Connect with us

Lajme

Në këto zgjedhje ka komisionerë edhe opozita shqiptare, jo vetëm pushteti

Published

on

Në këto zgjedhje ka komisionerë edhe opozita shqiptare, jo vetëm pushteti

Në zgjedhjet lokale të së dielës për herë të parë në Maqedoninë e Veriut do të përdoret edhe teknologjia e identifikimit biometrik të qytetarëve përmes shenjave të gishtërinjëve. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka siguruar aparatet e nevojshme teknologjike dhe ka trajnuar stafin për përdorimin e tyre. Në raste kur mund të ketë probleme me teknologjinë, mbi 400 inxhinierë të informatikës do të jenë të gatshëm për ndihmë.

Aleksandar Dashtevski, kryetar i KSHZ-së
“Për këtë proces kemi siguruar 400 IT persona që do të ndihmojnë, prej të cilëve 320 i ka siguruar KSHZ-ja dhe 80 kompania e cila na ka furnizuar me teknologjinë e fingerprint.

Gjithashtu kemi organizuar edhe 2 call center me 90 persona, sepse vlerësojmë se një pjesë e madhe e problemeve mund të zgjidhen përmes telefonit. Por nëse ka nevojë, në çdo komision komunal do të ndihmojnë këta 400 IT inxhinierë në vendngjarje”.

Në raste të veçanta kur paraqiten probleme që nuk mund të mënjanohen as nga inxhinierët e informatikës, atëherë do të votohet sipas mënyrës tradicionale, identifikim me lambë dhe ngjyrosje e gishtit me sprej. Por kryetari i KSHZ-së Aleksandar Dashtevski shpjegoi se ky variant vlen vetëm për raste ekstreme që nuk priten të jenë të shumtë në numër.

Aleksandar Dashtevski, kryetar i KSHZ-së
“Do të ndërmarrim të gjitha masat që të mos ndodh ndërprerje e votimit përmes teknologjisë fingerprint. Tani nëse eventualisht ndodh diku që të shkatërrohen pajisjet dhe të mos mund të vazhdojë përdorimi i tyre, në atë rast shkohet sipas formës tradicionale të votimit. Por të mos keqkuptohet se ky do të jetë rregull, ky është përjashtim në raste ekstreme”

KSHZ njoftoi se zgjedhjet e nesërme do t’i mbikëqyrin 1247 mbikëqyrës, prej të cilëve 870 vendas dhe 367 të huaj. Gjithashtu, për ndjekjen e zgjedhjeve janë akredituar edhe 10 gazetarë të huaj. Për dallim prej zgjedhjeve të kaluara, në këto zgjedhje ka vëzhgues edhe opozita shqiptare, e jo vetëm pushteti, që sipas ekspertëve, rrit edhe më shumë sigurinë se nuk do të ketë manipulime zgjedhore./ SHENJA/

Continue Reading

Lajme

Çeliku: Njerëzit e ndershëm të distancohen nga Alternativa që zgjodhi interesin personal

Published

on

By

Çeliku: Njerëzit e ndershëm të distancohen nga Alternativa që zgjodhi interesin personal

Gjithnjë e më shumë shtohen zërata brenda Alternativës që ky subjekt po bën gabim fatal me vendimin për pjesëmarrje në Qeveri.

Në këtë vijë është edhe profesoresha universitare Gjyla Çeliku e cila më herët madje qenë përkrahëse e Alternativës.

“Alternativa u acaruan pse përkrahëm Bilallin e Besës në Tetovë, por ama për pushtet u bashkuan me Kastriot Rexhepin, ish deputet i Besës dhe përçarës i Besës së mëhershme dhe të tashmes. Tash si e definoni ju këtë hap politik? Unë s’mund të shkel mbi interesat e popullit, por partitë nuk pyesin interesin e popullit, por të tyre. Shkelin mbi parimet e tyre, mbi deklarat e tyre dhe mbi popullin. Nejse, hap i keq. Hap pa etikë. Hap interesi! Populli barin më nuk e ha, as dele nuk është. Bile juve të partisë që nuk ju pëlqen hapi i tyre, lirisht shkëputeni sepse nuk është marre, por madhështi!

P.S. Vetë e kanë thënë “Nuk kishte faj Bilalli sa kishte Kastrioti”, shkruan mes tjerash Çeliku.

Continue Reading

Lajme

Zaev shpreh ngushëllime për rastin në Gllogjan

Published

on

By

Zaev shpreh ngushëllime për rastin në Gllogjan

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev nëpërmjet “Facebook” ka shprehur ngushëllimet e tij për rastin e ndodhur në Gllogjan.

“Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, shpreh keqardhje për tragjedinë e tmerrshme që ndodhi në Kosovë. Nuk ka fjalë ngushëllimi për prindërit e fëmijëve që tragjikisht humbën jetën, e as për të gjithë qytetarët e Kosovës që po vajtojnë për jetët e humbura”, shkruan Zaev.

Zaev në fund shton “jemi bashkë në zi me mendimet tona dhe dëshirojmë shumë forcë që të kalojë pikëllimi dhe dhimbja”./Telegrafi/

Continue Reading

Kosovë

Vendosi reklamën mbi muralin e Nexhmije Pagarushës, gjobitet biznesi në Prishtinë

Published

on

By

Një biznes në Prishtinë vendosi reklamën e tij mbi muralin e bilbilit të muzikës, Nexhmije Pagarushës, që u ‘rijetësua’ para tri javësh nga artistët e ‘Mural Fest Kosova’.

Menjëherë pas kësaj, gjatë ditës së sotme kanë ndërhyrë Inspektorati i Komunës së Prishtinës dhe Policia, për ta larguar reklamën.

Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri, ka njoftuar se pas heqjes së reklamës pala është dënuar me një gjobë prej 400 eurosh.

“Reklama u hoq dhe pala u dënua! Uroj që të ngritët vetëdija e secilit, e të mos përsëriten më raste të tilla!”, ka shkruar Tahiri në një postim në Facebook.

Kujtojmë që murali i Nexhmije Pagarushës u vendos në fillimi të nëntorit, në një objekt në rrugën “Qazim Hoxha”, në Prishtinë. /abcnews.al

Continue Reading

Aktuale