Connect with us

Kosovë

Kurti-Haradinajt: Keni blerë tokë nga shteti për 3,52€ arin

Published

on

Kurti-Haradinajt: Keni blerë tokë nga shteti për 3,52€ arin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke iu përgjigjur akuzave të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për gazsjellësin amerikan tha se ky i fundit ka blerë tokë nga AKP në çmimin prej 3.52 cent për ari. Kuriti në seancën e sotme tha se Haradinaj është dorëlire me paratë e shtetit, ndërsa koprrac për paratë e tij personale.

“Ju me paratë e shtetit jeni shumë dorëlirë e me paratë e juaja jeni shumë koprrac. Konkretisht, keni blerë nga AKP 198.9 hektar tokë bujqësore plantacionin e vishnjeve dhe lajthive në fshatin Irzniq me çmim total prej 70 mijë eurove, 3 euro e 52 cent për ari. Po kjo është turp, po kjo është turp. Pra, me para të shtetit je shumë dorëlirë, 18.5 përqind ‘Contour Global’ jepja se e ndreqim aleancën me Amerikën për do gypa, nuk ndreqet aleanca me do gypa. Kjo është cektësia dhe shkurtpamësia juaj, a me para të juaja doni me ble arin me 3 euro e gjysmë, turp, po kjo është turp, po çfarë çmimi është ai, kjo është zhvatje. Pra, koprrac me paratë private, dorëlirë me para të shtetit”, tha Kurti.

Continue Reading

Kosovë

S’mundën ta ndajnë tokën, vëllai kanos vëllain në Podujevë

Published

on

By

S’mundën ta ndajnë tokën, vëllai kanos vëllain në Podujevë

Dje është arrestuar një person në Podujevë, i cili kishte kanosur vëllain e tij.

Motivacioni i kanosjes, sipas raportit 24-orësh të Policisë, ishte mosmarrëveshja rreth ndarjes së pronës, raporton “Zëri”.

Kështu e përshkruan ngjarjen Policia e Kosovës, në raportin e saj.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi pas një mosmarrëveshjeje rreth ndarjes së pronës ka kanosur vëllain e tij, viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”. /Zëri

Continue Reading

Kosovë

Plagosen dy persona në Mitrovicë të Veriut

Published

on

By

Plagosen dy persona në Mitrovicë të Veriut

Dy persona janë plagosur mbrëmë vonë në afërsi të një lokali në Mitrovicë të Veriut.

Deri të plagosja ka ardhur pas një rrahje e cila filloi mes disa personave, teksa të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së veriut, Besim Hoti.

Ai ka njoftuar po ashtu se disa persona janë shoqëruar në stacionin policor.

“Ka pasur një rrahje, janë përfshirë disa persona, pastaj është përdorur edhe arma e zjarrit, janë plagosur dy persona, të cilët kanë marrë plagë në këmbë, në muskuj të këmbës e ne thembër, janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Hoti. /Telegrafi/

Continue Reading

Kosovë

Prishtina mbulohet me borë

Published

on

By

Prishtina mbulohet me borë

Kryeqyteti mëngjesin e së martës u mbulua nga bora.

Fotoreporteri i Telegrafit, Ridvan Slivova sjellë për lexuesit e Telegrafit fotografi nga kryeqyteti.

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vendi do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

IHK njofton se në fushat termike do të ketë rënie sidomos në vlerat e temperaturave minimale, ndërkaq të martën do të ketë reshje dëbore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-13.

Të premten sërish do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat parashihen të sjellin reshje.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-12 m/s. /Telegrafi/

Continue Reading

Aktuale