëj me stimulimin e mjekëve amë. Gjegjësisht mjekët amë të stimulohen financiarisht kur të kalojnë mbi 70 për qind të vaksinimit nga numri i përgjithshëm i pacientëve të tyre, të shpërblehen me nga 30 denarë për pacient”, deklaroi kohë më parë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Continue Reading

Aktuale