Connect with us

Lajmet kryesore

Tetë ndeshje pa fitore, shkarkohet nga pankina ish mesfushori i Milanit

Published

on

Mark Van Bommel nuk është më trajner i Wolfsburg.

Tekniku holandez mori drejtimin e skuadrës gjatë merkatos së verës, pro aventura e tij në pankinën e klubit gjerman zgjati rreth 4 muaj, pasi sot iu komunikua zyrtarisht shkarkimi.

Van Bommel u bë protagonist që në fillim, pasi pa Wolfsburgun të eliminohej nga Kupa e Gjermanisë për shkak të një zëvendësimi më shumë të kryer pikërisht nga holandezi, megjithatë starti në kampionat ishte i mirë, me fitore në katër ndeshjet e para radhazi.

Megjithatë më pas filloi malorja, me 8 ndeshje radhazi pa fitore dhe katër humbje radhazi në kampionat, më e fundit pasditen e djeshme në shtëpi ndaj Freiburg, çka bëri që drejtuesit e klubit t’i komunikojnë shkarkimin.

Continue Reading

Lajme

Skandaloze: Ministri shqiptar “hakmerret” ndaj ish kandidatit për kryetarë komune, e largon nga puna! (Dokument)

Published

on

By

Skandaloze: Ministri shqiptar “hakmerret” ndaj ish kandidatit për kryetarë komune, e largon nga puna! (Dokument)

BDI nëpërmjet ushtarëve partiakë, konkretisht, Ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka bërë shkelje të rëndë ligjore kur ka vendosur t’a largojë nga puna, ish kandidatin për kryetar të Komunës së Zhelinës, Mahir Ziberin.

Telashet për ish kandidatin e ASH-së, kishin nisur që nga dita kur z. Ziberi shpalli kandidaturën e tij për të parin e Komunës së Zhelinës, kandidaturë kjo që nuk ju kishte pëlqyer jo vetëm strukturave lokale të BDI-së, në Zhelinë, por edhe strukturave më të larta partiake.

BDI si duket, rëndë i ka përjetuar humbjet e veta në këto zgjedhje, jo vetëm në dy komunat me të mëdhaja Tetovë e Gostivar, po edhe humbja në Zhelinë, ku kandidati kësaj partie edhe pse si humbës i para katër vjetëve, humbi sërish edhe në këto zgjedhje me një rezultat të ngushtë. Kjo humbje, me sa duket i është bërë halë në sy, BDI-së, dhe si faj kryesor të kësaj humbje, padyshim që i faturohet Mahir Ziberit, sepse ishte pikërisht kandidatura e tij që ia pa mundësoj kandidatit të BDI-së, Fatmir Izairit fitoren nga rrethi i parë. Për më tepër duke marrë parasysh edhe faktin se në rrethin e dytë, falë edhe ndihmës që Aleanca për Shqiptarët i dha kundër kandidatit të BDI-së, ka irrituar tejmase krerët e BDI-së, gjë që për pasojë në shenjë hakmarrje kanë pushuar nga puna Mahir Ziberin, administrator publik për më shumë se një dekadë në Ministrinë e Ekonomisë.

Edhe pse zyrtarisht, nuk ka pasur kurfar paralajmërimi për ndërprerjen e marrëdhënies së punës, z. Ziberi para paralajmërim i ishte ndërprerë rroga, po për shkak të procesit zgjedhor respektivisht heshtjes zgjedhore që përkonte me datën e pagesës së rrogës me insistimin e vetë Mahir Ziberit, kjo ngjarje nuk u alarmua.

Mirëpo ajo çfarë bie në sy, se vendimi për ndërprerjen e marrëdhënies së punës nga vetë ministri Bekteshi është nënshkruar më datë 16 nëntor, por qëllimshëm nuk i u është kumtuar në të njëjtën ditë dhe me sa duket kanë pritur një kohë më të përshtatshme, apo ndonjë ngjarje tjetër, si puna e tragjedisë së autobusit në Bullgari, për ta mbuluar turpin që të kalojë në hije, të një ngjarjeje tjetër.

