Connect with us

Lajme

Mali i Zi me ligjin anti-mafia, do të konfiskohen pronat e pajustifikueshme

Published

on

Ligji që do të rregullojë çështjen e konfiskimit të pasurisë me origjinë të panjohur, do të kontribuojë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, tha zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, dhe shtoi se ky akt mund të quhet edhe ligj kundër mafias.

Përfaqësuesit e qeverisë malazeze sot kanë prezantuar modelin e konfiskimit të pasurisë me origjinë të kundërligjshme, pas së cilës do të ketë debat publik për atë akt, e më pas do t’i kalohet Kuvendit për kumtim.

Abazoviq tha se ligji do të jetë sistematik dhe se do të kontribuojë ndjeshëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ky është një ligj i qartë dhe shumë ambicioz me qëllim që t’i jepet fund pasurimit të paligjshëm.

“Unë do ta quaja këtë ligj, ligj kundër mafies”, tha Abazoviq. Ai po ashtu përkujtoi se ky është një ligj sistematik, me të cilin ka përfunduar një pjesë e punës dhe se zbatimi i atij akti do të jetë vendimtar.

Ai ka deklaruar se pret mbështetjen e 81 deputetëve në Kuvend, “Unë do të doja të shihja se kush nuk do ta mbështesë atë dhe pse. Nëse të gjithë e mbështesin atë, kjo do të ishte mbështetje për një konsensus social”.

Abazoviq shpjegoi me një shembull konkret se çfarë do të thotë zbatimi i atij ligji në të ardhmen, qëllimi i të cilit, siç thotë ai, është “sulmi i pronës”.

“Nëse vozitni një Ferrari ose një automjet të blinduar, dikush mund të të thotë se jeni kriminel, por këtë nuk mund të vërtetojë, nuk ka prova të mjaftueshme. Por nëse personi që apostrofohet si kriminel dhe nuk ka prova se nuk është e kundërta, atij do t’i konfiskohet vetura, shtëpia, jahti. Ato do të bëhen pronë e Malit të Zi dhe ky ligj e ka atë ambicie”, tha Abazoviq.

“Këtu duhet të sulmohet prona e gjerë dhe në këtë mënyrë duhet të ndihmohet buxheti i Malit të Zi”, tha Abazoviq.

Modeli i konfiskimit të pasurisë me origjinë të paligjshme duhet të kontribuojë në forcimin e sundimit të ligjit dhe institucioneve malazeze, e me këtë edhe në afirmimin e drejtësisë.

Continue Reading

Lajme

Qeveria diskuton sot masat e reja kundër Covid-19

Published

on

By

Qeveria diskuton sot masat e reja kundër Covid-19

Në seancën e sotme të Qeverisë duhet të vendoset për masën e re të propozuar, që ka të bëj me stimulimin financiar të mjekëve amë, në rast se numri I pacientëve të tyre të vaksinuar kalon 70 për qind.

“kemi hulumtuar këto 2-3 ditë dhe do të propozojmë deri tek Qeveria një masë të re, ajo ka të bëj me stimulimin e mjekëve amë. Gjegjësisht mjekët amë të stimulohen financiarisht kur të kalojnë mbi 70 për qind të vaksinimit nga numri i përgjithshëm i pacientëve të tyre, të shpërblehen me nga 30 denarë për pacient”, deklaroi kohë më parë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Continue Reading

Bota

Tragjike në SHBA, nëna dhe 4 fëmijët gjenden të vdekur, dyshimet e para drejt babait

Published

on

By

Tragjike në SHBA, nëna dhe 4 fëmijët gjenden të vdekur, dyshimet e para

Një ngjarje tragjike ka ndodhur Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një grua dhe 4 fëmijët e saj janë gjetur të vdekur në banesë të qëlluar me armë zjarri.

Sipas mediave amerikane, masakra ka ndodhur mbrëmjen e së dielës. Dyshimet për krimin bien mbi një burrë që besohej se ishte babai i fëmijëve, i cili u vetëdorëzua në polici.

Efektivët gjetën një grua, një vajzë dhe tre djem me plagë nga armët e zjarrit në pjesën e sipërme të trupit dhe mjekët i shpallën të gjithë të vdekur në vend, tha Policia. Të gjithë të miturit ishin nën moshën 12 vjeç.

Burri që besohet se është babai i fëmijëve u arrestua kur mbërriti në stacionin e policisë në Lancaster, tha departamenti./bw

Continue Reading

Bota

OBSH: 500,000 jetë të shpëtuara nga vaksinat kundër COVID-19 në Evropë

Published

on

By

OBSH: 500,000 jetë të shpëtuara nga vaksinat kundër COVID-19 në Evropë

Të dhënat e reja kanë zbuluar se rreth gjysmë milioni jetë mes të moshuarve janë shpëtuar në Evropë për shkak të administrimit të vaksinave kundër COVID-19.

Në një studim të ri të kryer nga studiues nga Zyra Rajonale për Evropën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe institutet dhe ministritë kombëtare të shëndetit publik, të dhënat sugjerojnë se vaksinat kundër koronavirusit kanë parandaluar pothuajse 470,000 vdekje të njerëzve të moshës 60 vjeç e lart në Evropë.

Hetimi, i cili është publikuar në Eurosurveillance, analizoi vdekjet midis dhjetorit 2020 dhe nëntorit 2021, duke identifikuar se vaksinat kundër virusit korona parandaluan pak më shumë se gjysmën (51%) të vdekjeve të pritshme të shkaktuara nga sëmundja gjatë kësaj periudhe, shkruan Healtheuropa, transmeton Klankosova.tv.

Studiuesit konstatuan se për shkak të zhvillimit të shpejtë, licencimit dhe përhapjes së vaksinave të ndryshme kundër COVID-19 nga fundi i vitit 2020 e tutje, marrja e vaksinave tek grupet prioritare u rrit në mënyrë që 80% e njerëzve 60 vjeç e lart kishin marrë dy dozat e vaksinës dhe 84% të paktën një dozë.

“Ky ndikim i drejtpërdrejtë ka qenë heterogjen për shkak të shpejtësisë dhe shtrirjes së vaksinimit në grupet e pranueshme. Vendet që kishin administruar herët numra të lartë (përfshirë Francën, Greqinë, Irlandën, Izraelin, Maltën, Norvegjinë, Portugalinë, Spanjën, Anglinë dhe Skocinë) kanë ulur ndjeshëm vdekshmërinë e parashikuar, veçanërisht tek moshat 80 vjeç e lart. Vende të tjera kanë përjetuar ndikim më të kufizuar të vaksinimit deri më sot.”komentuan autorët e studimit.

Nga këto të dhëna, ekipi përcaktoi se 51% e totalit të vdekjeve të vlerësuara u shmangën nëpërmjet vaksinimeve kundër COVID-19, me ndikimet më të rëndësishme në Islandë, ku u shmangën 93% e vdekjeve. Ndikimi më të vogël kishte në Ukrainë, ku u shmangën 6% e vdekjeve të vlerësuara.

Tre vendet që kishin 60% të popullsisë së moshës 60 vjeç e lart të vaksinuar plotësisht – Moldavia, Ukraina dhe Rumania – parandaluan vdekjet gjatë studimit për 20%. Kurse në katër vendet që arritën mbulim shumë të lartë të vaksinimit të plotë, mbi 90% – Izraeli, Malta, Anglia dhe Skocia – përqindja e vdekjeve të shmangura në javën e 45 në 2021 kaloi 65%.

Continue Reading

Aktuale