Connect with us

Lajme

MPB: Letërnjoftimet do të mund të merren edhe të shtunën dhe të dielën

Published

on

MPB: Letërnjoftimet do të mund të merren edhe të shtunën dhe të dielën

Në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, që do të mbahen të dielën (31 tetor), MPB informon se edhe të shtunën edhe të dielën do të punojnë shërbimet administrative në komunat ku do të ketë votim, ndërsa qytetarët do të mund t’i marrin letërnjoftimet.

Departamenti i Çështjeve Civile, përkatësisht drejtoritë për punë administrative të kësaj njësie organizative në kuadër të MPB-së në Kumanovë, Veles, Ohër dhe Tetovë me të gjitha njësitë rajonale në kuadër të tyre më 30.10.2021 do të punojnë në pranimin dhe lëshimin e letërnjoftimeve me orar të rregullt, prej orës 08.00 deri në 16.00.

Nga MPB njoftojnë se njëkohësisht, Departamenti për Çështje Administrative – Shkup do të punojë për pranimin dhe dhënien e letërnjoftimeve me orar të rregullt të punës nga ora 08:00 deri në 16:00 vetëm në objektin e RTVM-së më 30.10.2021 (e shtunë).

“Të dielën, më 31 tetor 2021, të gjitha njësitë organizative kompetente të listuara do të punojnë vetëm në dhënien e letërnjoftimeve të përgatitura për qytetarët me orar të punës nga ora 07:00 deri në 19:00, duke përfshirë edhe pikat e shpërndara në Shkup (Gjorçe Petrov, Beko, Butel dhe Draçevë)”, thonë nga MPB.

Continue Reading

Bota

OBSH: 500,000 jetë të shpëtuara nga vaksinat kundër COVID-19 në Evropë

Published

on

By

OBSH: 500,000 jetë të shpëtuara nga vaksinat kundër COVID-19 në Evropë

Të dhënat e reja kanë zbuluar se rreth gjysmë milioni jetë mes të moshuarve janë shpëtuar në Evropë për shkak të administrimit të vaksinave kundër COVID-19.

Në një studim të ri të kryer nga studiues nga Zyra Rajonale për Evropën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe institutet dhe ministritë kombëtare të shëndetit publik, të dhënat sugjerojnë se vaksinat kundër koronavirusit kanë parandaluar pothuajse 470,000 vdekje të njerëzve të moshës 60 vjeç e lart në Evropë.

Hetimi, i cili është publikuar në Eurosurveillance, analizoi vdekjet midis dhjetorit 2020 dhe nëntorit 2021, duke identifikuar se vaksinat kundër virusit korona parandaluan pak më shumë se gjysmën (51%) të vdekjeve të pritshme të shkaktuara nga sëmundja gjatë kësaj periudhe, shkruan Healtheuropa, transmeton Klankosova.tv.

Studiuesit konstatuan se për shkak të zhvillimit të shpejtë, licencimit dhe përhapjes së vaksinave të ndryshme kundër COVID-19 nga fundi i vitit 2020 e tutje, marrja e vaksinave tek grupet prioritare u rrit në mënyrë që 80% e njerëzve 60 vjeç e lart kishin marrë dy dozat e vaksinës dhe 84% të paktën një dozë.

“Ky ndikim i drejtpërdrejtë ka qenë heterogjen për shkak të shpejtësisë dhe shtrirjes së vaksinimit në grupet e pranueshme. Vendet që kishin administruar herët numra të lartë (përfshirë Francën, Greqinë, Irlandën, Izraelin, Maltën, Norvegjinë, Portugalinë, Spanjën, Anglinë dhe Skocinë) kanë ulur ndjeshëm vdekshmërinë e parashikuar, veçanërisht tek moshat 80 vjeç e lart. Vende të tjera kanë përjetuar ndikim më të kufizuar të vaksinimit deri më sot.”komentuan autorët e studimit.

Nga këto të dhëna, ekipi përcaktoi se 51% e totalit të vdekjeve të vlerësuara u shmangën nëpërmjet vaksinimeve kundër COVID-19, me ndikimet më të rëndësishme në Islandë, ku u shmangën 93% e vdekjeve. Ndikimi më të vogël kishte në Ukrainë, ku u shmangën 6% e vdekjeve të vlerësuara.

Tre vendet që kishin 60% të popullsisë së moshës 60 vjeç e lart të vaksinuar plotësisht – Moldavia, Ukraina dhe Rumania – parandaluan vdekjet gjatë studimit për 20%. Kurse në katër vendet që arritën mbulim shumë të lartë të vaksinimit të plotë, mbi 90% – Izraeli, Malta, Anglia dhe Skocia – përqindja e vdekjeve të shmangura në javën e 45 në 2021 kaloi 65%.

Continue Reading

Lajme

Ndalesë qarkullimi për kamionë në Strazhë dhe disa rrugë të tjera

Published

on

By

Ndalesë qarkullimi për kamionë në Strazhë dhe disa rrugë të tjera

Nga ora 07:15 është vendosur ndalim qarkullimi i automjeteve të rënda në rrugën Kërçovë – Ohër përmes kalimit malor Presekë.

Ndalim qarkullimi për kamionë ka edhe në qafën malore të Strazhës, në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit, si dhe në qafën malore Gjavato. Për llojet e tjera të automjeteve, përdorimi i pajisjeve dimërore është i detyrueshëm, informojnë LAMM.

Në rrugët e tjera qarkullimi zhvillohet në rrugë të lagështa, në disa vende më të larta në rrugë ka mbetje të dëborës.

Continue Reading

Lajme

Publikohet sot rezultati nga ekspertiza e aksidentit tragjik në Bullgari

Published

on

By

Publikohet sot rezultati nga ekspertiza e aksidentit tragjik në Bullgari

Ministrja për Zhvillim Rajonal e Bullgarisë, Violeta Komitova sot pritet t’i publikojë rezultatet e ekspertizës së aksidentit tragjik të 23 nëntorit ne autostradën “Struma” në Bullgari, ku humbën jetën 45 shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndëra 7 pasagjer i mbijetuan aksidentit.

Akoma nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërkaq autoritetet e hetuesisë kanë njoftuar se zjarri ka filluar nga pjesa e përparme e autobusit.

Continue Reading

Aktuale