Connect with us

Lajme

Shkon në 500 numri i të helmuarve në Krujë

Published

on

Shkon në 500 numri i të helmuarve në Krujë

Situata e helmimeve në Krujë vazhdon të jetë shqetësuese edhe ditën e sotme.

Pranë spitalit të Krujës edhe sot janë paraqitur për shërbim mjekësor banorë të cilëve iu janë shfaqur shenja helmimi. Pavarësisht se e kanë ditur që helmimi mund të ketë ardhur nga uji, banorët kanë konsumuar ujin rezervë që kanë mbajtur në shtëpi, thotë një prej mjekëve të spitalit për ABC.

Në total rreth 500 banorë janë paraqitur me simptoma të helmimit në urgjencë. Kurse nga mesdita e kaluar e deri në këto momente janë rreth 150 veta të cilët janë paraqitur në spital për mjekim. Aktualisht ka disa persona të shtruar në spital. Sipas mjekëve fluksi në spital duket se ka rënë sot, krahasuar me dy ditët e para, duke sjellë përmirësim të situatës. Nga ana tjetër roja thotë se gjatë natës ka shkuar një numër i lartë personash në spital.

Përzierja e ujërave të zeza me ujërat e bardha dyshohet të jetë bërë shkak i helmimit masiv të banorëve në Krujës. Kjo ishte deklarata e bërë nga Ujësjellësi i Krujës dhe ku tha se nga të dhënat paraprake të analizave fiziko-kimike të deritanishme, dyshohet se reshjet e dendura të shiut në veçanti në Malësinë e Krujës ku ndodhen kanalizimet e marrjes së ujësjellësit, të kenë sjellë kontaminimin e ujit të pijshëm. Paraprakisht është konstatuar prezencë e amoniakut mbi normë. Kryesisht amonikau gjendet në ujërat e zeza dhe reshjet e dendura dyshohet se kanë bërë përzierjen me ujin e pijshëm.

Gjithsesi ky rast mbetet për t’u verifikuar pasi analizat periodike të kryera nga laboratorët e NjVKSh përpara kësaj periudhe, kanë rezultuar të jenë në norma optimale. Një ditë pas helmimit masiv në Krujë, banorët kanë nisur të blejnë ujin për konsum, për shkak të dyshimeve se helmimi është shkaktuar nga uji i pijshëm.

Shenjat kryesore të qytetarëve që kanë pasur probleme kanë qenë të vjella, diarre, dhimbje barku dhe temperaturë. Ministrja Ogerta Manastirliu u shpreh dje se të gjitha strukturat e Ministrisë së Shëndetësisë e Shëndetësisë janë në gatishmëri dhe po kryejnë hetimet në të gjitha pistat e mundshme.

Brenda 72 orëve pritet të dalë edhe përgjigja e analizave për ujin që kanë konsumuar banorët. Deri më tani janë kryer të gjitha analizat në burime. I gjithë qyteti i Krujës furnizohet nga dy burime të cilat ndahen në 6 depo. Ndërkohë nga ana e spitalit është kërkuar përpos rojeve, edhe policia e rendit për të penguar gazetarët që të futen ne ambientet e brendshme te spitalit.

Continue Reading

Kosovë

S’mundën ta ndajnë tokën, vëllai kanos vëllain në Podujevë

Published

on

By

S’mundën ta ndajnë tokën, vëllai kanos vëllain në Podujevë

Dje është arrestuar një person në Podujevë, i cili kishte kanosur vëllain e tij.

Motivacioni i kanosjes, sipas raportit 24-orësh të Policisë, ishte mosmarrëveshja rreth ndarjes së pronës, raporton “Zëri”.

Kështu e përshkruan ngjarjen Policia e Kosovës, në raportin e saj.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi pas një mosmarrëveshjeje rreth ndarjes së pronës ka kanosur vëllain e tij, viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”. /Zëri

Continue Reading

Lajme

Qeveria diskuton sot masat e reja kundër Covid-19

Published

on

By

Qeveria diskuton sot masat e reja kundër Covid-19

Në seancën e sotme të Qeverisë duhet të vendoset për masën e re të propozuar, që ka të bëj me stimulimin financiar të mjekëve amë, në rast se numri I pacientëve të tyre të vaksinuar kalon 70 për qind.

“kemi hulumtuar këto 2-3 ditë dhe do të propozojmë deri tek Qeveria një masë të re, ajo ka të bëj me stimulimin e mjekëve amë. Gjegjësisht mjekët amë të stimulohen financiarisht kur të kalojnë mbi 70 për qind të vaksinimit nga numri i përgjithshëm i pacientëve të tyre, të shpërblehen me nga 30 denarë për pacient”, deklaroi kohë më parë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Continue Reading

Bota

Tragjike në SHBA, nëna dhe 4 fëmijët gjenden të vdekur, dyshimet e para drejt babait

Published

on

By

Tragjike në SHBA, nëna dhe 4 fëmijët gjenden të vdekur, dyshimet e para

Një ngjarje tragjike ka ndodhur Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një grua dhe 4 fëmijët e saj janë gjetur të vdekur në banesë të qëlluar me armë zjarri.

Sipas mediave amerikane, masakra ka ndodhur mbrëmjen e së dielës. Dyshimet për krimin bien mbi një burrë që besohej se ishte babai i fëmijëve, i cili u vetëdorëzua në polici.

Efektivët gjetën një grua, një vajzë dhe tre djem me plagë nga armët e zjarrit në pjesën e sipërme të trupit dhe mjekët i shpallën të gjithë të vdekur në vend, tha Policia. Të gjithë të miturit ishin nën moshën 12 vjeç.

Burri që besohet se është babai i fëmijëve u arrestua kur mbërriti në stacionin e policisë në Lancaster, tha departamenti./bw

Continue Reading

Aktuale