Denoncime
Skandal / Aktivistë të sektorit civil publikojnë listat e qindra kontratave të Komunës së Tetovës ku dyshohet për blerje votash

Aktivistët e njohur politik Artan Dika, Donika Bakiu dhe Ngadhnjim Mehmeti publikojnë lista ku shihen pagat e qindra kontratave të Komunës së Tetovës, me qytetarë, me të cilat këta aktivistë dyshojnë se blihen vota. Me lista konkrete dhe linqe nga institucione shtetërore (qasje në informacion publik) ku shihen pagesat ndaj disa personave fizik, për muajin shtator të vitit 2021, të cilat burojnë nga kontratat e Komunës së Tetovës, aktivistët në fjalë ngrejnë dyshimin se në këtë mënyrë “Agjenda e gjelbërt blen votat”.
“Nuk është as punë agjende e gjelbër, as punë agjende e kaltër. Është punë parash, vjedhjesh, hajnish në formë tenderash, honoraresh e përfitimesh si kjo lista këtu vetëm për muajin shtator 2021 në prag të zgjedhjeve. Me qindra përfitues që Komuna e Tetovës u ka shpërndarë para nga taksat e mbledhura nga populli. Mes tyre do gjeni edhe emra që do ju habisin.
Sot votat nuk blehen me 500 e 1000 denarë si dikur, e as me paratë e partisë. Sot votat blehen me 130-500 euro, me paratë e popullit nën maskën e honorareve, subvencioneve dhe tenderave. … dhe prap me gjithë votat e LSDM-së, do mbetet në 28% …
Koha për ta ndëshkuar të dielën!
P.S. Listën e keni të bashkëngjitur në komentin e Donika Bakiut sepse teknikisht më del e pamundur ta postoj si pjesë e bashkëngjitur e postimit..” thuhet në postimin në rrejtin social të mjekut të njohur Artan Dika. Bashkangjitur në komente janë listat nga aktivistja Donika Bakiu, ndërsa aktivisti nga Lëvizja më Mirë për Tetovën ka bashkangjitur në koment link nga nga faqja qeveritare për transparencë financiare ku mund të shihen të gjitha dokumentet publike të pagesave./Monitor.mk/
Ndërkaq, statusin dhe debatin e plotë mund ta lexoni në këtë link:
Denoncime
Xhaferi: Autobusat e Teuta Arifit për 1 muaj kanë harxhuar 15 mijë euro për naftë









Aktivisti Arianit Xhaferi në faqen e tij në facebook ka publikuar të dhënat e borxhit të Ndërmarrjes për Transport Publik e cila arrinë rreth 15.000 euro tek pompa e benzinës po aq borxh ka dhe Ndërmarrja e Parkinqeve të Tetovës, përcjell in7
Postimi i plotë:
Ndërmarrja për Transport Publik, borxh mbi 15,000 euro tek pompa e benzinës. Poashtu dhe Ndërmarrja e Parkingjeve me një borxh rreth 15,000 euro tek pompa e benzinës. Të dy ndërmarrjet pothuajse jashtë funksionit.
Paratë për të paguar derivatet e mjeteve të këtyre dy ndërmarrjeve me gjasë kanë shkuar në buxhetin e blerjes së votave.
Kryetari i ri duhet patjetër të fusë një REVIZION TË PAVARUR PËR TË NXJERRË PARA DREJTËSISË DHE PAS GRILAVE TË BURGUT HAJNAT QË KANË ABUZUAR.- përfundon shkrimin e tij aktivisti Arianit Xhaferi./in7.tv/
Denoncime
LSDM ia kërcënon kandidatin në Çashkë, BDI i mbështet LSDM në Shkup dhe Kumanovë

Kandidati shqiptar për Komunën e Çashkës, Suat Shaqiri i cili garon me siglën e BDI-së në këto zgjedhje por për shkak të specifikave të kësaj komune dhe që e njëjta të drejtohet nga një shqiptar, kandidaturën e tij e kanë mbështetur edhe blloku i partive politike shqiptare ASH, Alternativa dhe BESA. Ai në garë në rrethinë e dytë është Goran Stojanovski nga LSDM-ja, partia e kryeministrit Zoran Zaev, partneri i koalicionit të BDI-së. Shaqiri në një postim në profilin e tij në fb ankohet për presione dhe kërcnime nga zyrtar të lartë të LSDM-së.
Ja postimi i tij i plotë:
Të gjithë qytetarët e Komunës së Çashkës janë dëshmitarë së në këtë periudhë të fushatës zgjedhore vizitori më i shpesht i të gjitha vendbanimeve është Ministri i punëve të Brendshme Oliver Spasovski. A duhet të pyesim se çka e lidh kaq shumë Goranin në ikje me këtë vizitor.
Bashkëqytetarë të Çashkës mos lejoni të jeni pjesë e reflektimit të vizitorëve të pa peshë edhe ato mund ta reflektojnë pushtetin por nëse ne jemi të vendosur të mos ua japim mbështetjen besoj thellë se ato sdo të mund të shfaqën as edhe në mesin e shoqërisë
Thuaju jo presioneve
Thuaju jo manipulimeve
Asnje herë për asnjë moment vendet tona nuk kanë qenë kaq shumë te vizituar nga njerëz që vendeve tona nuk u ngjasojnë.
Vota është e shenjtë dhe shumë e rëndësishme e gjithe kjo është per çdo qytetar të Çashkës pa dallim kombi dhe feje.
Denoncime
ASH: Agjitim dhe presion mbi të punësuarit në NPK Tetovë

Drejtori i NPK Tetovë shkel Kodin Zgjedhor, agjiton tek të punësuarit përmes mesazheve në viber që të votojnë Teuta Arifin, duke keqpërdorur detyrën zyrtare.-thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarë.
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota11 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare