Connect with us

Lajme

Ende askund raporti gjerman për zjarrin në Tetovë, pa përgjigje nëse Spitali modular ishte në rregull

Published

on

Raporti i shumëpritur i ekspertëve gjerman për zjarrin në Spitalin modular në Tetovë ende nuk ka arritur në Prokurorinë Themelore në vend. Ende nuk dihet nëse shkaktar për shpërthimin e zjarrit eventualisht mund të jetë gabim i faktorit njeri. Ndërkohë Prokuroria Themelore thotë se në mënyrë intensive po grumbullon prova materiale dhe verbale për zjarrin në Qendrën modulare në Tetovë.

“Pas udhëzimeve dhe urdhrave të dhëna nga 5 prokurorë, institucionet dhe organet kompetente po veprojnë dhe pas ndërmarrjes së veprimeve të dhënat e kërkuara dhe raportet duhet t’i dorëzojnë për hetim. Ne atë drejtim, prokurorët do të vazhdojnë me thirrje dhe marrje në pyetje të njerëzve të cilët për momentin nuk mund të precizohen. Pritet edhe arritja e raportit nga ekspertiza e kryer nga ekspertët nga Gjermania”, thonë nga Prokuroria Themelore.

Edhe Prokuroria për Krim të Organizuar po heton lëshimet e mundshme gjatë ndërtimit të spitaleve modulare në vend. Por tani për tani nuk japin përgjigje se kush ishte përgjegjës për mbikëqyrjen e ndërtesës, si dhe për pranimin teknik në spitalet modulare, për shkak se siç thonë, lënda është në procedurë para hetimore.

“Në interes të procedurës dhe respektim të prezumimit të pafajësisë, të gjitha aktivitetet dhe veprimet që merren nga ana e organeve kompetente gjatë procedurës para hetimore janë sekrete, dhe duke marrë parasysh këtë, opinioni publik do të informohet në kohë në momentin kur do të mund të shpërndahen më shumë informacione të cilat nuk do të jenë pengesë në procedurë”, thanë nga Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion.

Natën e 8 shtatorit në zjarrin në spitalin modularë në Tetovë jetën e humbën 14 persona, ndërsa 12 të tjerë u lënduan. Informacionet e para për shkaqet e fatkeqësisë nga Prokuroria Themelore thonë se zjarrin e ka shkaktuar kontakti i shkurtër elektrik në kabllon vazhduese, ku ka qenë i kyçur defibrilatori, një mbushës telefoni dhe një aparat tjetër.

Continue Reading

Lajme

Çeliku: Njerëzit e ndershëm të distancohen nga Alternativa që zgjodhi interesin personal

Published

on

By

Çeliku: Njerëzit e ndershëm të distancohen nga Alternativa që zgjodhi interesin personal

Gjithnjë e më shumë shtohen zërata brenda Alternativës që ky subjekt po bën gabim fatal me vendimin për pjesëmarrje në Qeveri.

Në këtë vijë është edhe profesoresha universitare Gjyla Çeliku e cila më herët madje qenë përkrahëse e Alternativës.

“Alternativa u acaruan pse përkrahëm Bilallin e Besës në Tetovë, por ama për pushtet u bashkuan me Kastriot Rexhepin, ish deputet i Besës dhe përçarës i Besës së mëhershme dhe të tashmes. Tash si e definoni ju këtë hap politik? Unë s’mund të shkel mbi interesat e popullit, por partitë nuk pyesin interesin e popullit, por të tyre. Shkelin mbi parimet e tyre, mbi deklarat e tyre dhe mbi popullin. Nejse, hap i keq. Hap pa etikë. Hap interesi! Populli barin më nuk e ha, as dele nuk është. Bile juve të partisë që nuk ju pëlqen hapi i tyre, lirisht shkëputeni sepse nuk është marre, por madhështi!

P.S. Vetë e kanë thënë “Nuk kishte faj Bilalli sa kishte Kastrioti”, shkruan mes tjerash Çeliku.

Continue Reading

Lajme

Zaev shpreh ngushëllime për rastin në Gllogjan

Published

on

By

Zaev shpreh ngushëllime për rastin në Gllogjan

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev nëpërmjet “Facebook” ka shprehur ngushëllimet e tij për rastin e ndodhur në Gllogjan.

“Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, shpreh keqardhje për tragjedinë e tmerrshme që ndodhi në Kosovë. Nuk ka fjalë ngushëllimi për prindërit e fëmijëve që tragjikisht humbën jetën, e as për të gjithë qytetarët e Kosovës që po vajtojnë për jetët e humbura”, shkruan Zaev.

Zaev në fund shton “jemi bashkë në zi me mendimet tona dhe dëshirojmë shumë forcë që të kalojë pikëllimi dhe dhimbja”./Telegrafi/

Continue Reading

Kosovë

Vendosi reklamën mbi muralin e Nexhmije Pagarushës, gjobitet biznesi në Prishtinë

Published

on

By

Një biznes në Prishtinë vendosi reklamën e tij mbi muralin e bilbilit të muzikës, Nexhmije Pagarushës, që u ‘rijetësua’ para tri javësh nga artistët e ‘Mural Fest Kosova’.

Menjëherë pas kësaj, gjatë ditës së sotme kanë ndërhyrë Inspektorati i Komunës së Prishtinës dhe Policia, për ta larguar reklamën.

Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri, ka njoftuar se pas heqjes së reklamës pala është dënuar me një gjobë prej 400 eurosh.

“Reklama u hoq dhe pala u dënua! Uroj që të ngritët vetëdija e secilit, e të mos përsëriten më raste të tilla!”, ka shkruar Tahiri në një postim në Facebook.

Kujtojmë që murali i Nexhmije Pagarushës u vendos në fillimi të nëntorit, në një objekt në rrugën “Qazim Hoxha”, në Prishtinë. /abcnews.al

Continue Reading

Aktuale