Nga Aleanca për Shqiptarët akoma nuk janë prononcuar për rastin në fjalë, ndërsa ish kandidati Mahir Ziberi, ditëve në vijim, është duke përgatitur procedurë ligjore ankimimi kundër këtij vendimi skandaloz të militanti partiak të veshur me petkun e pushtetit.
/fol.mk

Continue Reading

Bota

Varianti i ri virusit Korona ka ndezur alarmin në shumë vende të Evropës

Published

on

By

Varianti i ri virusit Korona ka ndezur alarmin në shumë vende të Evropës

Vjollca Aliti/Alsat

Mutacioni më i ri i virusit korona i quajtur “Omikron” parashihet të jetë shumë herë më ngjitës në krahasim me mutacionet e deritanishme. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce tha se ende është herët për tu thënë më shumë gjëra për këtë mutacion. Nëse do ketë masa shtesë për të parandaluar depërtimin e këtij lloji brenda vendit Filipçe tha se do të diskutohet të hënën në mbledhjen e rregullt të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.

“Bëhet fjalë për mutacion të ri të virusit i cili quhet “Omikron” këtu është dyshimi se mund të jetë shumë më ngjitës se mutacionet tjera nga gjithë mutacionet e deritanishme. Megjithatë ne patëm edhe shumë mutacione tjera të cilat nuk u përhapën deri tani. Kishte edhe skenarë të tjerë për shembull për llojin Dellta. Megjithatë të gjitha këto çështje do të shqyrtohen të hënën ne mbledhjen e Komisionit për sëmundje ngjitëse”, deklaroi Venko Filipce, Ministër i Shëndetësisë.

Mutacioni i ri së pari u detektua në Afrikën Jugore ndërsa ajo çfarë deri më tani dihet është se ky mutacion ka një rrezik më të lartë për ri-infektim dhe se shumë më shpejtë shpërndahet. Autoritetet shëndetësore në vend theksojnë se shpëtimi i vetëm kundër të gjitha mutacioneve është vaksinimi. Për të rritur përqindjen e imunizimit, do të propozohen masa të reja stimuluese.

“Do të propozojmë një masa të re deri në Qeveri. Ajo është stimulim shtesë për mjekët amë. Gjegjësisht mjekët amë të jenë financiarisht të stimuluar kur do të tejkalojnë 70% – shin e pacientëve të vaksinuar, nga numri total i pacientëve të tyre të shpërblehen nga 30 denarë në kokë pacienti që i kanë të regjistruar. Ka dhe disa aspekte tjera që duhet të shihen, por mendoj se ky është propozimi që do ja prezantojmë Qeverisë të martën”, u shpreh Venko Filipce, Ministër i8 Shëndetësisë.

Një gjë e tillë vjen disa ditë pasi Qeveria nuk pranoi propozim masat e KSI-së të cilat parashikonin vaksinim të detyrueshëm të të gjithë punonjësve në administratën shtetërore si dhe punonjësve në shëndetësi, në të kundërtën të posedojnë test PCR të paktën për 72 orët e fundit të cilin do ta paguanin nga xhepi i tyre. Masat u refuzuan edhe pas reagimeve të shumta të sindikatave. Deri më tani vetëm 38% e popullatës vendore është vaksinuar me dy doza, ndërkaq për arritjen e imunitetit kolektiv e nevojshme është 80-90% e popullatës./Alsat.mk

Continue Reading

Kosovë

Fëmija e plagosë aksidentalisht babain

Published

on

By

Fëmija e plagos aksidentalisht babain

Një plàgõsje àksidentàle ka ndodhur në Gjilan, konkretisht në fshatin Livoq i Ultë.
Sipas raportit 24 orësh, një fëmijë nga pakûjdesià e ka shkrepur àrmën e llojit pushkë ajrore dhe e ka qëllûàr babanë e tij, shkruan arbresh.info

“Fsh. Livoq i Ultë, Gjilan 26.11.2021-15:00. I dyshuàri mashkull kosovar ka pranuar trajtim mjekësor pasi që i njëjti derisa ka qenë duke e pastrûar àrmën (pûshkë ajrore, nuk posedon leje), nga pàkûjdesià dyshõhet se fëmija i tij e ka shkrepûr àrmën dhe ka qëllûàr atë.

Àrmà i është sekuestrûàr ndërsa me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /arbresh.info/

Continue Reading

Aktuale