Connect with us

Lajme

Kufizime për hyrje në Itali për shtetasit e Maqedonisë së Veriut

Published

on

Italia ka vendosur masa kufizuese për qytetarët e disa vendeve gjatë hyrjes në Itali, duke lejuar të hyjnë qytetarët vetëm për motive të caktuara në Itali nga data 26 tetor deri 15 dhjetor/

Kufizimet vlejnë për shtetasit nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina, Libani, Azerbajxhani, Moldavia, Brunei dhe Armenia.

Ministria për punë të jashtme në Shqipëri sqaroi që qytetarët do të mund të hyjnë për këta motive: motive pune, motive shëndeti, motive studimi, motive urgjence, persona të cilët kthehen në vendin e tyre të rezidencës, familjarët e ngushtë të shtetasve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi të rregullt në Itali, personat të cilët kanë një marrëdhënie emocionale të provuar dhe të qëndrueshme me shtetas që janë rezident në Itali, sportist, teknik dhe gjykatës garash dhe shoqërues që marrin pjesë në aktivitete sportive olimpike, paraolimpike të certifikuara dhe me interes kombëtar.

“Shtetasit që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë, pavarësisht nga nënshtetësia dhe që kanë qëndruar aty më shumë se orë do ti nënshtrohen edhe një vetë izolimi ditor, në fund të të cilit do kryejnë edhe një tampon molekular apo antigjenik”, deklarojnë nga Ministria.

Continue Reading

Kosovë

Vrasja e trefishtë në Gllogjan – nesër varrosen dy nxënësit

Published

on

By

Vrasja e trefishtë në Gllogjan – nesër varrosen dy nxënësit

Dy nxënësit që mbetën të vdekur mbrëmë në Gllogjan të Decanit do të varrosen nesër.

Kështu ka njoftuar kryetari i kësja komune, Bashkim Ramosaj, i cili ka treguar se ceremonia e varrimit do të fillojë në 13:30.

“Ju njoftoj se, nesër më dt.28.11.2021, në ora 13:30, do të filloj ceremonia e varrimit të Gentës dhe Ledianit, afër “Kompleksit Memorial të Dëshmorëve”, ndërsa varrimi do të bëhet në ora 14:00, në varrezat e fshatit Gllogjan!”, ka shkruar Ramosaj.

Mbrëmë kanë mbetur të vdekur tre persona pas sulmit me kallashnikov që i është bërë një autobusi që po bartte nxënës.

Të vdekur kanë mbetur shoferi i autobusit dhe dy nxënës.

Sipas të dhënave zyrtare ende nuk dihen motivet që kanë çuar në kryerjen e këtij akti, ndërsa po hetohen dy-tri pista.

Sipas njoftimit të institucioneve të sigurisë, për këtë rast mund të jenë të përfshirë disa persona.

Po ashtu, sipas njoftimeve të fundit të Policisë së Kosovës ende nuk është arrestuar askush ndonëse janë kryer disa bastisje që në orët e para të mëngjesit.

Continue Reading

Lajme

15 të vdekur dhe 436 të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Published

on

By

15 të vdekur dhe 436 të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 3 mijë e 447 testime të realizuara, 436 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 336 pacientë të shëruar, ndërkaq 15 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19./21Media

Continue Reading

Lajme

Dimitar Kovaçevski do të kandidohet për kryetar të LSDM-së

Published

on

By

Dimitar Kovaçevski do të kandidohet për kryetar të LSDM-së

Shkup, 27 nëntor – Zëvendësministri i Financave dhe anëtar i Këshillit qendror të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski ka deklaruar se do të kandidohet për lider të partisë, pasi LSDM-ja dje e ka konfirmuar dorëheqjen e kryetarit të partisë Zoran Zaev dhe ka shpallë zgjedhje brendapartiake në rrugë të votimit të drejtpërdrejtë.

“Në afatin prej shtatë ditësh do të përpiloj program dhe do të iniciojë kandidaturë për kryetar. LSDM është parti me potencial të madh kadrovik dhe ka numër të madh anëtarësh të njohur që do të ishin kandidatë të shkëlqyeshëm. Procedura është demokratike dhe secili që përmbush kushtet mund të kandidohet. Ajo që është me rëndësi, të gjithë duhet të bashkohemi rreth kryetarit të zgjedhur”, ka thënë Kovaçevski për “Fokus”.

LSDM-ja më 12 dhjetor do të zgjedh liderin e ri që duhet ta zëvendësojë Zoran Zaevin i cili dha dorëheqje. Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska pas mbledhjes së Këshillit qendror ka deklaruar se procedura për zgjedhjen e liderit të ri fillon sot dhe do të zgjasë shtatë ditë.

Këshilli qendror, siç tha ajo, ka konstatuar se për dorëheqjen e iniciuar të Zaevit në parti nevojitet të fillojë proces për zgjedhje brendapartiake. Kandidimi fillon prej sot dhe do të zgjas një javë, ndërsa të drejtë të paraqiten kanë të gjithë anëtarët e LSDM-së që plotësojnë kriteret e parapara me statutin e partisë. Mundësi për votim do të kenë të gjithë anëtarët e LSDM-së që aktivisht do të regjistrohen në hallkën onlajn.

Continue Reading

Aktuale