Connect with us

Sport

Gjest i pahijshëm u Gjokoviqit, refuzon të tregoj të vërtetën!

Published

on

Novak Gjokoviq mund të heqë dorë nga objektivi për të fituar Grand Slam-in në Australian Open, pasi kreu i shtetit të Victorias vendosi që në këtë kompeticion të marrin pjesë vetëm tenistët që janë vaksinuar.

Tenisti serb nuk zbuloi nëse është vaksinuar apo jo, por deklaroi se e sheh si të tepruar gjykimin e njerëzve nga fakti nëse e kanë bërë apo jo vaksinën, ndaj u shpreh se do të vendosë shumë shpejt mbi pjesëmarrjen ose jo në Australian Open.

“E vërteta është se nuk e di nëse do të konkurroj, pasi situata nuk është e mirë.

Brenda 2-3 javësh do të marrim një vendim final. Më duket e tmerrshme që shoqëria të gjykon në bazë të një vaksine. Nuk dua të marr pjesë në një luftë mediatike dhe as nuk dua të tregoj nëse e kam bërë apo jo vaksinën”, deklaroi Gjokoviq.

Continue Reading

Sport

Messi i drejtohet Lewandowskit: Ti e meriton Topin e Artë

Published

on

Ylli i PSG-së, Lionel Messi ka fituar çmimin e Topit të Artë për herën e shtatë në karrierë.

Por, sapo u ngjit në podium për të pranuar çmimin, argjentinasi befasoi me deklaratën, transmeton lajmi.net.

Messi iu drejtua rivalit, Robert Lewandowski, duke i thënë se e ka merituar Topin e Artë falë arritjeve në vitin e kaluar.

“Ti e meriton Topin e Artë. Vitin e kaluar, të gjithë ishin të pajtimit se ishe fitues i madh”.

Ndërkohë, Lewa u rendit në pozitën e dytë, derisa fitoi çmimin e sulmuesit më të mirë në botë, falë 68 golave për klubin dhe Kombëtaren e Polonisë në vitin 2021./Lajmi.net/

Continue Reading

Sport

Messi fiton Topin e Artë për vitin 2021

Published

on

Lionel Messi është fitues i çmimit më të madh që u ndahet futbollistëve për vitin 2021 “Topi i Artë”.

Pas Messit u rendit, ylli i Bayern Munichut, Robert Lewandowski dhe vendin e tretë e zuri mesfushori i Chelseas, Jorginho.

Pas tyre, u rendit sulmuesi i Bayern Munichut, Karim Benzema, në pozitën e katërt dhe mesfushori N’Golo Kante në pozitën e pestë.

Ky është “Topi i Artë” i 7’të për Messin. 2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019 dhe 2021 janë vitet që Lionel Messi ka fituar topin e artë./21Media/

Continue Reading

Sport

Messi me familje mbërrin në ceremoninë e ndarjes së ‘Topit të Artë’

Published

on

Lionel Messi ka arritur tani në tapetin e kuq në ceremoninë e ndarjes së “Topit të Artë”.

Bashkë me Messin janë edhe tre djemtë e tij dhe bashkëshortja.

Messi bashkë me Lewandowskin janë dy kandidatët kryesorë për ta fituar këtë çmim. Në rast se Messi e fiton, ky do të ishte Topi i shtatë i Artë për të.

Continue Reading

Aktuale