Connect with us

Teknologji

Motoçikletë për të udhëtuar në Hënë

Published

on

Kanë kaluar 50 vite që nga zbritja e fundit në Hënë, NASA po punon për misionin e ardhshëm që do të dërgojë njerëz në satelitin e Tokës. Për të lehtësuar lëvizjen e astronautëve që pritet të rikthehen në Hënë brenda kësaj dekade, një kompani ka shpalosur planet për ndërtimin e një motoçiklete që mund të arrijë një shpejtësi deri në 15 km/h.

Motori është dizajnuar dhe realizuar nga kompania gjermane “Hookie” dhe është pagëzuar “Tardigrade”, sipas emrit të një krijese mikroskopike që mund të mbijetojë në kushtet ekstreme të hapësirës. I pajisur me motor elektrik, mjeti ka një peshë prej 134 kilogramësh.

Motori është parashikuar që me një karikim të plotë të baterive të ecë deri në 110 kilometra. Me një skelet alumini, ai është lehtësisht i çmontueshëm. Edhe pse ka pak gjasa që ky mjet të përfundojë në anijen kozmike të NASA-s në udhëtimin e saj në Hënë, krijuesit do ta dërgojnë në Muzeun e Automobilave në Los Anxhelos, me shpresën se do të tërheqin vëmendjen e Agjencisë Amerikane të Hapësirës.

Continue Reading

Teknologji

Për 60-vjetorin e Renault 4, vjen versioni fluturues

Published

on

Në kuadër të festës së 60-vjetorit të Renault 4L, Renault prezantoi një surprizë të madhe, e ajo është “versioni” fluturues i kësaj veture.

“Vetura është bërë tërësisht nga fibra karboni, por ka ruajtur të njëjtat linja. Është forcuar më tej për shkak të koncepteve të reja si shtytja ose lëvizshmëria”, tha Renault në një deklaratë.

I quajtur Renault AIR4, projekti u zhvillua me ndihmën e The Arsenale. Veturës iu dha një bateri litium-polimer 22,000 mAh që fuqizon katër helikë.

Këto helika gjenerojnë gjithsej 380 kg shtytje.

Shpejtësia maksimale e ngritjes është 14 m/s, por për arsye sigurie është e kufizuar në 4 m/s, ndërsa shpejtësia maksimale e fluturimit është 26 m/s.

Renault 4L fluturues mund të arrijë një lartësi prej 700 metrash, këndi maksimal është 70 gradë dhe shpejtësia e uljes është 3 m / s.

Versioni rrugor i Renault 4L me rrota vjen së shpejti si një makinë elektrike.

Continue Reading

Teknologji

Modeli elektrik i KIA-s futet në librin e rekordeve Guiness

Published

on

Crossoveri elektrik i KIA – modeli EV6 është futur në librin e rekordeve Guiness, pasi gjatë udhëtimit shtatorësh nga New Yorku për në Los Angeles për mbushjen e baterisë i kaloi shtatë orë, 10 minuta e një sekondë, është koha më e shkurtër e verifikuar që është shpenzuar për kalimin nga bregu perëndimor në atë të lindjes në SHBA.

Një lëvizje e mençur marketingu, KIA në kulmin e popullaritetit të modelit të parë elektrik, vlen të theksohet avancimi i teknologjisë së baterisë dhe mbushësit që më së miri e përshkruan rekordi i deritanishëm i Guiness (Tesla P85D), ku gjatë rrugëtimit të njëjtë gjashtë vjet më parë, në mbushës i kaloi 12 orë, 48 minuta e 19 sekonda. KIA EV6 ofron motorin me tërheqjen në rrotat e pasme, por edhe më të katrat.

Versionin e parë e vë në lëvizje motori elektrik me 170 kuaj-fuqi, që mjaftojnë që shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë ta arrijë për 8,5 sekonda e shpejtësinë maksimale e ka 185. Me vetëm një mbushje të baterisë (77,4 kWh) përshkon 528 kilometra (në rrëgjimin e kombinuar). Në “RWD” ofrohet motori elektrik që prodhon 229 kuaj-fuqi.

Continue Reading

Teknologji

Apple pezullon shitjet online në Turqi

Published

on

Apple ka pezulluar shitjet online të pajisjeve të saj në Turqi, pasi vendi është goditur nga një krizë e fortë inflacioni.

Kompania amerikane nuk ka njoftuar zyrtarisht se do të pezullojë shitjet, por ato online tashmë janë të padisponueshme në këtë vend.

Nëse nga Turqia hapet faqja në internet, produktet ofrohen për shitje, janë edhe specifikimet e çmimet e tyre, por është e pamundur t’i shtosh ato në karrocën online. Pothuajse të gjitha janë shënuara si të padisponueshme, transmeton portali Apple Insider.

Ndalimi vjen pasi rënia e vlerës së monedhës turke Lirës ka vazhduar edhe dje, më 23 nëntor. Lira ka arritur nivelin më të ulët historik – një dollar është 12.5 lira dhe kështu kalon kufirin “psikologjik” prej 11 lirash.

Inflacioni në Turqi aktualisht është 20 për qind. Vlera e lirës ka rënë me 40 për qind që nga fillimi i këtij viti dhe vetëm vitin e kaluar kjo rënie ishte 20 për qind.

Sipas CNBC-së, kjo filloi të ndodhte në vitin 2018, si rezultat i një kombinimi të përkeqësimit të marrëdhënieve gjeopolitike me Perëndimin, deficiteve, rënies së rezervave valutore dhe rritjes së borxhit. Shkaku më i rëndësishëm është refuzimi për të rritur normat e interesit.

Continue Reading

Aktuale