Connect with us

Argëtim

Jahti 80 milionë dollarësh, me “vrimë gjigante” në mes

Published

on

Jahti 80 milionë dollarësh, me “vrimë gjigante” në mes

Deri tani, konceptet e jahteve luksoze kanë ofruar modele të jashtëzakonshme, në formë mjelme, apo peshkaqeni, por studio e dizajnit “Lazzarini” ka prezantuar së fundmi një prej projekteve më të veçanta të para ndonjëherë.

Kompania italiane, me seli në Romë, dëshiron të prodhojë një superjaht luksoz, 69-metra të gjatë, me një “vrimë gjigante” në mes. Koncepti, i quajtur “Forma”, parashikon që jahti të lëvizë vetëm me energji të pastër. Ai është konceptuar të jetë një superstrukturë me një siluetë tepër të veçantë.

Dizajni është sa i thjeshtë, aq madhështor. Në pjesën e sipërme, është menduar të vendoset një pishinë me dysheme prej xhami, që do t’i lejojë notarët të kenë një pamje magjike të pjesës së poshtme.

Vlera për prodhimin këtij jahti është parashikuar të jetë 69 milionë euro, ose 80 milionë dollarë. Ai do të lëvizë me një motor me hidrogjen, ndërsa mund të arrijë një shpejtësi prej 24 nyjesh detare, ose mbi 44 km/h. Në çati do të ketë të instaluar panele diellorë, për të karikuar të gjitha sistemet.

Nga momenti që një prodhues vendos të vërë në zbatim projektin, do të duhen 20 muaj për ta sjellë në jetë jahtin, sipas “Lazzarini”.

Continue Reading

Argëtim

Historia e vajzës ruse që u dashurua me djalin nga Kosova

Published

on

By

Historia e vajzës ruse që u dashurua me djalin nga Kosova

Historia e dashurisë mes Elinës dhe Yllzonit u trajtua këtë të hënë në emisionin e mëngjesit në Abc. Elina nga Rusia dhe Yllzoni shqiptar nga Kosova u njohën në Gjermani, u dashuruan por u desh të kalonin disa peripeci për të qenë bashkë.

Elina rrëfeu gjatë intervistës se ishin njohur në moshën 18-vjeçare dhe se kishte qenë dashuri me shikim të parë. Por prindërit e saj kishin qenë kundër kësaj lidhjeje për shkak të kulturave të ndryshme.

“Isha vetëm 18 vjeç, isha ulur në klasë dhe më pas erdhi Yllzoni, hyri kishte një xhaketë të kolegjit dhe ishte vërtet dashuri me shikim të parë. I thashë miqve të mi, unë e dua atë djalë. Filluam të dalim, isha shumë skeptike në fillim.”, tregoi Elina.

Por tani gjërat kanë ndryshuar dhe kanë lidhur kurorë. Nga ana tjetër, Yllzoni tregoi se prindërit e tij e kishin mirëpritur që në fillim dashurinë e tij me vajzën nga Rusia.

“Ne u takuam në vitin 2011. Në fillim i thashë nënës time. Babai ishte kundër kësaj lidhjeje sepse jemi nga kultura dhe besime të ndryshme”, deklaroi ajo.

“Ishte një jo e prerë midis shqiptarëve dhe rusëve. Por dolëm së bashku, i kërkova babait që ta takojë se është një djalë shumë i mirë. E takoi dhe në fillim tha se unë të ndaloj që të martohesh me të. Ndërkohë 10 vite më vonë, e shikon si djalin e vet.”, tha Elina. /abcnews.al

Continue Reading

Argëtim

Shkenca thotë se ata që zbukurojnë bredhin para kohe, janë më të lumtur

Published

on

By

Shkenca thotë se ata që zbukurojnë bredhin para kohe, janë më të lumtur

Nëse mendoni se dekorimi i pemës së Krishtlindjes është një argëtim si çdo tjetër, bëhuni gati të ndryshoni mendje.

Krishtlindja dhe e gjithë periudha që i paraprin festave, provokojnë emocione dhe ndjenja shumë të forta te njerëzit. Ka nga ata që i duan pa masë dhe nga ata që vuajnë prej tyre. Kjo sepse sezoni i festave është në gjendje të çlirojë ndjenjat dhe nevojat që shpesh i mbajmë të fshehura.

Krishtlindja tregon për fëmijërinë tonë, për momentet e lumtura në familje, për buzëqeshjet dhe përqafimet që mbeten të gdhendura në mendje dhe në zemër.

Duke u rritur, perceptimi i festave ndryshon në mënyrë të pashmangshme, stili i jetesës na largon të shohim vetëm anët pozitive, aq sa kemi nevojë për të ndjerë fëmijën brenda nesh.

Por çfarë do të thotë Krishtlindje nga pikëpamja psikologjike?

Steve McKeown, psikolog dhe themelues i klinikës McKeown, argumenton se dekorimi i shtëpisë paraprakisht ju ndihmon të bëheni përsëri një fëmijë i vogël dhe është tipik për ata që janë në gjendje të jetojnë më mirë emocionet e tyre. Aq sa mund të thuhet se ata që bëjnë pemën e Krishtlindjes më përpara janë më të lumtur.

Dekorimi i pemës së Krishtlindjes largon stresin e jetës së të rriturve

McKeown konfirmon se dekorimet e hershme ndihmojnë për të lënë pas stresin e jetës së të rriturve. Dekorimet kanë fuqinë të shumëfishojnë entuziazmin dhe të na bëjnë të ndihemi sërish fëmijë.

Nëse nuk e keni bërë ende këtë, atëherë është koha për të nxjerrë pemën e Krishtlindjes dhe për të hequr qafe stresin.

Na bën të dukemi më bukur

Nëse keni fqinjë për t’u njohur ose për t’u lidhur, është koha të dekoroni derën tuaj të shtëpisë.

Një studim në Journal of Environmental Psychology zbuloi se dekorimet e jashtme të Krishtlindjeve na bëjnë të dukemi më dashamirës dhe të shoqërueshëm ndaj tyre.

Na (ri) lidh me njerëzit e dashur

Psikoterapistja Amy Morin shpjegon se fryma e Krishtlindjes, veçanërisht dekorimet në shtëpinë tonë, krijojnë një lidhje me njerëzit e dashur që nuk janë më pranë.

Atmosfera e Krishtlindjeve ndihmon për t’i ndjerë ata më afër dhe për të rijetuar momentet e festave të kaluara së bashku.

Rrit mirëqenien psiko-fizike

Të gjitha këto ndjenja pozitive vetëm sa do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë, të jeni më të lumtur dhe të rrisin mirëqenien tuaj të përditshme.

Me pak fjalë, më në fund kemi një shpjegim për të qenë në gjendje të shfaqim me krenari dekorimet tona të dashura të Krishtlindjeve (para kohe).

Continue Reading

Argëtim

Nxënësin e zë gjumi në klasë, reagimi i mësuesit bëhet hit

Published

on

By

Nxënësin e zë gjumi në klasë, reagimi i mësuesit bëhet hit

Nxënësit e lodhur dhe të përgjumur janë një pamje e përditshme në bankat e shkollës.

Një rast i tillë i një nxënësi nga Rusia u bë hit pasi ra në gjumë në mes të orës së mësimit.

Gjumi iu ndërpre nga mësuesi, i cili vendosi ta zgjonte duke e gudulisur.

Patjetër që duhet përshëndetur veprimin e profesorit që nuk krijoi dramë, por e pranoi situatën si qesharake dhe vendosi të bënte pak shaka vetë.

Continue Reading

Aktuale