Connect with us

Lajme

Greqia goditet nga një tërmet i dytë, eksperti: Është tregues pozitiv

Published

on

Tërmeti prej 4.1 rihter we goditi zonën e Zakros në Greqi konsiderohet si një zhvillim pozitiv sipas Gerasimos Houliaras.

Sipas mediave greke, Drejtori i kërkimit të Institutit Gjeodinamik shpjegon se ky tërmet i veçantë në Kretë “është një shenjë e mirë e lehtësimit të fenomenit”.

Në një postim në Facebook, ai komenton sekuencën pas tërmetit në Arkalochori, duke thënë se “ajo vazhdon normalisht në një rrjedhë në rënie të prodhimit të tërmeteve. Çdo ditë që kalon ne kemi një zvogëlim të rrezikut në sekuencat pas tërmetit dhe me durim dhe qetësi do ta kapërcejmë edhe këtë”.

Në të njëjtin postim, duke iu referuar dridhjes që ndodhi në 02:25, duke u përqëndruar në zonën detare në juglindje të Zakros, ai shkruan “është tërmeti i dytë me magnitudë 4.1 Rihter pas 6.3 Rihter, i cili është një shenjë e mirë e lehtësimit të fenomen dhe na çon më afër atij 6.3 Rihter që u zhvillua të martën ishte “tërmeti kryesor” “. /dosja.al/

Continue Reading

Bota

Omicron përhapet dhe në SHBA, Biden: Nuk ka nevojë për masa shtrënguese, qytetarët janë vaksinuar

Published

on

By

Omicron përhapet dhe në SHBA, Biden: Nuk ka nevojë për masa shtrënguese, qytetarët janë vaksinuar

Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka reaguar lidhur me variantin e ri të Covid-19, Omicron i cili po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën. Në një deklaratë Biden u shpreh se ka vend për shqetësim, por nuk duhet që të përhapet panik tek qytetarët.

Varianti i ri është zbuluar dhe në SHBA, por kreu i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se nuk ka nevojë për masa të reja pasi qytetarët janë të vaksinuar dhe mbajnë masa.

Më tej shtoi se kompanitë farmaceutike po bënin plane emergjente për injektime të reja nëse ato nevojiten.

Në SHBA dhe Kanada janë vendosur ndalime udhëtimi nga disa vende të Afrikës Jugore. Tashmë nga SHBA nuk do të lejohen udhëtime nga Afrika e Jugut, Botsvana, Zimbabve, Namibia, Lesoto, Eswatini, Mozambiku dhe Malavi.

Edhe vende të tjera në Evropë kanë ndaluar udhëtimet nga Afrika e Jugut, si një masë për të parandaluar përhapjen e variantit të ri Omicron./tvklan.al

Continue Reading

Lajme

VIDEO – Një tjetër autobus u dogj sonte në Bullgari, ja detajet

Published

on

By

Një autobus tjetër raportohet të ketë marrë flakë dhe është djegur tërësisht sonte në Bullgari në rajonin e Gurkovës. Autobusi ka qënë me targa të Rumanisë, ndërsa për fat të mirë brenda nuk ka pasur udhëtarë, përveç shoferit i cili ka arritur të dalë jashtë dhe nuk ka asnjë lëndim, përcjell in7 prej mediave bullgare.

Sipas zjarffikêsve që kanë shuar zjarrin, autobusi është djegur në lëvizje dhe sipas gjitha gjasave arsyeja e zjarrit ka qënë ndonjë defekt teknik i autobusit. Meqë shoferi nuk e flet gjuhën bullgare ende nuk ka detaje më të hollësishme për ngjarjen.

Ngjarja në fjalë ndodh disa ditë pas rastit tragjik të autobusit nga Maqedonia e Veriut ku humbën jetën 45 persona, mes tyre edhe fëmijë. Shkaqet e aksidentit tragjik ende nuk dihen edhe pse në opinion qarkullojnë disa versione. Versioni zyrtar nga autoritetet bullgare pritet të jepet në javët në vazhdim./in7.tv

VIDEO nga vendgjarja

Continue Reading

Lajme

Aksident në Kroaci, përmbyset një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut

Published

on

Një kamion me platformë për transportin e mjeteve të tjera është përmbysur në kilometrin e 130-të në anën jugore të autostradës A3 Bregana-Zagreb-Lipovac, njoftojnë mediat në rajon. mediat në rajon.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00, kur vetura me targa të Maqedonisë së Veriut është përmbysur, ku si pasojë kanë rënë vetura që ka qenë duke i transportuar.

Komunikacioni në autostradë është i mbyllur në drejtimin lindor dhe është devijuar përmes nyjës Novska deri te nyja Okuçani. Drejtuesi i kamionit ka mbetur i lënduar dhe po hetohet nga policia, raportojnë mediat.

Ndërkaq, sipas dëshmitarëve okularë, shoferi ishte në vetëdije.

Continue Reading

Aktuale