Connect with us

Lajme

Shtohet misteri me rusët e vdekur, grupi hetimor po dyshon për vrasje: Çfarë u verifikua te pishina dhe Sauna

Published

on

Shtohet misteri me rusët e vdekur, grupi hetimor po dyshon për vrasje: Çfarë u verifikua te pishina dhe Sauna

Mbetet ende mister shkaku i vdekjes së katër shtetasve rus në resortin “Gloria Palace” mbrëmjen e djeshme në Qerret të Kavajës. Paraprakisht policia dyshoi për një helmim, por nga ekzaminimet del se ata nuk kanë konsumuar gjë në Shqipëri pas kthimit nga Ohri, ndërsa nga verifikimet e bëra në zonën e Saunas rezulton të mos jenë gjetur elementë që mund të shkaktonin asfiksi.

Diçka e tillë ka shtuar dyshimet tek prokurorët se mund të kemi të bëjmë edhe me një vrasje, por mbetet ende herët për të dalë në një përfundim të saktë për mënyrën e kryerjes së saj.

Viktimat janë Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe.

Familja ruse bashkë me katër të tjerë, kanë hyrë që të dielën në territorin shqiptar nëpërmjet një agjencie turistike të administruar nga një shtetase ukrainase dhe gjatë këtyre ditëve kanë shëtitur vendin. Gjatë ditës së djeshme ata kanë qenë në Ohër dhe kanë ndaluar vetëm disa minuta në Librazhd.

Në Ohër kanë konsumuar drekën dhe sërish në kthim mësohet se kanë ndaluar sërish disa minuta në Librazhd për kryerjen e nevojave personale.

Pasi janë kthyer nga Ohri, katër turistët rusë janë ngjitur fillimisht në dhoma ku kanë porositur saunan. Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur ata zbresin dhe futen në sauna teksa punonjësja e hotelit iu jep robdishambët.

Burime bëjnë me dije se në dëshmi para prokurorëve, punonjësja e hotelit është shpehur se i ka pyetur nëse dëshironin diçka për të ngrënë apo pirë dhe ata janë përgjigjur se nuk kishin nevojë për asgjë.

Më pas shtetasit rusë janë futur në zonën e saunas bëjnë me dije burimet dhe kanë ndejtur atje për një kohë të gjatë duke ngjallur dyshime tek recepsionistja e hotelit, e cila ka shkuar duke trokitur në derë, por nuk ka marrë përgjigje. Më pas, punonjësja e hotelit i ka gjetur ata pa shenja jete kur burrë grua ishin me këmbët në pishinë dhe të shtrirë. Dhëndri ishte në shezlong dhe vajza e çiftit pak më tej.

Grupi hetimor ka bërë verifikimet e ujit të pishinës, kondicionerëve dhe ambientit të Saunas duke mos gjetur asnjë element që mund të çonte në asfiksimin e rusëve, ndërkohë që në dhomë është gjetur vetëm një shishe birre e hapur, e cila është marrë për verifikim.

Pas njoftimit për ngjarjen, punonjës të ambasadës ruse shkuan gjatë mbrëmjes së djeshme në hotelin ku katër turistët u gjetën të vdekur.

Grupi hetimor është duke kryer edhe verifikime të mëtejshme në lidhje me atë që përfaqësojnë katër rusët e vdekur, gjë që të çojë në zbardhjen e plotë të ngjarjes. /abcnews.al

Continue Reading

Bota

Omicron përhapet dhe në SHBA, Biden: Nuk ka nevojë për masa shtrënguese, qytetarët janë vaksinuar

Published

on

By

Omicron përhapet dhe në SHBA, Biden: Nuk ka nevojë për masa shtrënguese, qytetarët janë vaksinuar

Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka reaguar lidhur me variantin e ri të Covid-19, Omicron i cili po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën. Në një deklaratë Biden u shpreh se ka vend për shqetësim, por nuk duhet që të përhapet panik tek qytetarët.

Varianti i ri është zbuluar dhe në SHBA, por kreu i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se nuk ka nevojë për masa të reja pasi qytetarët janë të vaksinuar dhe mbajnë masa.

Më tej shtoi se kompanitë farmaceutike po bënin plane emergjente për injektime të reja nëse ato nevojiten.

Në SHBA dhe Kanada janë vendosur ndalime udhëtimi nga disa vende të Afrikës Jugore. Tashmë nga SHBA nuk do të lejohen udhëtime nga Afrika e Jugut, Botsvana, Zimbabve, Namibia, Lesoto, Eswatini, Mozambiku dhe Malavi.

Edhe vende të tjera në Evropë kanë ndaluar udhëtimet nga Afrika e Jugut, si një masë për të parandaluar përhapjen e variantit të ri Omicron./tvklan.al

Continue Reading

Lajme

VIDEO – Një tjetër autobus u dogj sonte në Bullgari, ja detajet

Published

on

By

Një autobus tjetër raportohet të ketë marrë flakë dhe është djegur tërësisht sonte në Bullgari në rajonin e Gurkovës. Autobusi ka qënë me targa të Rumanisë, ndërsa për fat të mirë brenda nuk ka pasur udhëtarë, përveç shoferit i cili ka arritur të dalë jashtë dhe nuk ka asnjë lëndim, përcjell in7 prej mediave bullgare.

Sipas zjarffikêsve që kanë shuar zjarrin, autobusi është djegur në lëvizje dhe sipas gjitha gjasave arsyeja e zjarrit ka qënë ndonjë defekt teknik i autobusit. Meqë shoferi nuk e flet gjuhën bullgare ende nuk ka detaje më të hollësishme për ngjarjen.

Ngjarja në fjalë ndodh disa ditë pas rastit tragjik të autobusit nga Maqedonia e Veriut ku humbën jetën 45 persona, mes tyre edhe fëmijë. Shkaqet e aksidentit tragjik ende nuk dihen edhe pse në opinion qarkullojnë disa versione. Versioni zyrtar nga autoritetet bullgare pritet të jepet në javët në vazhdim./in7.tv

VIDEO nga vendgjarja

Continue Reading

Lajme

Aksident në Kroaci, përmbyset një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut

Published

on

Një kamion me platformë për transportin e mjeteve të tjera është përmbysur në kilometrin e 130-të në anën jugore të autostradës A3 Bregana-Zagreb-Lipovac, njoftojnë mediat në rajon. mediat në rajon.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00, kur vetura me targa të Maqedonisë së Veriut është përmbysur, ku si pasojë kanë rënë vetura që ka qenë duke i transportuar.

Komunikacioni në autostradë është i mbyllur në drejtimin lindor dhe është devijuar përmes nyjës Novska deri te nyja Okuçani. Drejtuesi i kamionit ka mbetur i lënduar dhe po hetohet nga policia, raportojnë mediat.

Ndërkaq, sipas dëshmitarëve okularë, shoferi ishte në vetëdije.

Continue Reading

Aktuale