Connect with us

Lajme

Prokuroria e Bosnjës nis procedurë kundër Millorad Dodikut

Published

on

Zyra e Prokurorit të Bosnjë-Hercegovinës njoftoi se është hapur një procedurë kundër anëtarit të Presidencës trepalëshe të këtij vendi, Millorad Dodik.

“Zyra e Prokurorit të Bosnje dhe Herzegovinës informon publikun se me pranimin e raportit të parë, është caktuar edhe një prokuror përgjegjës, dhe raportet e tjera janë gjithashtu në pritje”, tha Zyra e Prokurorit në një njoftim për shtyp.

Zyra e Prokurorit i tha Radios Evropa e Lirë se ata nuk mund të zbulonin detajet e lëndës kundër Dodikut.

Dodik është një kundërshtar i ashpër i vendimit të ish-Përfaqësuesit të Lartë Ndërkombëtarë i cili e ka përfshirë në Kodin Penal të Bosnje dhe Hercegovinës mohimin e gjenocidit.

Njoftimi pason një mbledhje të presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës në të cilën Dodik mori pjesë, por votoi kundër gjitha pikave të rendit të ditës.

“Kishte një mori pikash që hyjnë në kompetencë të Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës. Ato kryesisht kanë të bëjnë me çështjet që lidhen me politikën e jashtme. Dodik ishte kundër të gjitha pikave, gjë që nuk është asgjë e re. Ai e ka bërë atë më parë”, tha anëtari tjetër i presidencës trepalëshe, Zhelko Komshiq.

Sipas, Asamblesë Kombëtare të Republika Sërpskës, entitetit serb të Bosnjës, politikanët e Republika Sërpskës nuk kanë marrë pjesë në institucionet shtetërore që nga fundi i qershorit, pasi ish-Përfaqësuesi i Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, Valentin Inzko vendosi ndryshime në Kodin Penal që ndalojnë dhe ndëshkojnë mohimin e gjenocidit dhe lavdërimin e kriminelëve të luftës.

Republika Sërpska e ka shpallur të pavlefshëm këtë vendim përmes një dekreti.

Dodik ka intensifikuar retorikën kundër përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnje.

Më 15 tetor Dodik tha se Republika Sërpska (RS) synon të përmbysë të gjitha vendimet e marra nga përfaqësuesit e lartë të bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Ne në Republika Sërpska nuk kemi ndërmend të shkelim integritetin territorial të Bosnje dhe Hercegovinës, por kemi ndërmend të rivendosim sovranitetin e Republika Sërpskes të dhënë nga Kushtetuta. Ky nuk është një kërcënim për integritetin territorial të Bosnje dhe Hercegovinës”, tha Dodik.

Dodik ka marrë pjesë në punën e Presidencës që nga fundi i gushtit, por ai voton kundër pikave që diskutohen aty.

Para seancës së sotme (18 tetor) të Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës Dodik, organizoi një festë në zyrën e tij.

Ai kishte ftuar një muzikant me harmonikë dhe së bashku kishin kënduar këngët “Serbe mua më ka lindur nëna” dhe “Romanija”. Videoja u publikua në faqen e rrjetit social Twitter të Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur (SNSD), udhëheqësi i së cilës është Millorad Dodik.

Në përshkrimin e videos shkruhej “Ka kohë që nuk janë dëgjuar në Sarajevë këngë me tematikë të bukur”.

I pranishëm ishte edhe Stasha Kosharac, ministër i Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike në Këshillin e Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, i cili këndoi me Dodik dhe anëtarët e kabinetit.

Continue Reading

Lajme

VIDEO – Një tjetër autobus u dogj sonte në Bullgari, ja detajet

Published

on

By

Një autobus tjetër raportohet të ketë marrë flakë dhe është djegur tërësisht sonte në Bullgari në rajonin e Gurkovës. Autobusi ka qënë me targa të Rumanisë, ndërsa për fat të mirë brenda nuk ka pasur udhëtarë, përveç shoferit i cili ka arritur të dalë jashtë dhe nuk ka asnjë lëndim, përcjell in7 prej mediave bullgare.

Sipas zjarffikêsve që kanë shuar zjarrin, autobusi është djegur në lëvizje dhe sipas gjitha gjasave arsyeja e zjarrit ka qënë ndonjë defekt teknik i autobusit. Meqë shoferi nuk e flet gjuhën bullgare ende nuk ka detaje më të hollësishme për ngjarjen.

Ngjarja në fjalë ndodh disa ditë pas rastit tragjik të autobusit nga Maqedonia e Veriut ku humbën jetën 45 persona, mes tyre edhe fëmijë. Shkaqet e aksidentit tragjik ende nuk dihen edhe pse në opinion qarkullojnë disa versione. Versioni zyrtar nga autoritetet bullgare pritet të jepet në javët në vazhdim./in7.tv

VIDEO nga vendgjarja

Continue Reading

Lajme

Aksident në Kroaci, përmbyset një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut

Published

on

Një kamion me platformë për transportin e mjeteve të tjera është përmbysur në kilometrin e 130-të në anën jugore të autostradës A3 Bregana-Zagreb-Lipovac, njoftojnë mediat në rajon. mediat në rajon.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00, kur vetura me targa të Maqedonisë së Veriut është përmbysur, ku si pasojë kanë rënë vetura që ka qenë duke i transportuar.

Komunikacioni në autostradë është i mbyllur në drejtimin lindor dhe është devijuar përmes nyjës Novska deri te nyja Okuçani. Drejtuesi i kamionit ka mbetur i lënduar dhe po hetohet nga policia, raportojnë mediat.

Ndërkaq, sipas dëshmitarëve okularë, shoferi ishte në vetëdije.

Continue Reading

Lajme

Dimovski: Dorëheqja e Zaevit mund të ndalet

Published

on

Dorëheqja e Zaevit mund të ndalet. E them atë që Grubi dhe Osmani e kanë përsëritur disa herë ditëve të fundit, se nuk pajtohen me dorëheqjen, thotë ish-deputeti dhe deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski.

Sipas tij, deri më tani gjithçka që Grubi ka thënë për Zaevin ka rezultuar e vërtetë.

“Kemi kaluar një muaj e më shumë që nga zgjedhjet lokale, në të cilat nuk kemi efektin e pushtetit politik të pushtetit qendror. Ky formim i qeverisë do të zgjasë më shumë se një muaj. LSDM-së i duhet shumë kohë që të rregullojë marrëdhëniet e saj brenda partisë dhe nevojën për pazare me Alternativën. Kjo do t’i kushtojë shtetit 4 muaj”, tha Dimovski për “Samo Vistina”.

Continue Reading

Aktuale