Connect with us

Teknologji

Volkswagen Group dyfishon shitjen e veturave elektrike

Published

on

Gjiganti gjerman deri në ditën e djeshme ka arritur të shes 293.100 vetura elektrike – bëhet fjalë për Volkswagen Group që ka në pronësi edhe markat tjera si Audi, Skoda dhe Porsche, duke u lavdëruar me rritjen e shitjes së veturave elektrike.

Vetëm në nëntë muajt e fundit janë porositur 293.100 vetura elektrike, derisa të njëjtën periudhë kohore të vitit të kaluar, ka shitur 123.000 njësi të tilla – që është një rritje prej 138 për qind, transmeton Telegrafi.

Vetëm në tremujorin e fundit blerësve u kanë shkuar në garazhe 122.000 vetura elektrike, e të njëjtën periudhë të vitit të kaluar gjiganti gjerman kishte shitur vetëm 59.000.

Ndryshe në nëntë muajt e fundit njësitë më të shitura ishin Volkswagen ID.4 (72.700), pasuar nga ID.3 (52.700), më pas Audi e-tron dhe e-tron Sportback (36.100), Porsche Taycan (28.600) dhe Skoda Enyaq iV (28.200).

Continue Reading

Teknologji

Twitter përgaditet për veçori të reja, përfshihet “dislike”

Published

on

Twitter për iOS tani po përgatitet të lansojë një veçori të re që ringjall diçka që YouTube sapo hoqi: mospëlqimin (dislike). Me këtë, Twitter po nxjerr “vota kundër”, që tashmë është një veçori që Reddit po përdor.

Sipas 9to5Mac, Twitter është i zënë këtë vit pasi kompania po lanson veçori të reja para fundvitit. Kompania pritet të ketë shumë surpriza të tjera.

Inxhinieri Nima Owji tha se përdoruesit mund të jenë shumë afër datës së publikimit të “Reactions” në Twitter. Tipari i reagimeve ishte ende duke u testuar për disa muaj dhe më në fund është vendosur të lansohet së shpejti.

Twitter po sjell katër reagime të reja, përkatësisht “fytyrë duke menduar”, “lot gëzimi”, “duart duartrokitje” dhe një “fytyrë që qan”. Funksioni është krijuar për t’i ndihmuar përdoruesit të tregojnë më mirë se si bisedat i bëjnë ata të ndihen dhe t’u japë atyre një “kuptim më të mirë” se si po pranohen Tweet-et.

Continue Reading

Teknologji

Për 60-vjetorin e Renault 4, vjen versioni fluturues

Published

on

Në kuadër të festës së 60-vjetorit të Renault 4L, Renault prezantoi një surprizë të madhe, e ajo është “versioni” fluturues i kësaj veture.

“Vetura është bërë tërësisht nga fibra karboni, por ka ruajtur të njëjtat linja. Është forcuar më tej për shkak të koncepteve të reja si shtytja ose lëvizshmëria”, tha Renault në një deklaratë.

I quajtur Renault AIR4, projekti u zhvillua me ndihmën e The Arsenale. Veturës iu dha një bateri litium-polimer 22,000 mAh që fuqizon katër helikë.

Këto helika gjenerojnë gjithsej 380 kg shtytje.

Shpejtësia maksimale e ngritjes është 14 m/s, por për arsye sigurie është e kufizuar në 4 m/s, ndërsa shpejtësia maksimale e fluturimit është 26 m/s.

Renault 4L fluturues mund të arrijë një lartësi prej 700 metrash, këndi maksimal është 70 gradë dhe shpejtësia e uljes është 3 m / s.

Versioni rrugor i Renault 4L me rrota vjen së shpejti si një makinë elektrike.

Continue Reading

Teknologji

Modeli elektrik i KIA-s futet në librin e rekordeve Guiness

Published

on

Crossoveri elektrik i KIA – modeli EV6 është futur në librin e rekordeve Guiness, pasi gjatë udhëtimit shtatorësh nga New Yorku për në Los Angeles për mbushjen e baterisë i kaloi shtatë orë, 10 minuta e një sekondë, është koha më e shkurtër e verifikuar që është shpenzuar për kalimin nga bregu perëndimor në atë të lindjes në SHBA.

Një lëvizje e mençur marketingu, KIA në kulmin e popullaritetit të modelit të parë elektrik, vlen të theksohet avancimi i teknologjisë së baterisë dhe mbushësit që më së miri e përshkruan rekordi i deritanishëm i Guiness (Tesla P85D), ku gjatë rrugëtimit të njëjtë gjashtë vjet më parë, në mbushës i kaloi 12 orë, 48 minuta e 19 sekonda. KIA EV6 ofron motorin me tërheqjen në rrotat e pasme, por edhe më të katrat.

Versionin e parë e vë në lëvizje motori elektrik me 170 kuaj-fuqi, që mjaftojnë që shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë ta arrijë për 8,5 sekonda e shpejtësinë maksimale e ka 185. Me vetëm një mbushje të baterisë (77,4 kWh) përshkon 528 kilometra (në rrëgjimin e kombinuar). Në “RWD” ofrohet motori elektrik që prodhon 229 kuaj-fuqi.

Continue Reading

Aktuale