Connect with us

Lajme

Kurti flet për konfliktin e Kumanovës, tregon me emër politikanin që organizoi skenarin

Published

on

Kryetari i Republikanëve të Kosovës Faton Kurti, ka thënë se skenari për rastin e Kumanovës, ishte i orkestruar dhe organizuar nga ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski, me ndihmën e “disa shqipfolësve”.
Kurti ka kritikuar kryeministrin aktual të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, se përkundër premtimeve se do ta zbulonte këtë rast, një gjë e tillë nuk ndodhi pas marrjes së pushtetit, përcjell Bota sot.

Ai ka kërkuar nga Maqedonia që të rikthejë në rigjykim këtë rast, pasi burrat që u gjykuan për këtë rast, u gjykuan padrejtësisht si “terroristë”.

Sipas Kurtit, gabimi i vetëm që ata kanë bërë “ishte se u bënë pre e lehtë e manipulimeve kriminale të Gruevskit dhe disa shqipfolësve”.

Reagimi i Kurtit në Facebook:

“Rasti Kumanova”!

Shkupi dhe drejtësia mbeten ende një mollë e ndaluar për shqiptarët.

“Grupi i Kumanovës” nuk shkuan në Iliridë për të terrorizuar askënd, por për t’ju dalë në ndihmë vëllezërve tanë shqiptarë në Iliridë, të cilët atëkohë terrorizoheshin nga regjimi radikal anti-shqiptar i Gruevskit.

I tërë ky skenar ishte orkestruar dhe organizuar nga vetë regjimi i Gruevskit me ndihmën e disa shqipfolësve.

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, erdhi në qeveri sepse ky premtoi se pas marrjes së pushtetit ai do ti zbulonte të gjitha të zezat e regjimit kriminal anti-shqiptar të Gruevskit, siç janë rastet “Monstra”, “Kumanova” dhe të tjera. Por pas marrjes së pushtetit nga Zaev, kjo nuk ndodhi!

Në shtator 2017, unë bashkë me akademikun shqiptaro-amerikan z. Kodra ishim në Shkup për të marrë pjesë në seancën e Gjykimit të çështjes së Kumanovës edhe pse ishte një seancë publike e gjykimit dhe është e drejtë e çdo qytetari pavarësisht kombësisë të jetë i pranishëm. Administrata e gjykatës nuk na lejuan të marrim pjesë edhe pse neve ditë para seancës kishim angazhuar Avokatin për rastin Kumanova z. Naser Raufi që të bënte kërkesën për ne të marrim pjesë si vëzhgues në seancën e Gjykimit.

Kjo tregon se Prokuroria Maqedonase ka për të fshehur diçka dhe frikësohet nga figurat politike dhe intelektuale shqiptare të jenë të pranishëm aty!

Këta djem dhe burra të cilët shumica e tyre ishin pjesë e UÇK-së për ti mbrojtur trojet tona u lanë anash dhe u harruan nga të gjitha qeveritë tona!

Republikanët e Kosovës dhe unë personalisht, i bëj thirrje qeverisë Maqedonase që rastin “Kumanova” ta rigjykojë sepse këta burra u gjykuan padrejtësisht si “terroristë”!

Burgun që e kanë bërë deri më tani duhet të mjaftonte për gabimin që kanë bërë dhe i vetmi gabim që kanë bërë ishte se u bënë pre e lehtë e manipulimeve kriminale të Gruevskit dhe disa shqipfolësve.

Continue Reading

Kosovë

Hoxhallarët përleshen në xhaminë e Vitisë (Video)

Published

on

Kryetari i Bashkësisë Islame të Vitisë, Husamedin Hoxha, është sulmuar pas një mosmarrëveshje nga Hoxhë Xheladin Halili, të martën.

Sulmin ndaj tij e pranoi vet Hoxha, i cili tha se rastin e ka raportuar edhe tek Bashkësia Islame e Kosovës.

Derisa, i dyshuari Xheladin Halili e mohoi të ketë kryer sulm ndaj kryetarit të BIK-ut.

“Sa i përket rastit, ka qenë vetëm një debat verbal. Përveç kësaj, kjo situate është tejkaluar përmes disa miqve, në të njëjtën ditë”, ka thënë Hoxha.

Gjakrat mes tyre mund të jenë shuar, por këtë të enjten kryetari Husamendin Hoxha, përveç rastit të hapur, në polici dërgoi edhe një raport mjekësor lidhur me këtë ngjarje.

Continue Reading

Bota

Britania heq kufizimet anti-COVID-19

Published

on

Britania e Madhe duke filluar nga sot ka hequr masat kundër koronavirusit të ri (COVID-19), përveç izolimit në rast infektimi, transmeton Anadolu Agency.

Në njoftimin nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se i është dhënë fund “masave të planit B” që u vendosën në vend më 8 dhjetor në kuadër të luftës kundër llojit Omicron falë “suksesit të madh të programit të vaksinimit”.

Sipas kësaj, përdorimi i detyrueshëm i dokumenteve që tregojnë statusin e COVID-19, e njohur si pasaporta e vaksinimit, ka përfunduar. Por vendet si klubet e natës dhe teatrot do të mund të vazhdojnë me zbatimin vullnetarisht.

Gjithashtu është hequr edhe detyrimi për të mbajtur maskë, por u rekomandua vazhdimi i mbajtjes së maskave në turma me njerëz dhe vende të mbyllura.

Nga ana tjetër, izolimi në rast infektimi do të vazhdojë.

“Përderisa mësojmë të jetojmë me COVID, duhet të shohim qartë se ky virus nuk do të largohet”, tha ministri i Shëndetësisë, Sajid Javid, duke kërkuar të vaksinohen të gjithë ata që nuk janë vaksinuar.

Continue Reading

Lajme

Dy persona ndërrojnë jetë shkaku i një orteku të dëborës në Turqi

Published

on

Dy persona kanë vdekur në Erzurum të Turqisë Lindore, pas një orteku bore. Autoritetet njoftojnë se personat fillimisht ishin bllokuar në borë, në pistën e skijimit, derisa më pas janë gjetur.

Tash e sa javë Turqia po përballet me mot të ftohtë dhe borë të madhe. Ajo ka marrë vendim për ndalimin e fluturimeve në Aeroportin e Stambollit, derisa mijëra njerëz kanë mbetur të bllokuar. Në anën tjetër, Turqia Lindore është “e mësuar” me mot të ftohtë.

Continue Reading

Aktuale