Connect with us

Lajme

VMRO-DPMNE-ja fiton numrin më të madh të këshilltarëve

Published

on

Pas zgjedhjeve të djeshme lokale, VMRO-DPMNE-ja ka marrë më së shumti këshilltarë, respektivisht në 42 komuna. LSDM-ja është e dyta me 20 fitore, e ndjekur nga BDI-ja me 13. Koalicioni Aleanca-Alternativa ka më së shumti vota në dy lista këshilltarësh, të ndjekura nga PDSH-ja, PDTM-ja dhe PLD-ja.

Megjithatë, kush do të qeverisë komunat do të varet nga koalicionet e ardhshme mes palëve. Ndryshe, për Këshillin e Qytetit të Shkupit, shumica e qytetarëve votuan për listën e këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, pra 73,566, që është 34% e numrit të përgjithshëm të votave. Për sa i përket numrit të votave të fituara për këshilltarët në kryeqytet, LSDM është e dyta, për të cilët votën e dhanë pak më shumë se 49 mijë qytetarë ose 23% të votuesve. BDI-ja pason me 26,300 vota ose 12 përqind të votave. Pesëshen e parë nga votat e fituara për këshilltarë në Qytetin e Shkupit e rrumbullakon “E majta” me 19 mijë vota ose pothuajse nëntë përqind dhe koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa me 11 mijë e pesëqind vota ose 5.5 përqind të votave. Partitë e tjera kanë vota minimale.

Këshilli i Qytetit të Shkupit: VMRO-DPMNE – 34% e votave, LSDM – 23% e votave, BDI – 12% e votave, E majta – 9% e votave, ASH dhe Alternativa – 5.5% të votave

Të dhënat e KSHZ-së tregojnë se për BDI në Këshillin e Tetovës kanë votuar mbi 10 mijë qytetarë apo 27%. ASH-Alternativa dhe VMRO-DPMNE kanë fituar 10% të votave kurse LSDM dhe PDSH 7%. Në Manastir, 35% të votave ka fituar VMRO-DPMNE ndërsa LSDM 31%. PLD-RDM kanë nga 5% ndërsa BDI 3%.

Në Çair, pjesa më e madhe e qytetarëve kanë votuar për listën e këshilltarëve të BDI, afër 11 mijë apo 40%, pason ASH-Alternativa me 25% ose rreth 7000 vota. Në Aerodrom, afër 50% të votave për këshillin e komunës janë për VMRO-DPMNE apo rreth 13 mijë vota. Për LSDM kanë votuar 26% apo 7000 vota. Numër serioz të votave në Aerodrom ka fituar E Majta, më saktë 17 mijë vota ose për listën e këshilltarëve të kësaj partie, votën e kanë dhënë 4500 qytetarë.

Në Gostivar, nga ana tjetër, Aleanca-Alternativa dhe BDI fituan një numër pothuajse identik të votave për këshillin. Të dyja partitë fituan gati 30 për qind të votave. Skenar i ngjashëm është edhe në Dibër, ku Aleanca – Alternativa mori më shumë për disa qindra vota. VMRO-DPMNE dhe LSDM në Dibër fituan pak më shumë se 10 për qind. Në Ohër, shumica e votave janë për dy partitë më të mëdha, pra 36% kanë votuar për VMRO-DPMNE, dhe 30% për LSDM.

Në Strugë, BDI mori numrin më të madh të votave, 35% të votave, ose gati nëntë mijë vota. Aleanca – Alternativa ka pothuajse shtatë mijë vota ose 26 përqind. Në Qendër, nga ana tjetër, shumica e qytetarëve votuan për listën e këshilltarëve të LSDM -së 34 për qind, për VMRO-DPMNE-në 28 për qind, për të Majtën 12 për qind, dhe 12 për qind për kandidaten e pavarur Jana Belçeva Andreevska.

Në Kumanovë, 25 për qind votuan për LSDM -në, 19 për qind për VMRO-DPMNE-në dhe 11 për qind për BDI -në./Alsat/

Continue Reading

Lajme

Çeliku: Njerëzit e ndershëm të distancohen nga Alternativa që zgjodhi interesin personal

Published

on

By

Çeliku: Njerëzit e ndershëm të distancohen nga Alternativa që zgjodhi interesin personal

Gjithnjë e më shumë shtohen zërata brenda Alternativës që ky subjekt po bën gabim fatal me vendimin për pjesëmarrje në Qeveri.

Në këtë vijë është edhe profesoresha universitare Gjyla Çeliku e cila më herët madje qenë përkrahëse e Alternativës.

“Alternativa u acaruan pse përkrahëm Bilallin e Besës në Tetovë, por ama për pushtet u bashkuan me Kastriot Rexhepin, ish deputet i Besës dhe përçarës i Besës së mëhershme dhe të tashmes. Tash si e definoni ju këtë hap politik? Unë s’mund të shkel mbi interesat e popullit, por partitë nuk pyesin interesin e popullit, por të tyre. Shkelin mbi parimet e tyre, mbi deklarat e tyre dhe mbi popullin. Nejse, hap i keq. Hap pa etikë. Hap interesi! Populli barin më nuk e ha, as dele nuk është. Bile juve të partisë që nuk ju pëlqen hapi i tyre, lirisht shkëputeni sepse nuk është marre, por madhështi!

P.S. Vetë e kanë thënë “Nuk kishte faj Bilalli sa kishte Kastrioti”, shkruan mes tjerash Çeliku.

Continue Reading

Lajme

Zaev shpreh ngushëllime për rastin në Gllogjan

Published

on

By

Zaev shpreh ngushëllime për rastin në Gllogjan

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev nëpërmjet “Facebook” ka shprehur ngushëllimet e tij për rastin e ndodhur në Gllogjan.

“Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, shpreh keqardhje për tragjedinë e tmerrshme që ndodhi në Kosovë. Nuk ka fjalë ngushëllimi për prindërit e fëmijëve që tragjikisht humbën jetën, e as për të gjithë qytetarët e Kosovës që po vajtojnë për jetët e humbura”, shkruan Zaev.

Zaev në fund shton “jemi bashkë në zi me mendimet tona dhe dëshirojmë shumë forcë që të kalojë pikëllimi dhe dhimbja”./Telegrafi/

Continue Reading

Kosovë

Vendosi reklamën mbi muralin e Nexhmije Pagarushës, gjobitet biznesi në Prishtinë

Published

on

By

Një biznes në Prishtinë vendosi reklamën e tij mbi muralin e bilbilit të muzikës, Nexhmije Pagarushës, që u ‘rijetësua’ para tri javësh nga artistët e ‘Mural Fest Kosova’.

Menjëherë pas kësaj, gjatë ditës së sotme kanë ndërhyrë Inspektorati i Komunës së Prishtinës dhe Policia, për ta larguar reklamën.

Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri, ka njoftuar se pas heqjes së reklamës pala është dënuar me një gjobë prej 400 eurosh.

“Reklama u hoq dhe pala u dënua! Uroj që të ngritët vetëdija e secilit, e të mos përsëriten më raste të tilla!”, ka shkruar Tahiri në një postim në Facebook.

Kujtojmë që murali i Nexhmije Pagarushës u vendos në fillimi të nëntorit, në një objekt në rrugën “Qazim Hoxha”, në Prishtinë. /abcnews.al

Continue Reading

Aktuale