Connect with us

Lajme

Maqedoni: 14 viktima, 395 të infektuar me virus dhe 245 të shëruar

Published

on

Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 3.595 testime të realizuara 395 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 245 pacientë të shëruar, ndërsa 14 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19./TV21/

Continue Reading

Bota

Britania heq kufizimet anti-COVID-19

Published

on

Britania e Madhe duke filluar nga sot ka hequr masat kundër koronavirusit të ri (COVID-19), përveç izolimit në rast infektimi, transmeton Anadolu Agency.

Në njoftimin nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se i është dhënë fund “masave të planit B” që u vendosën në vend më 8 dhjetor në kuadër të luftës kundër llojit Omicron falë “suksesit të madh të programit të vaksinimit”.

Sipas kësaj, përdorimi i detyrueshëm i dokumenteve që tregojnë statusin e COVID-19, e njohur si pasaporta e vaksinimit, ka përfunduar. Por vendet si klubet e natës dhe teatrot do të mund të vazhdojnë me zbatimin vullnetarisht.

Gjithashtu është hequr edhe detyrimi për të mbajtur maskë, por u rekomandua vazhdimi i mbajtjes së maskave në turma me njerëz dhe vende të mbyllura.

Nga ana tjetër, izolimi në rast infektimi do të vazhdojë.

“Përderisa mësojmë të jetojmë me COVID, duhet të shohim qartë se ky virus nuk do të largohet”, tha ministri i Shëndetësisë, Sajid Javid, duke kërkuar të vaksinohen të gjithë ata që nuk janë vaksinuar.

Continue Reading

Lajme

Dy persona ndërrojnë jetë shkaku i një orteku të dëborës në Turqi

Published

on

Dy persona kanë vdekur në Erzurum të Turqisë Lindore, pas një orteku bore. Autoritetet njoftojnë se personat fillimisht ishin bllokuar në borë, në pistën e skijimit, derisa më pas janë gjetur.

Tash e sa javë Turqia po përballet me mot të ftohtë dhe borë të madhe. Ajo ka marrë vendim për ndalimin e fluturimeve në Aeroportin e Stambollit, derisa mijëra njerëz kanë mbetur të bllokuar. Në anën tjetër, Turqia Lindore është “e mësuar” me mot të ftohtë.

Continue Reading

Kosovë

Kurti në Kuvendin e Kosovës: Mos e nënvlerësoni variantin Omicron

Published

on

Në debatin parlamentar për gjendjen e pandemisë COVID-19 në vend, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, duke iu drejtuar Kuvendit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës foli për situatën aktuale epidemiologjike pas shfaqjes së variantit Omicron të virusit dhe për veprimet institucionale me qëllim menaxhimin e saj.

Përballë këtij varianti jashtëzakonisht ngjitës, kryeministri tha se Kosova ka pasur një avantazh të dukshëm në krahasim me disa vende tjera për shkak të përgatitjeve dhe reagimit me kohë nga ana e institucioneve dhe bashkëpunimit me qytetarët. Ndryshe nga vende tjera në Evropë dhe rajon, vala e këtij varianti në Kosovë filloi në një kohë kur ishin më pak se 10 raste të reja në ditë dhe më pak se 5 pacientë të spitalizuar me COVID-19.

Megjithatë, në dyjavëshin e fundit, rastet e reja ditore janë rritur për më shumë se 10-fish dhe ka filluar të vërehet një rritje e dukshme e numrit të spitalizimeve, tha kryeministri Kurti.

Sado që numri i spitalizimeve në këtë fazë mund të duket relativisht i ulët dhe përkundër numrit të madh të të vaksinuarve me dy doza, që tashmë ka arritur numrin prej 800 mijë qytetarë, duhet theksuar që kjo nuk na ofron aspak siguri për ditët dhe javët në vijim, tërhoqi vëmendjen kryeministri Kurti.

Ai tha se qëllimi kryesor i masave aktuale është, që të ngadalësohet aq sa është e mundur rritja e rasteve të reja, sepse ato nuk ndalen dot. Masat synojnë, që në njërën e anë të sigurojnë, që sistemi shëndetësor të mos rrezikohet nga një fluks i madh dhe i përnjëhershëm i pacientëve apo nga mungesa e punonjësve shëndetësorë të infektuar dhe në anën tjetër nëpërmjet ngadalësimit të shpërndarjes, t’u japin kohë qytetarëve, që të vaksinohet sa më masivisht.

Sa i përket vendimmarrjes për masat e miratuara, kryeministri Kurti tha se kanë qenë rezultat i një procesi të kujdesshëm ndërinstitucional dhe reflektojnë një balancim në mes të vlerave dhe parimeve të ndryshme. Ato nuk janë ekstreme, por janë thelbësisht të moderuara. Duke i referuar studiuesve nga Universiteti i Oksfordit, kryeministri tha se ashpërsia e masave në shumë shtete të Evropës është më e lartë se në Kosovë. Ndërkohë, autoritetet shëndetësore janë duke monitoruar në vazhdimësi situatën epidemiologjike në vend e më gjerë, në mënyrë që këtë balancë ta ruajmë gjatë ditëve dhe javëve në vijim, me përditësim të masave sipas nevojës. Pra, vendimet tona politike e qeveritare gjithmonë do ta kenë substancën e do të paraprihen nga vlerësimet shkencore, shtoi më tej ai.

“Mos e nënvlerësoni Omicronin”, ishte mesazhi i kryeministrit Kurti në përfundim të fjalës së tij, meqë ky variant ka shkaktuar dhe po vazhdon të shkaktojë pasoja të rënda edhe në vendet më të zhvilluar të botës. /Express/

Continue Reading

Aktuale