Connect with us

Lajme

Greqi/Del video shokuese! Tre shokë kishin vjedhur një makinë, momenti kur policia qëllon me breshëri ndaj tyre, vdes një 20-vjeçar

Published

on

Një ngjarje e rëndë u regjistrua gjatë natës së kaluar në Greqi. Një 20-vjeçar rom i dënuar për vjedhje mbeti i vdekur nga zjarri i policisë në ndjekjen e ndodhur në Peramë, Greqi mbrëmjen e së premtes.

Fillimisht 20-vjeçari dhe dy persona të tjerë vodhën automjetin me të cilin udhëtonin dhe kur ranë në bllokadën e policisë, ata injoruan sinjalin e policisë dhe u përpoqën të iknin. Por policia i ndoqi nga pas dhe bllokoi makinën e 20-vjeçarit. Por edhe këtë herë tre pasagjerët e automjetit të vjedhur nuk u ndalën. Përkundrazi, ata shtuan shpejtësinë dhe dhunuan makinat e ekipit të DIAS.

Në vendngjarje ka patur shumë të shtëna me armë zjarri dhe 20-vjeçari mbeti i vdekur dhe 8 policë të tjerë janë plagosur lehtë. Sipas informacioneve, 20-vjeçari ka marrë më shumë se një plumb në trupin e tij. Sipas procedurës së vendosur në rastet e të shtëna me armë zjarri janë arrestuar policët e përfshirë në ngjarje, ndërsa rasti është duke u hetuar në prokurori. Sipas të gjitha indikacioneve, ata do të ndiqen penalisht për mashtrim të mundshëm. perama_pirovolismoi_xr

Videoja e ndjekjes së përgjakshme të së premtes mbrëma është tipike e situatës së panikut që mbizotëronte në zonë, ku banorët shikonin të frikësuar se çfarë po ndodhte jashtë shtëpive të tyre. Në video , sirenat e makinave patrullës ndiqte makinën e bardhë janë dëgjuar, si edhe të shtëna që pasuan. Në të njëjtën kohë, njerëzit vrapojnë në rrugë për t’u mbrotjur nga zjarri.

Burimi

Continue Reading

Lajme

Çeliku: Njerëzit e ndershëm të distancohen nga Alternativa që zgjodhi interesin personal

Published

on

By

Çeliku: Njerëzit e ndershëm të distancohen nga Alternativa që zgjodhi interesin personal

Gjithnjë e më shumë shtohen zërata brenda Alternativës që ky subjekt po bën gabim fatal me vendimin për pjesëmarrje në Qeveri.

Në këtë vijë është edhe profesoresha universitare Gjyla Çeliku e cila më herët madje qenë përkrahëse e Alternativës.

“Alternativa u acaruan pse përkrahëm Bilallin e Besës në Tetovë, por ama për pushtet u bashkuan me Kastriot Rexhepin, ish deputet i Besës dhe përçarës i Besës së mëhershme dhe të tashmes. Tash si e definoni ju këtë hap politik? Unë s’mund të shkel mbi interesat e popullit, por partitë nuk pyesin interesin e popullit, por të tyre. Shkelin mbi parimet e tyre, mbi deklarat e tyre dhe mbi popullin. Nejse, hap i keq. Hap pa etikë. Hap interesi! Populli barin më nuk e ha, as dele nuk është. Bile juve të partisë që nuk ju pëlqen hapi i tyre, lirisht shkëputeni sepse nuk është marre, por madhështi!

P.S. Vetë e kanë thënë “Nuk kishte faj Bilalli sa kishte Kastrioti”, shkruan mes tjerash Çeliku.

Continue Reading

Lajme

Zaev shpreh ngushëllime për rastin në Gllogjan

Published

on

By

Zaev shpreh ngushëllime për rastin në Gllogjan

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev nëpërmjet “Facebook” ka shprehur ngushëllimet e tij për rastin e ndodhur në Gllogjan.

“Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, shpreh keqardhje për tragjedinë e tmerrshme që ndodhi në Kosovë. Nuk ka fjalë ngushëllimi për prindërit e fëmijëve që tragjikisht humbën jetën, e as për të gjithë qytetarët e Kosovës që po vajtojnë për jetët e humbura”, shkruan Zaev.

Zaev në fund shton “jemi bashkë në zi me mendimet tona dhe dëshirojmë shumë forcë që të kalojë pikëllimi dhe dhimbja”./Telegrafi/

Continue Reading

Kosovë

Vendosi reklamën mbi muralin e Nexhmije Pagarushës, gjobitet biznesi në Prishtinë

Published

on

By

Një biznes në Prishtinë vendosi reklamën e tij mbi muralin e bilbilit të muzikës, Nexhmije Pagarushës, që u ‘rijetësua’ para tri javësh nga artistët e ‘Mural Fest Kosova’.

Menjëherë pas kësaj, gjatë ditës së sotme kanë ndërhyrë Inspektorati i Komunës së Prishtinës dhe Policia, për ta larguar reklamën.

Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri, ka njoftuar se pas heqjes së reklamës pala është dënuar me një gjobë prej 400 eurosh.

“Reklama u hoq dhe pala u dënua! Uroj që të ngritët vetëdija e secilit, e të mos përsëriten më raste të tilla!”, ka shkruar Tahiri në një postim në Facebook.

Kujtojmë që murali i Nexhmije Pagarushës u vendos në fillimi të nëntorit, në një objekt në rrugën “Qazim Hoxha”, në Prishtinë. /abcnews.al

Continue Reading

Aktuale